Ai person që pretendon të jetë president i Turqisë, duhet të ketë diplomë universitare. Por tek rasti i Recep Tayyip Erdogan janë ngritur dyshime, pasi ai kishte diplomuar një vit para se të themelohet universiteti ku pretendohet të ketë studiuar, shkruan e përditshmja gjermane Spiegel.
Yusuf Hallacoglu, nënkryetar i partisë së djathtë MHP, me zemërim të madh i është drejtuar presidentit duke i thënë, “I them presidentit se diploma juaj është e rreme, dhe ai madje për këtë nuk është dërguar në gjykatë”, transmeton Telegrafi.
Hallacoglu është ndër politikanët e parë, që ka deklaruar publikisht se RecepTayyip Erdogan, nuk i kishte plotësuar kërkesat për të mbajtur postin e presidentit të Turqisë.
Sipas partive opozitare, diploma e Erdogan është lëshuar në vitin 1981 nga universiteti Marmara, ndërsa në këtë çështje ekziston një problem i madh, pasi ky universitet ishte themeluar në vitin 1982.
Madje edhe dekani dhe rektori të cilët kishin nënshkruar diplomën, dyshohet se kishin filluar punën e tyre në zyrën e këtij universiteti në vitin 1982.
si diploma e universitetit “Kristal” te shqipnis demokratike duket….
ja ka dhon sala?
Vari k… dipllomes kryesorja eshte Erdogan baba ju shkerdhen robt grekeve kjo eshte kryesore per ne shqipot te tjerat vari k…punet e Erdoganit nuk ka cna duhet ne shqipove
merruni me kermat e politikes shqiptare se sa per Tuqine ajo sot prej Erdoganit eshte vend po borxhe FMN-je, me ekonomi e ushtri te forte, dhe mbi te gjithe ka shtet. Presidenti i Frances sot ka vetem 18% aprovim nga populli francez dhe vazhdon te jete ne krye, nderkohe qe pashai eshte siper 50%-it. Kjo nuk eshte Demokraci po beni si them une e mos beni si bej une. Edhe te rruar edhe te qethur ska.
Rrendesi ka qe me Turqit jemi vllezer
Me erdokarin Jeni vllezer ju o turq,ju qe nuk perfaqesoni shqiperine dhe shqiptaret,por vetem gjakun tuaj mongol