Një rrëfim me Sabri Godon dhe historia që përsëritet me Romana Vlahutin

8 Qershor 2016, 09:27Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Sa kishte hyrë marsi i vitit 1997 dhe Sabri Godo shkonte sa në Ambasadën e Bosnje Hercegovinës, sa në Presidencë. E zgjodhi ai të ishte negociatori. Në shtëpinë diplomatike të Sarajevës po bëhej festa e pavarësisë dhe mes mysafirëve ishte Mariza Lino, ambasadore e Shteteve të Bashkuara, mesazhet e saj përcillte.

Atë natë i ndjeri Godo dështoi. E kam takuar diku në mesnatë, sepse nuk kisha mbyllur ende gazetën. Nga shtypshkronja më kërcënonin që radha ime shkoi, por doja një titull, një kumt që të çelja faqen e parë, qoftë dhe dhjetë rreshta.

Nuk e kam parë kurrë atë burrë më keq se atë ditë. Tymoste duhan një pas një dhe kishte hyrë në ujë, ishte mpakur si mos më keq. Asnjëherë në jetën time nuk hasja një njeri kaq të lodhur.

“Ç’të të them? Nuk di se çfarë do ndodhë. Iku…”

Nuk e përfundoi fjalinë e la përgjysëm. Nuk ishte banal të thoshte që iku për lesh, iku për dreq, iku në të sëmës, iku në esfel. Veç kaq tha. Pas një jave shqiptarët u armatosën dhe ndodhi gjithë ajo katrahurë që një tjetër shkrimtar e kishte shkruar mote më parë, Ismail Kadare tek “Viti i mbrapshtë”.

Edhe at’botë makineria e propagandës e shpalli Mariza Linon njeri të lidhur me një krah të caktuar politik, ndërsa gjirizi i saj mbllaçiti një aferë seksuale të diplomates me origjinë italiane.

Këto ditë më është kujtuar kjo atmosferë, ani se nuk ka kush ndër mend të marrë pushkën, por kriza politike është e ngjashme.

Romana Vllahutin u shpall nga kryetari i opozitës njeri i anuar për nga qeveria, ndërsa gjirizi i propagandës së tij mbllaçit një histori që ta shpif, thjesht nga fakti që artikulohet nga burra me një farë moshe, të cilët kanë një barrë eksperiencë jetësore mbi supe. Duken si shkollarë që rrëfejnë atë historinë stampë të presorit të fiskulturës që shkon me zyshën e fizikës.

Shqipëria ka hyrë në një krizë politike të thellë, sepse dy tre drejtuesit e saj nuk kuptohen. Ky është kulmi i një krize që nisi do vite më parë me ndryshimet kushtetuese, ku pushteti në një demokraci të brishtë u përqendrua në vendimarrjen e dy tre kokrrave, të cilët sado të ndritur që të jenë mund të pjellin vetëm ngërçe të kësaj natyre që po çojnë vendin në greminë.

Ngushtica që vetë sajuan para ca kohësh po ju merr edhe atyre vetë frymën. Nuk bëjnë dot reformë, sepse kurrë nuk do të kenë numra. Nuk shkojnë dot në popull për referendum, sepse me ndryshimet që vetë kryen e kanë bërë pothuaj të pamundur ta aplikojnë demokracinë e drejtpërdrejtë. Nuk shkojnë dot në zgjedhje, sepse u duhet të futen brenda një rrethi vicioz në Kuvend, nëse e marrin në sy edhe këtë mundësi.

U ka mbetur vetëm një zgjidhje; të bëjnë pazar.

Dhe sa herë ulen ta bëjnë këtë më vjen ndër mend ai burrë i dërrmuar, të cilin e prisja, se duhej të mbyllja gazetën./ 27.al

5 komente në “Një rrëfim me Sabri Godon dhe historia që përsëritet me Romana Vlahutin”

  1. Cfare mund te presesh nga nje burre plak,sot 72 vjec,i cili vazhdon avazin e te shikuarit nga vrima e celsit se cili ben seks. Mire ne moshen 16 vjecare,se mund ta kishte kuriozitet,po tani ne kete moshe? Gjeni nje fjalim qe nuk ka permendur fjalen seks. Madje aq i dehur nga seksomania ,sa thot qw edhe kurvave te semafori nuk u kam asnje leke borxh….. Ndaj i ndjeri godo ,do trishtohej me shume sikur ta degjonte sot. Kurvari e ka mendjen te kurveria . Hajduti te te vjedhurt, krimineli te te vrarit. Fatkeqesi qe 16 vjecari i dikurshem i pergjimit te incesteve ,eshte edhe kurvar, edhe hajdut e mbi te gjitha edhe kriminel……

  2. ALBAN DEGA says:

    From: [email protected]
    Date: May 21, 2011 at 1:11:40 AM EDT

    Subject: TURPI I TROPOJES

    TE MERREMI ME TE KEQEN E MADHE… MOS TE RRAHIM UJE NE HAVAN!

    – Edhe sa kohe do te qendroni ju shqiptaret nen sundimin e nje kusari votash dhe diktatori komunist si Sali Berisha!?

    E nderuar Kritika. Nuk kam asnje keqkuptim per komentin tuaj te sakte dhe te drejte. Dua te them vetem se 90 per qind e perkrahesve fanatike te PD-se dhe Berishes jane me pak se 10 per qind e tropojaneve.
    Jane llumi i Tropojes: ish- hajdute, vrases, rrugace, kriminele, kurva e kodoshe fizike dhe politike, ish- hafije te SSH, qe kane spiunuar edhe prinderit, edhe vellezerit e motrat e veta, edhe prinderit apo bashkeshortet e tyre.
    Nuk flas per perkraheseit politike te PD-se dhe Berishes. E kam fjalen per nje grusht fanatikesh, qe vetem dine te therrasin gjithe diten ” Sali Berisha… Sali Berisha” “Parti- Sali gjithnje gati na ke ti” e gjithe naten vjedhin, plackisin djersen e mundin e taksapaguesve e qytetareve te lire shqiptare. Djer ata ishin me te zellshmit ne brohoritje ” Parti- Enver jemi gati kurdohere!”
    Krimineli, hajduti, vrasesi eshte i tille ne cdo sistem e ne cdo kohe. Fanatizmi dhe cmenduria e tyre pas Berishes eshte thjsht nje mburoje e tyre perballe ligjit!
    Persa u perket disa komenteve per gjoja ndasi e percarje fetare, ato nuk ekzistojne ne thelbin e komentit te “Kritikes”. Prabndaj te merremi me thelbin e ceshtjes se sotme: fatkeqesine, kusarine e Shqiperise dhe hajnine e hapur e flagrante te votave nga Muamar Kadafi shqiptar me emerin Sali Berisha, fatkeqesine me te madhe shqiptare ne 80 vjetet e fundit.
    Gjate sundimit te tij despotik ne Shqiperi jane vrare e masakruar gati dy here me shume shqiptare se gjate diktatures enveriste. vetem ne Tropoje ne vitete 1998- 2000 jane vrare mbi 165 tropopojane. E dini aresyen: thirrja e nje 16 vjecari te Haklajve ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri te qershorit 1997 kunder Berishes.
    ” E dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane sot” perserit tri here ne kamera Berisha ne ate miting. Brenda muajit vritet vellai dhe miku i Fatmir Haklajt nga bandat dhe cetninket e Sali Berishes ne Tropoje . Brenda 3 vjetesh numri i viktimave te Sali Berishes dhe politikes se tij e mikut e jaranit te tij socialist Fatos Nano ne Tropoje shkon ne 165 tropojane.
    Mosha mesatare e tyre nuk i kalon te 35 vjetet!
    Ndaj Sali berisha ne keto 14 vjet nuk ka guxuar te shkoje vecse nje here ne vendlindjen e tij. Ai eshte marrja, faqja e zeze e Tropoje dhe fatkeqesia e Shqiperise, turpi i shqiptareve. me turp edhe se vete Esat Pashe Toptani.
    Ja mori fytyren e koriti jo vetem Tropojen. E beri hore edhe mbare Shqiperine faqe mbare Botes. Tamam nje Kadaf, nje Mubarak, nje Ben Ali, nje Radovan Karaxhic e Damir Fazlic faqezi. A nuk e keni vene re sa shume ngjason me Kasapin e Shrebrenices, Karaxhic, mashen e Milloshevicit ne Bosnje, qe e furnizoi me nafte e arme ne 1994- 1995.
    A e dini cila eshte kenga me e shquar qe Tropoja i ka kushtuar Sali Berishes!?
    … O. rrofsh e kendofsh Tropoja heroike
    O me Sali Berishen o zemer celike!
    Fjale per fjale me kengen e Fatime Sokolit te paarritshme:
    … O rrofsh e kendofsh Tropoja heroike
    O me Enver Hoxhen o zemer celike…
    Vetem nje emer eshte nderuar! Eshte heqe emri i diktatorit dhe eshte vendosur emri i destruktorit, shkaterrimtarit te Tropojes dhe Shqiperise!
    Pse? Sepse nuk ka frymezuar as fshatin e vet e aq me pak Tropojen
    Zot shpetoje Shqiperine nga mercenaret e Beogradit dhe horat e Shqiperise qe na bene hore edhe keto dite! Aq hore sa nje mik imi profesor politike ne Kolumbia University me pyeti dje : edhe sa kohe do te qendroni ju shqiptaret nen sundimin e nje kusari votash dhe diktatori komunist si Sali Berisha!? Cdo koment i metejshem eshte i tepert!

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR NE GAZETEN KRITIKA ME 21 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM!

  3. EdscobarRamaMetaKUNDERreformes says:

    Dhelpra Sunite SabriGode I morri te gjithe pasurite dhe pronat e trasheguara nga Turqia Otomane. Plak I djallezuar qe punoi vetem per veten dhe jo Shqiperine.Mos na hapni barkun, neser do respektoni Taulanton apo Flamurin?Gomar milet I pagdhendur.

  4. Diana says:

    Ky ndyresire me emrin salihaleja ka goje e flet per te tjeret….
    po a e shikoni ne kete fotografi komplet I droguar …syte e tij jane jashte orbite pas nje doze te mire droge.

  5. Sul Pumi says:

    Zoti Demi shkrim brilant. Komentuesit e me siperm nuk e kuptojne shkrimin tuaj. , Po i citoj frazen tende qe e kini shkruar ne shumes, se edhe eshte realiteti i ketyre 25 viteve . …… U ka MBETUR VETEM NJE ZGJIDHJE, TE BEJNE PAZAR . e bukur e me keqeardhje realiteti i ketij tranzicioni te pa fund . Do jete efekt domonoje pa diskutim nga te gjithe krahet . e do na kujtojne keta komentatore ne gazeten e Meros.. Ju faleminderit per shkrimin Z DEMI:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje