Berisha  po ngaterron  nenin 88 me nenin 55!

2 Korrik 2016, 19:22Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

 

Neni 55 dënonte për agjitacion e propagandë të gjithë armiqtë e klasës. Agjitacion e propagandë quhej cdo tentativë, qoftë edhe me anë të fjalës, që cënonte apo synonte të minimizonte pushtetin e “popullit”. Se kush përfaqësonte popullin, këta ish sekretarët si puna e Berishës e dinin më mirë atëherë e po mundohen ta përdorin edhe sot.

Për ne, si vend i vogël, post diktatorial, shoqëruar edhe me një mori specifikash historike e gjeopolitike të trashëguara që nga Bizanti i errët deri tek ballkani ngatërrestar,  kalimi nga censura e diktaturës në vetëkontroll qytetar ka qenë i mbushur me trauma.  Deri diku mund të quhet edhe normale, sepse  për të kaluar nga një mënyrë të menduari e vepruari  kryesisht instiktive në atë  racionale do kohën e vet. Në demokraci kontrolli është eskluzivitet i arsyes,që garanton hartimin, zbatimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku më themelorja është e drejta që gëzon gjithsecili për të menduar dhe shprehur i lirë, ndërsa në diktaturë censura bazohet vetëm në instiktin e  frikës, që nxitet dhe kontrollohet nga një person apo kastë e vogël njerëzish kundrejt një komuniteti më të madh, në kushtet e mohimit të disa apo shumicës së drejtave dhe lirive themelore. Shumë i përafërt me mentalitetin dhe teknikat që përdor një pengmarrës. Ai arrin të kontrollojë pengjet e veta përmes frikës që ata ndjejnë në kushtet e mohimit të lirise dhe se drejtës tyre për tu larguar. Sigurisht që për cdo pengmarrës, pengu më komod do ishte ai përsëritës, me nivel intelektual nën mesataren, që s’bën pyetje, s’ka pretendime dhe e di se si duhet të sillet. Sa njerëz me nivel intelektual nën mesataren mund të gjesh kudo e aq më tepër në vende të varfëra, post diktatoriale si Shqipëria? Tani imagjinojini pak këta individë përballë  një pengmarrësi serial si Berisha që për 30vjet i ka shërbyer një kaste pengmarrësish më të mëdhenj se ai dhe për 20 e kusur vjet tjera ka qenë një nga protagonistët kryesor vetë. Unë mendoj se sot për sot, Berisha është pengmarrësi më profesionist në Shqipëri. E vetmja gjë që i ka prishur punë gjithmon Berishës është mungesa e një neni të përshtatshëm për të legjitimuar dhunën,  që ta vërviste mbi kokat e njerëzve herë si e drejtë e herë si mohim i të drejtës, tamam sic bënte dikur diktatura me nenin 55,që për syleshët ishte  mbrojtje e “pushtetit popullor”, ndërsa për tjerët kërcënim për t’i mbajtur nën tutelë. Mungesa e këtij neni, e ka bërë Berishën gjithnjë e më vulnerabël, sa sot e shprehin në mimikat e tyre edhe ato pak veta që duket sikur i mbajnë ison. Jam e bindur që përbrenda presin me padurim o të tërhiqet Berisha o bota ta lërë këtë punën e drejtësisë ose mazhoranca të dorëzohet se vet s’kanë me nder… t’i shkojnë deri në fund. Boll po mundohen ta vërvisin nenin 88 si nenin 55 por e shohin që s’arrijnë asgjëkundi. Me  qartësinë e dritës  diellit që është shprehur neni 88, s’ka shanse të përdoret  si formë presioni nga një manipulator, se në fund do ngelin vetëm syleshët ta besojnë.  Neni 88 thotë “nëse nuk arrihet konsensusi me 94 vota, partitë politike mund të zgjedhin një sistem tjetër konsesusi sikurse janë vendet e rezervuara në zgjedhjen e organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë”, pra nëse mazhoranca s’do pranonte shumicën cilësuese prej 94 votash ku vota e opozitës është vendimtare për të zgjedhur organet e drejtësisë, atëherë partitë politike do mund të zgjidhnin pacavurizimin e ri të sistemit te drejtësisë. Ky është motivi pse z.Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin rrinë krejt të qetë përball presionit fals të Berishës dhe s’kanë ndërmend ta ndjekin në ritmin e paranojave të një të sëmuri që e shikon botën përcart. Ata po presin datën 21, të bindur po aq sa edhe kryeministri Edi Rama për të mos bërë asnjë lëshim në dëm të rëformës.

Pse në dëm të reformës?

Dhe këtë e kam kryesisht për ata që mendojnë realisht se po të aplikohej vetëm pjesa nënrenditëse e nenit 88 arrihet një standart në drejtim të bashkëpunimit pozitë -opozitë. E para s’është ky qëllimi i reformës në drejtësi e dyta alternativa è kapjes së vendeve të rezervuara në organet drejtuese të sistemit të drejtësisë nga partitë politike, pra ajo që propozon Berisha, eshtë shumë më pak avantazhuese për pavarësinë e sistemit të drejtësisë se sa alternativa e zgjedhjes së tyre me votim në parlament ku lipset shumica e cilësuar, pra që të bien dakord 94 deputeë të mazhorancës e opozitës dhe që është rekomanduar si parësore nga neni 88, është rënë dakord që në fillim mes mazhorancës e opozitës dhe që po mbështetet me vendosmëri nga ndërkombëtarët.

Fatkeqësisht ajo cfarë praktika s’na ka dhënë kurrë ne si shqiptarë është qartësine për të kuptuar sovranitetin e votës. Ne kemi kaluar nga pushteti i centralizuar tek pushteti i hiseve, ku kompromisi nuk shihet si një mjet që përbashkon interesa të ndryshme për një përfitim më të madh në shërbim të së mirës së përbashkët, por si një ndarje hisesh në shërbim të interesave të grupeve e klaneve që mundohen të shqyejnë me rradhë sa më shumë duke zvogëluar të mirën e përbashkët. Kjo formë qorre e të paralelizuarit me demokracinë, ka infektuar edhe shumë që e mbajnë vehten për intelektualë, kë për interesa personale e kë për mungesë analize.

Unë personalisht zgjedh te besoj nenin 88 te cituar nga Komisioni i Venecias dhe jo versionin e përcudur të Berishës, sepse unë dua që palët të bien dakord aty në parlament, para syve tanë dhe gjithë botës, kur të zgjedhin organet drejtuese të sistemit të drejtësise, me 94 vota të detyrueshme, me shumë debate e përplasje, por që në fund shërbejnë për të garantuar një proces transparent, aspak në interes personal të njërit e tjetrit, por në interes të gjithë shqiptarëve. Unë nuk dua që të zgjedhin organet drejtuese të sistemit të ri të drejtësisë duke i propozuar birash e skutash, duke i ndarë me njëri – tjetrin dhe duke na i servirur si xhelatët e ri të rendit të drejtësisë që e gjeten dhe do gjejnë gjuhën e përbashkët sa herë të jetë nevoja për të mbyllur zullumet e pushtetarëve dhe për kompensim, tu bien fort në qafë qytetarëve, sic kanë bërë deri më sot duke na kujtuar shumë shpesh nenin 55.

33 komente në “Berisha  po ngaterron  nenin 88 me nenin 55!”

  1. Lennard says:

    Moj Zonja Keti ke bere shume xheloze Xhozin. Ajo po han ducin me dhembe nga inati.Kur ia prek Salen sikur i ha ngjalen.

  2. fansi says:

    Komplimente per shkrimin z, Bazhdari, shume e sakte ne shkrimet e juaja. njerz si ti i duhen kti vendi. suksese paq gjithmon moj vajze

    1. Edkari says:

      Kot lodhesh o debile,
      nuk je ne listen e deputeteve
      te qarkut Shkoder per
      zgjedhjet e 2017 por dhe po
      te jesh dije o koqefemer se
      mund te fitojne vetem 2 te paret
      e listes e me te tjeret palloshkryeministri
      tall bythen.
      pastaj o debile ke nje paraqitje qe ta shkref
      qejfin…..

  3. emigranti says:

    E mrekullueshme Keti. Bravo te madhe per ekzistencen tende. si nje grua e hekurt, grua e punes e perpjekeve, e sakrificave,,,,qe nuk u lodhe kurre, e bekuar shkodra qe ka nje zonje si ti,,,e bekuar partia socialiste dhe gjithe shqiptaret qe te njohin. suksese te perzemerta!

  4. Bij te lirise se pamundur says:

    Te ngaterrosh nenein 55 me 88,
    eshte si te ngaterrosh Edi Ramen me Ilir Meten,
    kur pozon mes tyre!

  5. Adnani says:

    Sikur ta kuptonin te gjithe si ju zonje e nderuar….edhe se mundohesh ta sjellesh sa me te thjeshte jam pesimist per kete popull qe jo vetem e duan Salen por do dhe pak do te fillojne ta qajne diktatorin.

  6. MeteH says:

    Artikull i sakt.Besoj SB e kupton mire se sa lidhje ka Nr.88 & 55.Nese nuk e kupton,le te pyes Fahri Balli-stin-un se ai eshte fytyra e vertet e injorances se shpifjes se gazetes 55,shtojce e RD e te dyja bashke sajese e SB,ku gjen shpifjet me te medha ne keto 26 vjet.K.Bazhdari po behet nje zonje e madhe me artikujt e koheve te fundit,ku po jau kalon dhe disa gazetaruceve famkeq si A.Çani e ko.Suksese Bazhdarit ne artikujt e tjere deri ne 21 korrik per te bindur sherrxhiun SB se neni 88 qe kerkon,do te thot Sali=Drejtesi=26 vjet=rrumpalle…!

  7. huana says:

    i ka ardh fundi Sales dhe ushtrise se tij… pergezime per ju te Ps. e sidomos shkodres me ne kry Keti Bazhdarin

  8. Arbri says:

    Ca te them je zoje e hekurt, e pathyeshme, e palekundur, kembengulese, energjike, e vendosur, potente, me moral, me integritet, pasionante, vizionare, je shembull sesi mund ti fitosh gjerat me mund, me sakrifice , me integritet. Shkodra ka nevoje per njerez qe dijne , dojne dhe kane guxim. Une shpresoj fort qe me ju dhe me te tjere si ju do ecim me shpejtesine e duhur drejt zhvillimit te vendit. Suksese Theceri i Shkodres tone ??????

    1. Keni pare says:

      Nqs nuk je vete Keti qe po i ban qejfin vedit je b*thlepiresi me i deshperuar qe me ka qelluar te shoh. Neveri totale me komplimeta qe kane doza skizofreniet, servilizmit ne shkalle superiore.

  9. mirel says:

    ja dhe taku numer dy

  10. Ona says:

    Bashkohem me arsyetimin tend.

  11. TRAPI says:

    SA QEF E KA PAS SALA KETE 55 SA EDHE GAZETES JA KA VENE EMRIN 55…PER NOSTALGJI TE NEXHMIJES

  12. tradira says:

    Ketii e dimems epo pergatitesh per tu futur ne listen ePS ne zgjedhjete e ardhshme por ku i lexon keto shkrime nje njeri i arsimuar mire dhe jo si ti qe ne fakt je vetem analfabete funksionale vetem qeshet.

  13. beni USA says:

    Mos ja vini shume veshin kesaj Debile se nuk mbushe mire,kjo debile dije deklaroje se dhe Jezu krishti ishte I majte per pake deklaroje se ka qene Antare I Partis Siciliste te Rames dhe kesaj trendeline Bazhdari qe kushe ka pake mende dhe arsimim e di fare mire se c’do te thote dhe kujte I perket ajo parashtesa BAZH dhe prapashtesa DARI .pro shkurte togfjalesh SLLAVE

  14. Daja says:

    Se pari admiroj buzeqeshjen tuaj e cila te shtyn te lexosh se cfare shpreh.
    Se dyti jam plotesisht dakord me faktin se aplikimi i vendeve te rezervuara eshte hiq gje pasi thjesht parcelizon drejtesine POR POR….
    Interpretimi qe i ben dakortesise me 2/3, eshte i njeanshem. Problemi nuk qendron tek ky raport qe vertet eshte shume por tek BISHTI Tek bishti Keti … Problemi eshte se cfare ndodh kur nuk arrihet te zgjidhet dikush me 2/3, Atehere c’fare ndodh??!! A mund ta shpjegosh Miss Keti???!!!!
    As me pak e as me shume pas kesaj parade do zgjidhet ai qe do kryeministri i radhes. Sot Rama , Neser Nard Ndoka e me radhe …..
    Ne kete mes ka dhe zgjidhje me te mira por asnjera nuk e don pasi sejcila e don per vehte kete pushtet gjyqesor te shkrete derisa kemi gjyqtar e prokuror ushtar , hajdute e kurvare.

    1. cuni dajes says:

      daje ,e ka harruar PA DASHJE ate bishtin,sepse keti eshte e SINQERTE.

  15. Daja says:

    Sa do e desha nje pergjigje edhe pse me pseudonim

  16. Sorge says:

    Bravo Keti i ke treguar me se miri se kush ke qene ( nje spiun komunist) dhe kush je nje renegat pengmatres Shqiperia nuk shef drite sa te jete gjalle ky baloz i zi
    Nga do qe te shkoj nuk ka care pa u perball me drejtesine.

  17. Qapkeni says:

    Respekte per ju zonje

  18. K, Veis says:

    Simpatizuesi; Te mocmit thoshin;Ne do ta njohesh njeriun si e ka shpirtin shikoi pamjen e jashtme,[fytyren];Tezat qe shtroni ju ne kete shkrim qartesojne shumicen dhe shperfytyrojne Saliun e salushet qe e ndjekin pas kete rodhe te keqe qe ieshte perdredhur kembeve te kombit dhe e pengon te ece PERPARA per te miren vecanerisht te brezit te RI dhe te ardhmen e Shqiperise tone te Shtrenjte; JU FALEMINDERIT;
    K.V

  19. Taljoni says:

    Goce kot lodhesh te shkruash. Ceshtja s’ka te beje me nenet, por se njerezit jane te pashprese dhe nuk e durojne dhe as e besojne me Ramen. Edhe ne vitin 1996 njerezit e donin Kushtetuten, si koncept, por u neveriten nga Berisha dhe votuan kundra ne referendum. Njerezit jane te etur per drejtesi, por s’mund te pranojne per maternitet te gjyqtareve kete llum parlamenti. #Kohaperzgjedhjeteparakohshme

  20. dora e mire says:

    Nje socialiste paqësore qe rrezaton mirësi në zemren e cdo kujt ,pamja jote e tregon me se miri .Keti puna dhe perkushtimi jot padyshim do tu kthej shpresën dhe atyre që i shohin arritjet me vështërsi.

  21. xoxoxo says:

    Je vetmja qe meriton gjithcka, je simbol i forces dhe i shpreses.Suksese te me tejshme dhe vetem origjinaliteti dhe energjia pozitive te shoqeroft kudo ne cdo drejtim te ketij vendi se me te tilla vlera behet Shqiperia.Urimet e mia me te perzemerta .

  22. tony says:

    Bravo Z Bazhdari. gezon respekt nga shum njerz, duke filluar nga ato njerz qe jetojne me kontributet e tuaja, nga ato te rinj qe motivohen nga vizioni dhe mbeshtetja juaj. nga qytetare te mire dhe me ideale, prandaj uroj dhe shpresoj qe njerez si ju te jene ne krye, lart e me lart,,,sepse prej te mirit dhe te diturit nuk humb kurr ( thote nje shprehje) ,

  23. hajdar hajgar kollovar koqevar kosovari says:

    ai ngatrro cdo gjo.
    ngatrro topallin me manallin.
    ngatrro tytën e topit me vrimen e gopit.
    ngatrro guackën e kërmillit me brimen e pidhit,
    ngatrro bolevarin me hajdar hajdarin

  24. Asi asi says:

    Bravo Keti. Gjithmon te goditura shkrimet e tuja

  25. ilir says:

    Uroj qe persona si ju te jen gjithnje ne politik sepse vetem ne kete menur mund te kemi shpresa per nje te ardhme me te mir..
    Suksese te metejshme

  26. Stela says:

    Kete punen me Sali t’a morem vesh, moj zonje. Po ate tjetren qe Jezu Krishti paska qene “rilindas” kur do te na e sqarosh ?

  27. Agroni says:

    Absolutisht dakord. Njerezit si Sali Berisha jane ne politike thjesht sepse popullit nuk i jane hapur syte akoma. Argumentet tuaja qendrojne sepse kane rrjedhoje logjike. Me te vertet e zonja ! Komplimente …

  28. Higo nga Gjermanija says:

    Kam ndjekur me shume vemendje te gjitha inervistat e juaja ne kandidimin per kryetare Bashkije, tani po lexoj te gjitha shkrimet tuaja me te njejten vemendje e perkushtim.Mund tju theme sinqerisht Respekt dhe komplimet per menyren se si itrajtoni dhe analizon ceshtjet ,si ne drejtim te neneve ashtu dhe te Sali Bershes.-
    Ne kujtesen time eshte ngulitur thenija e juaj ne intetrvist e pare per kandidate Bashkije; ” megjithese vije nga nje familje e persekutuar nga regjimi komunst, une edhe ne Europe po te isha, do te votoja per Partine Socialiste.”
    Personalitetin qe ju tregoni nepermjet thenieve dhe shkrimeve, shprehin me se mirii integritetin e inteligjenzes dhe te karaktrit tuaj e shoqeruar kjo edhe me buzeqeshjen e fetyres qe ju karakterizon, jane shprehje e me se miri e nje vajze te fiseshme dhe me origjine fisnike.
    Prandaj duke patur gjthe keto vyrtyte e cilesi pozitive e plote te tjera te cilat ju i keni treguar me arritjen plot sukes ne bisnesin tuaj, kam besimin
    se te njejtin sukses dhe arritje do te keni edhe ne Politik.
    Uroj sinqerisht te jeni nje Merkel per Shqiperin.

  29. Bei USA says:

    Shume komentues I bejne komplimente dhe vlersimet kesaj Shoqes se partis duke u nisur nga pamja e saje,si Kukull pa vlere ,por kane haruar qe ajo eshte nje molle e shkelqyeshme nga jashte por nga Brenda eshte e kalbur apo e krimbur.pra keta jane njerez qe I bejne vlersimet nga “Guna” dhe jo nga puna,jane po e njejta shtrese e shoqerise qe gjithmone e kane ngrene dhe vazhdojne ta hane per Mjalte ate lloje MUTEI qe duket nga jashte si mjalti me I mire por qe ne fakte eshte 100% mut I maskuar me mjalte. Ju befte mire o leshko te Rilindjes te Injorances Shqiptare,hajeni e ngopuni ate dhe barin e Rilindjes por mose I beni shume reklame se kote e keni se tregu eshte me prove,dhe nuk ja u mere njeri se vjene ERE e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje