Operacioni “94 vota” dhe presidenti Lincoln

10 Qershor 2016, 12:07Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Drafti për Reformën në Drejtësi ka hyrë në kalendarin 3­-javor të punimeve të Kuvendit 13 qershor – 1 korrik. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet me dije se kalendari trijavor u miratua me konsensus në konferencën e kryetarëve.

Menjëherë pas publikimit, Edi Paloka i PD-së e denoncoi këtë publikim. Sipas tij, PD-ja nuk është vënë fare në dijeni që reforma në drejtësi ka qenë në kalendarin e punimeve 3 javore, pasi në draftin që u është ofruar përfaqësueseve të opozitës para mbledhjes së konferencës së kryetarëve, nuk përfshihej fare reforma në drejtësi, ndërsa në draftin publikuar në faqen kuvendit, ku thuhet ‘i miratuar me konsensus të plotë’, gjendet edhe reforma në drejtësi.

Sesi do të zgjidhet ky ngërç, mbetet të shihet, por tani nuk duket se bëhet më fjalë për miratim të reformës me konsensusin e PD-së. Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë deklaruar hapur se inkurajojnë miratimin e draftit brenda qershorit, qoftë edhe me 94 vota (2/3 e deputetëve). PD-ja mund të bojkotojë votimin e reformës (me të drejtë, nëse gjërat janë siç thotë Paloka), por për miratimin e saj, duhet që vetëm disa deputetë të partive të tjera opozitare të shkojnë e ta votojnë atë. Ndërkohë duhet t’u merret vota edhe disa deputetëve rebelë të mazhorancës, të cilët ose kanë probleme me drejtësinë ose me partinë.

Në ditët në vijim pritet të fillojë një operacion intensiv për garantimin e 94 votave kaq shumë të kërkuara nga Rama, Lu dhe Vlahutin. Në qoftë se një ditë do të xhirohet një film për këtë operacion, regjizori mund të përdorë si model filmin Lincoln të Steven Spielberg-ut, fituesit të çmimit Oscar më 2012.

Në atë film biografik, tregohet sesi Presidenti Lincoln arriti të bindëte mjaftueshëm kongresmenë për të miratuar Amendamentin e 13-të të kushtetutës amerikane, i cili do të siguronte lirinë e skllevërve zezakë. Jo të gjithë Republikanët ishin në shportën e Po-së dhe, për më tepër, edhe nëse të gjithë Republikanët do ta mbështesnin Presidentin Lincoln, duheshin edhe disa vota të Demokratëve. Presidenti përdori të gjitha mjetet e MUNDSHME për miratimin e Amendamentit 13, duke e siguruar atë me 2 vota më tepër se sa duheshin.

“Nuk ka sfidë legjislative që s’tejkalohet, kur themelet e lirisë janë në balancë,” tha Presidenti Lincoln pas miratimit.

9 komente në “Operacioni “94 vota” dhe presidenti Lincoln”

  1. john says:

    Ben Blushi shkon me variantin..”per inat te sime vjehre do te fle me mullixhiun”..po besoj nuk do jete kaq trap ta beje kete. Jepi Ben koqja voto per drejtesi.

    1. statisticien amator says:

      blushi deklaroi dje te ora news se do votoje per reformen sapo te vije ne kuvend.

    2. 1. edhe po u shiten disa demokrat liste, 28 deputet mund te kerkojne Referendum dhe prape ajo nuk hyne ne fuqi.2. 2/3 duhen qe Reforma te jete gjitheperfshirese pra ta votoj opozita. Kur ajo eshte kundra(pa 3 a 4 ) 94 ka vlere numerike e jo politike.

  2. Zana says:

    Në atë votim hodhi votën e tij edhe vetë presidenti Lincoln, megjithëse nuk ishte në “modë” që presidenti të votonte, por ai e justifikoi se për çështje tejet të rëndësishme edhe presidenti duhet dhe mund të japë gjykimin e tij.

  3. GrGj says:

    veprim i drejte. majafte me horrat dhe kriminelet e Pd. Edhe neese ato duan, mos.! uk mundwet krimeninelet dhe serbet qe po shkerdhejne Kosoven , te na shkerdhejne edhe ne. Lu and vahutin mos keni frike! Go! Populli eshte with Yopu! and with juistice. I will acuse You if Bwerisha, Basha, Fufi, Starzi miri vote! It is hiprosy! Dont account parlament with crime people! IIf they vote . it is hypcricys!
    If you go to referendum will find 100 votes for You. Long live Europe, our dream, Long Live ilirian croartia and most beatiful lady vlahutin<1 Long live amerika, whicjwe love , its president and great ambasodor LU! Alsp. thanks are for M. baze for the honest BLog , whichi he esatblished! Thanks forare for the blogists ansd in this site! God Bl;ess You! Albania above!

  4. GrGj says:

    veprim i drejte. majafte me horrat dhe kriminelet e Pd. Edhe neese ato duan, mos.! uk mundwet krimeninelet dhe serbet qe po shkerdhejne Kosoven , te na shkerdhejne edhe ne. Amb. Lu and honorable Vlahutin mos keni frike! Go! Populli eshte with You! and with juistice. I will acuse You if Bwerisha, Basha, Fufi, Strazi will vote! It is hiprocrysi! Dont account parlament with crime people! If they vote . it is hypcricys! Thetywant to profit!
    If you go to referendum will find 100 votes for You. Long live Europe, our dream, Long Live ilirian croartia and most beatiful lady vlahutin<1 Long live amerika, whicjwe love , its president and great ambasodor LU! Alsp. thanks are for M. baze for the honest BLog , whichi he esatblished! Thanks forare for the blogists ansd in this site! God Bl;ess You! Albania above!

  5. Babkulla says:

    GrGj ,_ te lutem shkruaj shqip ne respekt te shqiptareve qe lexojne kete gazete . Ti mund te jeshe shume i ditur por ne raste te tilla pershtatu. Sipas vendit behet kuvendi .

  6. na bashkoj kenga popullore says:

    Reforma per DREJTESI eshte nje moment i pershtatshem per te gjith deputetet qe te reflektojn dhe te ndergjegjsohen se votimi per reformen do jet i dobishem per te gjith kuptohet ata deputet qe do e votojn, sepse çdo deputet i majt a po idjatht qe do votoj reformen do ket statusin e mbrojtes nga çdo akuz apo ndjekje penale,mendoj qe votimi i reformes ne DREJTESI do kete me shum se 94 vota,te shpresojm

  7. Sul Pumi says:

    Zoti Zaloshnja ,beni gabim kur citoni qe ka deputete rebele, kunder partise e mund ti shmangen votimit , e keni fjalen tek PS . Te rrini i qete qe Z Ben Blushi e e Zonja Hafizi do jene para komandatit tend Rama qe duan ta votejne. E kane vertetuar, kur votuan kunder PS e E Rames per ceshtjen e pronave e konkretish , Zbatuan kushtetuten shqiptareve dhe jo si komandanti me soje e sorrollope tek PS votuan kondra kushtetutes ,kunder pronareve e pro mafjes hajdute . Kurse per rastin e dyte qe citoni ndoshta ka deputete nga PS qe nuk mund te votojne nga frika e burgut , e ketu, e ne kete rast, ju japim te drejte. E ku jane me shumice e pa shmangur anen tjeter LSI e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje