Agolli: Do gënjeja nëse do thoja se kam bërë gjumë të rehatshëm kur mora vesh se do të jem kapiten

14 Qershor 2016, 20:39Sport TEMA

Në mungesë të Lorik Canës, mbrojtësi Ansi Agolli do të jetë kapiteni i Shqipërisë për ndeshjen e rradhës që e kemi ndaj Francës.

Në konferencën për shtyp mbrojtësi i krahut të majtë, shprehet mjaft i lumtur për këtë vlerësim, duke e cilësuar si një përgjegjësi të madhe që do të ketë mbi supe.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se kam bërë gjumë të rehatshëm kur mora vesh se do të jem kapiten për sfidën e nesërme. Lorik Cana është lideri i skuadrës sonë dhe na vjen keq që nuk do të jetë me ne në ndeshjen e rradhës”

Më tej Agolli dha dhe vlerësimin e tij për duelin e dytë që kuqezinjtë do të kenë kundër Francën në kampionatin europian.

“Nuk e di sesi do të luajë Franca, por ne jemi përgatitur që të japim maksimumin. Cdo skuadër futet në fushë për të fituar ndaj dhe kundër Francës nuk e mendojmë as humbjen dhe as barazimin. Franca është ekip shumë i mirë dhe është pretendente e grupit. Por ne do të mundohemi që të marrim maksimumin” përfundoi Agolli

5 komente në “Agolli: Do gënjeja nëse do thoja se kam bërë gjumë të rehatshëm kur mora vesh se do të jem kapiten”

  1. wiena says:

    Bravoooooooo!! Po beret vetem 1 gol jenj pretendente per kupen !!!

  2. tirona says:

    Nuk eshte nevoja ta dish si luan Franca , nese cdo lojtar i yni do ta ndjeki kundeshtarin e tij nga afer dhe te jete nje hap pera tij,ndeshja do te perfundoj me nje rezultat te mire per ne.

  3. sHQIPERIA E SHQIPETAREVE says:

    Perpara CUNAT E SHQIPERISE ETNIKE…Na Nderoni…Gjithe Kombi Shqipetare me sy dhe Zemer eshte Neser me ju::::ZOTI I MADHE NA NDIHMOFTE..

  4. lelegu says:

    Ju erdhet per turizem ne France, jo per te kalu grupin. U duk qe kur De Biasi la jashte Rashicen e Gjimshitin, Avdijajn e Manaj. Shihni mos hani shume gola, ate beni.

    Jeni skuader amatoresh. Pa organizim, pa pressing, te lodhur, sikur s’ keni ngrene buke kurre.

  5. i huaji says:

    ateher mos luaj me mire,mos e turpero veten siq bere me ukrainen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje