Një vogëlush 2-vjeçar është rrëmbyer nga aligatori derisa ishte duke lozur në bregun e ujit bashkë me familjen e tij gjatë pushimeve në Walt Disney World në Orlando, Florida. I vogli u tërhoq brenda në lagunë, përkundër përpjekjeve të mëdha të prindërve të tij që ta shpëtonin.
Trupi i të miturit u gjet një ditë më pas nga forcat e shpëtimit dhe polumbarët, pa jetë.
Të mërkurën, Jennifer Venditi nëna 41-vjeçare e vogëlushit postoi në Facebook fotografi rrëqethëse të saj dhe të të birit, duke qëndruar në të njëjtën vend ku i vogli u rrëmbye 30 minuta më pas.
Fotografia është shpërndarë rreth 140 mijë herë dhe shkrimi në të përmban një mesazh të rëndësishëm për ata që akuzojnë prindërit e Lane Graves, për vdekjen e fëmijës së tyre.
E ëma përfundoi postimin e saj me hashtagun #judgelesspraymore, si një përkujtim se ngjarja tragjike mund t’i ndodhë çdo familjeje.
Ju lutem moskeqinformoni duke përkthyer jo mirë një lajm. Ky nuk është fëmija dhe kjo nuk është nëna qe I ka ndodhur tragjedia. Kjo është familje qe ka pushuar në të njëjtin vend me familjen dhe ka postuar foto për të treguar se mund t’i kishte ndodhur kujtdo dhe ndaj për mendimin e saj njerëzit duhet të ndalojnë së gjykuari prindërit e fëmijës që humbi jetën tragjikisht.