Tifozët Anglezë dhe Rusë njihen edhe si tifozët më të frikshëm të futbollit, sidomos kur dalin jashtë kontrollit. Ata janë përballur sërish të premten në një nga rrugët e qytetit të qetë Marsejës në mbrëmje, pas ndeshjes hapëse të “Euro 2016.” Siç duket edhe nga pamjet, veç përleshjeve dhe dhunës, ata kanë hedhur edhe fishekzjarre kundër njëri-tjetrit.