A e dini te dashur se si me duket Shqiperia nganjëherë?
Si puna e asaj gruas që u dhunua në Vlorë.
Dikush e dhunon, dikush rri indiferent, dikush largohet e dikush tjetër e filmon.
Ata që e duan nuk kanë fuqi ta mbrojnë.
Më duket akoma si një femër që duan ta kenë dashnore disa barkmëdhenj të pangopur e që herë e rrahin e herë e fusin në shtrat për qejfin e tyre.
Por asnjë nuk e dashuron e kur ajo është e sëmurë askush nuk e sheh me sy të ballit.
Mund të vazhdoja pafundësisht kështu.
Unë për veten time e dua dhe më dhimbset.
Dhe nuk e dua vetëm kur ka ndeshje kombëtarja.
E dua edhe kur nuk shkoj në Paris për të parë ndeshjen.
Por ndjej se në krahët e saj jam i pafuqishëm ta mbroj kur ma dhunojnë para syve…
Me shume zemer ke shkrujt. Atdhetar. Te lumte, ma bukur nuk thuhet.
Proze poetike dhe filozofike.
Me vetem 12 rrjeshta ke thene sa per 12 mije.
Falemnderit, Dom Gjergj Meta, per kurajon dhe talentin.
Mos u tall me barkmedhenjet patër Meta! Edhe prifti katolik me i rëndësishëm , më atdhetar, më i kulturuar në të gjithë historinë e katolicizmit shqiptar Gjergj Fishta ishte një barkmadh.
Nje barkmadh që e do Shqipërinë
shqipnija?
dava kurva mer jahu!
vrkrt!
Na dritherove more djale! kete e mendojme, por pse ndihemi kaq te pafuqishem? Po dil dhe vihu ne krye se i ditur je boll, ti shporrim keta plehera!
Sikur metafora te ishte pak me elegante dhe e gjetur? Do t’i kishte shkuar gojes dhe mendjes se nje prifti. Pse termi “dashnore” o dom Gjergji? Zakonisht prifterinjte katolike kane ruajtur finesen dhe etiken ne pershkrimet e tyre dhe ne rastet kur e kane perdorur doza e humorit te thelle e pikant ka qene evidente. Shen Gjergji, per shembull, luftoi kunder dragonjve per te mbrojtur popullin nga e keqja (nder ta mbrojti edhe vajzen e mbretit nga sakrificat legjendare, por ishte nje nga populli). Krahasime epike ka sa te duash. Shqiperia besoj se ka nevoje te jete shume me teper sesa dashnore, sepse dashnoret nuk dashurohen, thjesht pallohen!
undefined
E shkruar me zemer ….
I nderuari i respektuari dhe i shenjti Dom Gjergj Meta,fjala me e sakte do ishte sikur ta kene prostitut,sepse dashnore do ishte lux per Shqiperin
Brilante , si nje hymn per vegjeline e pa mbrojtur . Me dy rreshta i ke thene te gjitha . Ky shkrim le te jete kembane alarmi per politikanet anti shqiptare. Me shume miresi e Zoti ju bekofte . Dom Gjergj Meta.