Kur shkova për herë të parë te qendra e koaludimit të automjeteve në Fushë-Prezë, mendova se do të gjeja një shërbim të denjë për një kompani zviceriane si SGS-ja (Société Générale de Surveillance), e cila kishte fituar nga qeveria Berisha koncensionin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri. Në fakt, kapanoni dhe paisjet e kolaudimit ishin shumë më moderne se ato të qendrës së dikurshme shtetërore pranë ish-NSHRAK-ut, por pritja për t’u futur në kapanon ishtë shumë më e gjatë. Mendova se ishte fillimi dhe se kompania do ta gjente mënyrën sesi t’u shërbente më mirë klientëve që paguanin nga 20 mijë lekë të vjetra për çdo kolaudim.
Por kur shkova vitin tjetër për të bërë kolaudimin, rradha ishte edhe më e gjatë. U mata të shkruaj një shkrim për torturën me të cilën qeveria Berisha i kishte detyruar shqiptarët të përballeshin, por ajo qeveri sapo kishte marrë 1 milion shuplaka. “Qeveria Rama besoj se do ta rishikojë këtë koncension, siç ka premtuar se do të bëjë me të gjithë koncensionet e përfolur të paraardhëses së vet,” mendova, dhe prita me shpresë vitin tjetër.
Vitin tjetër ishte po e njëjta histori, por në media kishte qarkulluar një si lajm që përmendëte hapjen e qendrave të tjera të kolaudimit, për të përballuar fluksin e madh të automjeteve në qendrat ekzistuese të SGS-së. “Le të shtrëngojmë dhëmbët edhe këtë vit,” mendova, duke shpresuar se më në fund do t’i jepej fund trajtimit si dele të shqiptarëve, të cilët paguajnë po aq sa amerikanët për të bërë një kolaudim makine — 17 dollarë — por harxhojnë 17 herë më tepër kohë e nerva.
Dhe përsëri u zhgënjeva — kur shkova dje për t’i bërë kolaudimin veturës, u përballa me rradhën më të gjatë të jetës sime (as për qumështin në “kohën e Enverit” s’kisha ndëjtur aq gjatë në rradhë). Tre orë fiks prita deri sa e futa veturën në oborrin e SGS-së, dhe m’u desh të prisja edhe një orë tjetër deri sa filloi kolaudimi. Kur ky filloi, e ndiqja me sy të frikësuar kolauduesin, se mos më nxirrte ndonjë llambushkë të djegur. Në fakt, një llambë e vogël e frenave ishte djegur dhe pasi e zëvendësova, m’u desh të harxhoja edhe një orë tjetër, për të pritur që dikush thjesht ta shihte nëse e kisha zëvendësuar.
Delet e zemëruara që prisnin në rradhë për kolaudim e zbraznin zemërimin e tyre te punonjësit e djersitur të SGS-së, të cilët rendnin si bleta punëtore për të kryer sa më shpejt punën që u kishte caktuar kompania. Delet nuk e zbranin zemërimin tek Berisha, i cili nuk i kishte kërkuar kompanisë që të ndërtonte mjaftueshëm qendra kolaudimi, në mënyrë që qytetarët të mos prisnin si dele. Ose nuk e zbraznin zemërimin tek Rama, i cili nuk ia ka kërkuar këtë gjë deri më sot kompanisë.
Dhe të mos harrojmë se 680 mijë nga këto dele votuan që Berisha të vazhdonte ta qeveriste vendin edhe për katër vjet, ndërsa 1 milion dele të tjera votuan që Rama t’i zinte vendin Berishës.
Deri më sot, Berisha as që e ka marrë mundimin të kërkojë falje për koncensionet që ka firmosur, ndërsa Rama këndon refrenin “Nuk i zhbëjmë dot koncesionet e Berishës, sepse kompanitë na çojnë në arbitrazh, dhe atje mund të gjobitemi rëndë”
Nuk mund të flas me siguri për koncensionin e Bulqizës (ku minatorët jetojnë e vdesin si dele), sepse nuk e njoh nga afër atë; nuk mund të flas me siguri për koncensionin e skanimit në dogana (nga i cili qahen përditë delet e biznesit), sepse ka shumë informacione kontradiktore për të; nuk mund të flas me siguri për koncensionin e ngjyrimit të karburanteve (nga i cili qahen qytetarët që furnizohen me karburant të keq), sepse eshtë një problem shumë teknik; por për koncensionin e kolaudimit të automjeteve mund të them me siguri se, nëse do të filmohej një maratonë 5-orëshe te SGS-ja (si ajo që përshkrova më sipër), dhe në qoftë se filmi do t’i paraqitej gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar, vendimi i gjyqtarëve do të kishte qenë unanim: Negociatat për nënshkrimin e këtij koncensioni janë zhvilluar “in bad faith”, prandaj ai duhet zhbërë sa më parë!
Të shohim se për kë do të votojnë delet shqiptare pas një viti…
Delet shqiptare edhe bar hane (pervec berxollave, qofteve, krnackave, pilafit e grosheve) vetem dy gishtat nuk i ulin (prandaj quhen dythundrake) dhe rri-lindjen do ta brohorasin perseri me blegerimat e tyre patriotike
Per ke te votosh o aloshnja, te kthehemi prape te Berisha i koncensioneve, apo te votojme Licen e bllokut e te 700 mije eurove e qe nuk ja ndjen fare te beje shtet. Pas Rames qe konsiderohej si shpresa e fundit tashme Shqiperia e shqiptaret jane pa alternative. Meqe dhe keta te fundit nuk po bejne gje atehere nuk ka me votim, por thjesht brenda mundesive te gjithe te ikim nga Shqiperia nje sahat e me pare.
Po ke do votojne bre Zaloshnje ? Mut njeri, kake tjerti. Ky i gjati spaska shkop magjik, por, te pakten, avash avash po punon e gjerat levizin per mire.
Po e hodhe ti kanditaturen, une jam i pari qe do te te jap voten. Po se mos na del edhe ti si keta ??
Edhe kendveshtrimi i Zaloshnjes eshte i nje deleje me makine. Me rruafsh K…in ti Zaloshnja se une nuk kam makine as biznes…edhe Rames i rruafsh k…in sepse nuk i kerkon dot hesap per koncesionet e hajduteve
Kini shume te drejte.fatkeqesisht dmth por keshtu eshte.dhe akoma me keq tek sgs,pervec rradhes shikoni sa makina me benzine ngelen per ” gazrat” nderkohe qe kataliti eshte ne rregull. Pse? Se nuk ke ku i hedh benzine te sakte! Po kalon nje makine nafte e 1982 qe nxjerr nje re te madhe tymi te zi, dhe po ngelin makina te 2012 me kete pretekst!
Po c’flet kot o Zaloshnje. Koncesioni eshte i kunatit te Baba Likes, jo i zviceraneve. Eshte ai qe merr parate e qe e mban ne kembe kete monster e keshtu jane te gjitha te tjerat. Tung
Hej, Zaloshnja, ne fjalorin e shqipes ka edhe fjale te tjera vec DELES! Diletant!
Ore palla cfare duhet me bo rama te prishin kocesionet, po u bo nje gje e tille shteti ti japin para ketyre sa te duan keta te kocesionit se nearbitrazh keta e fitojn gjyqin kollaj fare, ku eshte ajo shoqeri civile kur u dha nga shpellari keto kocesionet ju bertisnit rroft naltmadhnia berishiane, fitore fitore tani hani hale se lek I mori burisha me ajdutet e tjere.
Koncensionin ndoshta Qeveria nuk mundet qe ta zhbeje,por ama me gjoba mund ta mbushe kete koncensionar,ose qe ta detyroje qe te permiresoje sherbimin.Mjafton qe te beje te detyrueshem kolaudimin nje here ne 3 vite.Poooor, nuk duan sepse mjetet e presionit i kan.
te çmendur. hajvane qe s’dine ç’bejne. o kafsheeeeeeeeeeeee , po çfare konçesioni flisni o bageti e bujqesi. jepini liçence cilisdo ofiçine riparimesh. jetoj ne itali. po ju them se nje ne tre ofiçina ben revizinin e makines. ça jane keto radhe more kafshe politikane. po çohuni more popull shofere, çohuni mor bllokoni rruge e rrugica derisa tua plasni buzen, ashtu sikur jua plasin ata juve çdo dite. te kam dhjere Konçesionet. po pse u dashka te vije nje nga jashte, kur kete pune e ben edhe nje çirak qe ka mesuar ne shkolle si perdoret nje mender kompiutri. o njerez, bllokoni porte e aeroporte, bllokoni shoqerite telefonike, minierat, se po ju marrin erzin me tarifa qe jane me te shtrenjta se ne perendim. me vjen keq per ju qe jetoni atje. me vjen keq sepse nuk keni nje sindikate qe t’ju mbroje. per ju zaloshnja, lerini shkrimet po dil e mblidh firma ne rruge. merr dhe meron, edhe bushatin, edhe vasjarin, nanon, etj. mjaft bete rolin e analistit. po jeni njerez qe i doni te miren ketij vendi, mos rrini ne pozicione pasive, po dilni ne ball si dikur intelektualet ne 90en. nuk ka qeveri te keqe. ka njerez qe e bejne qeverine te punoje keq. bota ku ne jetojme, eshte nje perleshje e perditshme qeveri- sindikate. perndryshe keta do ishin si ne.
Po normale qe eshte pafuqi e RAMES thjehte fare MONOPOL i kermes berisha e mbrojtur fort nga gjykatt e berishes .
Burre state este Berisha , per amerikanet, pamvaresisht se cthone nje thundraket.
“Njerez”si puna e ketij pro Islamiket donte dhe do amerika, kjo ishte aresyeja qe nuk donin Theofan Stilian Mavromatis I quajture Fan!
Por Ahmetin qe I tha ambasadorit turk qe ketu je ne shtepine tende dhe jo si ne shtepine tende.
Problemi eshte Rusia prandaj krijuan nje shtet islamo fashist si shqiperia jo se ju prishet gjumi per Albanistanin.
Turqia ben marredhenie edhe me Djallin me ata qe I ka “peshtyre” tani po e lepin peshtymen kurse Rama nuk ka shkelur nje here ne Greqi!
Apo do importoje nga Meksiko dhe Venezuela.
Politika do njerez me tru dhe jo nacionalista per delet.
Ty bithekire i janulles ta njohim vërën e bythes kshq hajde pidiksou e leri llakallakat mounopano
Akili, je legen shume i madh dhe per ate Greqirin tend, as na rruhet fare, ndaj mos ha mut te japish mesime te qelbura.
Ne Itali automjetet kolaudohen çdo 2 vjet. Pse ne Shqiperi te vene ne radhe çdo vit?
Tahografet mekanik te kamionave jane masivisht ne pune ne Itali e nuk ka nder mend njeri ti nderroje, pse tek ne duan ti nderrojne “specialistet europiane” te Haxhinastos me 500 euro/copa?
Kolaudimi i nje tahografi mekanik koston vetem 30 euro, ndersa ne Shqiperi kete pune e bejne vetem “superekspertet” e Haxhinastos me 200 euro?
Kontroll shfrytezimi automjetesh ka patur shteti i vjeter qe i kishte te gjitha mjetet shtetrore dhe kontrollonte se mos shperdoroheshin per pune privat. Jane edhe sot kontrolloret barkderra te Haxhinastos qe te gjobisin po qe se nuk je falur te “specialistet”? Ne te gjithe Europen kete pune e ben policia e shtetit.
Pyesni te vellane e Monika Kryemadhit se pse nu k u hapen me shume qendra kolaudimi! Se ky filloi pune, pasi u shua ky ‘presion’ i Haxhinastos
Ashtu si te gjitha koncensionet ne Shqiperi,edhe ky eshte vetem nje koncension ku abuzohet e spekullohet me qyqaret . Nuk ka pse te jepej et lehet te veproje ky koncension,kur kete sherbim e bente shume mire shteti e mund ta bejne serviset.Ky sherbim duhet liberlizuar nje ore e me pare,perndryshe vjedhje ndaj qyqareve nuk do te ndalet asnjehere.Ajo qe vlen per te deshiruar eshte se kjo kompani po i rrit tarifat cdo dite dhe specialistet e vendosur me tarafe nuk jane ndrruar as njeher qysh kur ka filluar pune kjo kompani,gje qe vlen per te deshiru edhe per aftesite e arsimin e tyre…qe kupton haptazi qellimin e zhvatjes se qyqareve…