Merrni modelin amerikan a një nga modelet europiane dhe mbaroni punë!

8 Qershor 2016, 18:42Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Nuk e kisha parë tekstin dhe propozimet alternative të krahut të majtë dhe të krahut të djathë.

Edhe me punët e mia, por edhe përtoja disi. Njerëz jemi.

Por, edhe më dukej e pabesueshme që politika në Shqipëri t’i jepte pavarësi nga partitë politikë drejtësisë.

Po të ndodhte kjo, 25 studimet dhe kërkimet në filozofinë dhe sociologjinë politike për rastin shqiptar do të më binin në ujë se do të ndodhte ajo që nuk ishte sipas pritshmërive hipotetike të shkencës.

E pamundur. Më parë duhet ndryshuar e gjithë kushtetuta, pastaj reforma në drejtësi. Përndryshe është e kotë.

Por me rastin e zhurmës që po bëhet, i hodha një sy drafteve.

Absolutisht e provueshme që si drafti që dëshiron “vende të rezervuara” për partitë politike dhe grupet e tyre në Kuvend, si edhe draftI kundërshtar që e lë drejtësinë gjoja në dorë të pesë individë noterë, mësues, avokatë, etj., që do të bëjnë atje emërimet si në zyrat e kuadrit të Komitetit Qendror, por të zgjedhur në fund nga partitë.

Të dyja palët pra, po vazhdojnë sot e kësaj dite sipas versionit të deritanishëm të politizimit të drejtësisë.

Partitizimi i shtetit, i qeverisë, i agjencive publike, i këshillave drejtuese, i këshillave bashkiake.

Me partitizimin e shtetit, sido të shpallet a të fshihet, si edhe me partitizimin e gjoja ekspertëve apo eksperteve, kukulla dhe marioneta, sigurisht që nuk ecet dot më tutje.

Duhen dëgjuar ndërkombëtarët!

Patjetër.

Në çfarë kuptimi? Jo, të na japin një model që nuk e kanë dhe nuk do ta pranon as në shtëpitë e tyre, por të na imponojnë një model drejtësie si ai që ka Amerika, Europa, pra demokratik.

Eshtë fare e thjeshtë.

Cfarë na duhet Venecia, Piza, San Remo, e ku e di unë se çfarë tjetër!

Pse duhet të shpikim rrotën???

Merrni modelin amerikan a një nga modelet europiane dhe mbaroni punë!

Drejtësia që vazhdon të kontrollohet nga politika, me mashat e veta, sido që t’u vihet emri, nuk është reformë drejtësie për të krijuar një shtet tê së drejtës.

13 komente në “Merrni modelin amerikan a një nga modelet europiane dhe mbaroni punë!”

  1. gjahtari me cifte says:

    mir mo vlla qe thu merrni modelin amerikan a europjan por ke harru se ate model e bejn amerikant apo europjant dhe jo shqiptart.
    esht njilloj sikur me i veswh nji pal cizme nji majmuni!
    majmuni nuk vesh dot cizme,corape po .
    kshtu edhe puna e shqiptarve.
    ose te hiqen shqiptaret dhe te sillen te huajt bashk me ligjet e tyre,ose te futen majmunet shqiptare ne karantine ligjore.
    ligje per majmun thuaj me mir!
    po. sillni ligjet e kopshtit zoo dhe do rregullohet shqipnija.

  2. niki says:

    Zoti Fuga , eshte provuar qe sistemi i drejtesise éshte i kapur e dini shume dhe mire dhe ju kete. Mos i perzieni gjerat dhe kerkoni ti beni te gjithe njesoj. Korrupsioni nuk ka ngjyra ,eshte majtas sa dhe djathtas ,por shteti me te djahten nu ka egzituar kurre , dhe mos u shtirni.

  3. Kapter Jari says:

    Profesor, je bere si legen materniteti.

  4. LUAN says:

    LERI KETO SPEKULLIME . AMERIKANET DHE EUROPIANET E THANE TROC CFARE DUHET . NUK BESOJ TE JENI ME I PERGATITUR NGA EXPERTET E TYRE NE KETE FUSHE . TE PAKTEN DO TE JETE ME MIRE NGA C’ISHTE . ATA QE NUK E DUAN REFORMEN DOLEN HAPUR .

  5. Artan says:

    keto jane kodra pas bregut dhe mendim shume I ceket.
    Ne mund te marrin modelin e US, por ne US nuk eshte gjyqesori ne kete fare feje qe eshte katandisur ketu. Te gjitha hallkat e gjyqesorit jane te paster sepse jane situr gjate e gjere. Ta themi shkoqur ato kurre nuk kane pasur Berishe qe ka fshire te gjithe profesionistet per te vene kursante 3 mujore -pa asnje lloj kriteri pervecse sherbimit ndaj tij dhe te zgjedhurve te tij.
    Si do te marresh modelin e US apo te Europes se ai eshte nje model qe merr per te qene nje fare etike pune, nje fare arsimimi, dhe nje fare etike ne nivelin politik. Meqesense ne kemi politikane pa etike, te gjithe gjyqesorin te zgjedhur dhe ne funksion te Berishes dhe te krimit, dhe asnje institucion qe mund ti besosh, normal qe do jete reforme unike sipas kushteve dhe horrave tane, perfshire dhe fjalamanet si ty.

  6. CADRA PARA PARLAMENTIT PER MIRATIMIN e REFORMES NE DREJTESI says:

    profesori ka nje dallim nga komentuesit e mesiperm,…E Ka LEXUAR DRAFTIN, dhe ajo qe thote eshte absolutisht e drejte, kjo qasje ka ne thelb zgjidhjen ndaj nje problemi qe eshte lux tipik shqiptar qe eshte :ULTRASHPERDORIMI I KOHES ,duke u orvatur te japim zgjidhjet Tona te menderosura, ashtu sic kemi menderosur ndertimin e shtetit tone gjithe keto vite demokraci,shembull tipik eshte e ashtuquajtura REFORMA ZGJEDHORE , qe dmth bejme reforme cdo 4 vjet (?!?!!) sa here vin zgjedhjet, nuk e kuptoj se c kuptim ka te besh reforme cdo pale zgjedhje , miljona per letra , mbledhje sekretare, kancelerira , modele e arqimodele te cilat jane thjesht MARIFETE si te marresh me shume se cfare te jep populli, shkurt nisen nga premisa e mashtrimit dhe deshira per TE VJEDHUR VOTE DHE PUSHTETIN QE BURON PREJ SAJ.Arsyeja eshte e thjesht sistemi qoft i mire apo i keq eshte standart per te dy si per pushtetin edhe per opoziten

  7. Xhaja says:

    Shpejt je kujtuar ore psiko . Prit edhe nja 2 vjet te tjera e pastaj jep mendime se te ha fyti ty.,nuk rri dot pa folur

  8. aron says:

    Ore, si bicim profesori! Te jete se nuk e keni te qarte qe ne jemi nje vend I pavarur, I lire dhe duhet te te mesojme si te qeverisemi? Eshte edhe shkolle demokracia, o Profesor! Duhet mesuar per ta ushtruar. Dhe jo te ndiqet keshilla jote per kopjim. Pse keshtu i meson studentet ti zoti Profesor, te perdorin “copy – paste”? Mendja me thote qe edhe punimet e tua te ndritura shkencore duhet te jene thjesht plagjiature. Kjo sipas logjikes tende qe paraqet ne kete artikull mjeran.

  9. a.f. says:

    Tra-la-la zura nje gale…………..
    Nga prof.dok. alias akademik ARTAN FUGA dv

  10. VANDALET E SHQUP-it says:

    Kush i do mende e tua , more “shkencetari’ yne , militant i thekur partiak ?! Ja , kjo eshte e gjithe krijimtaria jote “shkencore ” . Si lum SHQUP-i qe te ka , e mjere Akademia e populli , qe te mban .

  11. Jack says:

    Po ky Fuga eshte lesh fare. Kuptuat ndonje gje? Tani eshte koha per votim, ndersa ky mistreci flet per ashuren. Ky diskuton per cdo problem dhe ve piken mbi I. Ky eshte nje trap i tere si gjithe akademiket e saliut. Kur eshte ky akademik, une mendoj qe 90% e shqiptareve duhej te ishin akademik se kane nje IQ me te larte se ky torrobelli i Beratit

  12. normali says:

    Doli “profesor” Fuga. Fuga ne i themi flakes se kashtes kur fryne ere. Dhe ky del si flake kashte e nuk di çfare thote. Po te ishte asht si thote Fuga, nuk do kishim me shtete ne bote por vetem Amerike dhe Europe. E kupton ky debili specifiken e çdo shteti, vendi gjeografik, mendimi njerezor, zakoni e tradite……Me vjen keq “profesor” se ti thua neper emisione qe je profesor komunikimi, por une po e shikoj qe s’di te komunikosh fare. Te shkretet studente çfare marrin prej ty. E kam gabim? Lexo te 10 komentet, ta kuptosh se kush je se keshtu si po vepron, nuk dallon nga ai i Viçidolit.

  13. djepjutjetji i komunes komunitare hajdar hajdare says:

    hej hej!
    ka pjerdh shqipnija or taj!
    iku per lesh kari!
    ka pjerdh ene demokracija or taj!
    sepse ajo osht kurv kari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje