Grabitja në Rinas/ Autorët me paruke dhe të armatosur, policia: Përgjegjësia për grabitjen, e koncesionarit

1 Korrik 2016, 13:15Kronika TEMA

Policia e Tiranës në një deklaratë për mediat, ka sqaruar gjithë ngjarjen e djeshme në Rinas ku u grabit një sasi prej afro 1 milion euro, ku drejtori i policisë Ervin Hodaj ka thënë se autorët kanë qenë të maskuar me paruke dhe të armatosur.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, bëri përgjegjëse kompaninë koncesionare për mungesën e sigurisë në lidhje me grabitjen e të paktën 1 milionë eurove në territorin e Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas tij, siguria dhe kamerat e sigurisë menaxhohen nga kompania ICTS, e kontraktuar nga kompania Tirana Aeroport Partners që menaxhon sipas kontratës koncesionare këtë aeroport. Hodaj tha se policia i ka dërguar disa herë shkresa kompanisë koncesionare për rritjen e sigurisë. Ai tha se policia është njoftuar 10 minuta pas ngjarjes dhe 5 minuta pasi grabitësit e kishin lënë aeroportin.

Deklarata e Hodajt vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkoi nisjen e hetimeve për drejtues e zyrtarë të policisë për joefikasitet të masave të sigurisë në aeroport.

2 komente në “Grabitja në Rinas/ Autorët me paruke dhe të armatosur, policia: Përgjegjësia për grabitjen, e koncesionarit”

  1. Fiona Marku says:

    Nese koncesionari nuk ka respektuar rregullat e sigurise ne aeroport sipas kontrates, atehere perse nuk prishet kontrata me koncesionarin?! Te mos respektohej kontrata nga ana e shtetit atehere koncesionari do te kishte shkuar menjehere ne arbitrazh.

  2. Stela says:

    Fajin e ka Koncensionari dhe…….Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje