Chris Brown e ka punën pisk, sepse ka goditur sërish një vajzë gjatë një koncerti në Kanë të Francës. Ai konsiderohet përsëritës në dhunën ndaj grave. Pas historisë me Rihanna, ai ka patur dhe episode të tjera. Më i fundit ndaj një ndjekëse në koncert. E ka goditur me shkelm për ta hequr qafe. E dhunuara e ka paditur në gjyq, por ndërkohë atij po i bëhet një antifushatë publike kudo në Perëndim, e cila me siguri do i dëmtojë rëndë biznesin, largimin e sponsorëve. Por, kjo ngjarje duket larg shumë me Shqipërinë, ku burrat i zhdëpin gratë në mes të rrugës, kurse gjindja mundohet t’i qetësojë, sepse janë të shqetësuar, meqë gruaja përherë ka faj, sepse kot nuk e gëdëpin. Këtu është ende popullore fjala kineze që thotë: “Rrihe gruan, sepse edhe po nuk e di ti, e di ajo pse rrihet”.
Në Vlorë i quajnë lamashë, sidomos kur uniformën e kanë kanotiere, brekë të shkurtra dhe lepitka me gisht, barkun e kërcyer nga rakija që gëlltisin qysh pa gdhirë dhe veç tek i hedh sytë e ke të vdekur që vjen era përç. Ky është heroi i ditës që mbyt gruan në shkelma, mes qytetit, në sy të dy fëmijëve që ngulçojnë nga të qarat. Skenë që mund ta prodhojë veç një shqiptar, nuk ka film të Bollywood që ta përfshijë. Kam frikë se këtë lloj barbarie e gjejmë vetëm në tokat e pushtuara nga ISIS. Por, ky soj lamashi ka pasardhës, madje të zellshëm si ai vetë.
Në ish-Bllok, në mes të Tiranës, një pis pisi godet një vajzë adoleshente me grusht drejt e në fytyrë dhe largohet nga vendngjarja si cub. Janë fare të rinj protagonistët e këtij filmimi, janë fare të vegjël, çka do të thotë që druri në Shqipëri ka të ardhme. Zinxhiri duket se tashmë është plotësuar. Pisit baba i ka rrahur nënën, ai do e ketë nisur me motrën dhe tash që i është rritur nderimi për veten dërrmon shoqen, të dashurën.
Halli është se ku e gjejnë këta farë njerëzish guximin ta demonstrojnë, ta shpallin ideologjinë e tyre në mes të rrugës, në mes të qytetit. E gjejnë tek indiferenca e gjindjes, te ata tipat që mundohen të qetësojnë dhunuesin, tek mentaliteti ynë që u hap krahun. “Kot nuk bën burri kështu, do ja ketë sjellë në majë të hundës kurva!” Kjo është ajo që mendojnë ata që e marrin me të mira horrin me shapka e thapë pa prerë.
Kjo histori do të vazhdojë të përsëritet përherë dhe sërish do të jemi para situatave që bëjmë sikur mërzitemi, shkruajmë artikuj apo opinione në rrjete sociale dhe kaq. Tek e fundit e kemi larg vetes, ndaj kemi gjithë mundësinë ta harrojmë. Ajo që hëngri drurin nuk e harron dot dhe i lutet që t’ia mbajnë agresorin brenda. Ndoshta nuk e di që policët nuk sillen më mirë me gratë e tyre, prokurorët a gjykatësit, se përndryshe nuk do kishim kaq shumë jashtë që janë të lirë si qentë pa zinxhirë.
Me sa duket Keli i rahur keq nga Mersila palma eshte hedhur ne ofesive te mbroje femrat e dhunuara .Po burat e dhunuar nga femrat si puna e Mersila palmes qe jo vetem desh ti dhunonte po dhe ti vriste po ti afroheshin fronit te babait dixhital Berishes.Kur kjo race shqetesohet per te drejtat dhe dhunimin e njerzeve apo qe kur ndruan krahet si kameleone qe jane dhe tani u ndergjegjesuan e jane bere luftetare te se vertetes.
?
Plaseni brënda
Atë katilin!
Po, a e dini se;
Baca SALI
E ka pas ngordh në dru
Teto Lilin!
Pershkrim Fantastik 10/10
Sa artikull qesharak dhe i turpshem , kur vjen nga burri i deputetes se listes se PD qe do i varte te palma protestuesit…
po mir,kur esht puna me i var ke palma kjo quhet “varje politike” dhe te persekutu politik kemi edhe ne amerik,psh esht ai qe u arratis ne rusi dhe kerkoj azil pulitik n mosk sepse qiti sekretet amerikane..
pra “persekutimi pulitik” ke bytha e palmes apo ne maj te saj lejohet,vecse me rraf nanji pidh karakurvnor bulevardi s mundesh sepse cenohen ndjenja e mashkullimit pidhnor!
Te vjen mire kur sheh gazetare qe shkruajne per gjera te vogla, te perditshme dhe bejne perpjekje me aq sa munden te ndikojne per rregullimin sadopak te moralit public. Po jo, komentuesit e ketushem kane te vetmin qellim, ta fyejne. Dhe fare pa arsye. Por vetem pse nuk merret me temat e “medha”, domethene te flasi per Ramen dhe Berishen. Jane njerez qe nuk kane bere nje gje ne jeten e tyre. Te pakten te mbillnin nje peme dhe nje dite, kur deget e saj te rriteshin, te uleshun posht saj ne hije dhe te thoshin: ja kete peme e kam mbjelle vet dhe hija e saj vertete po me shlosh me shume se sa e mendoja. Por, jo, Berisha, Beridha, Berisha, …… Ah mjere ne, thuaj(
Zotni gazetar,
Ben shume mire qe sensibilizon por, lidhur me indiferencen e pranishmeve, cfare do beje ti po te ishe prezent?
Faleminderit.
Pa emancipimin e plote te gruas, kurre nuk mund te mendohet civilizimi i shoqerise njerzore.Ne shqiptaret kemi dy gjera : Nje fatmiresi qe jemi ne mes te Europes. Ky eshte FAT. E dyta qe kemi mentalitet Arabo- Aziatik,duke e konsideruar GRUAN vetem nje kafshe pune ,dhe te pjelle kalamaj.Pyetja ime eshte : a ka ndonje nga keta KAFSHET historike qe vene dore mbi gruan,kur keta kane NENE,MOTER,VAJZE…………………….. Pra Ai burre simpatik dhe shume autoritar qe NENEN ,GRUAN,VAJZEN,pra gjinine femerore e trajtoi si te shenjte ka ndruar jete.Dhe Ai quhej ENVER HOXHA.
Po zenin qe e zhdep armina. …pse nuk e permend?