Në prag të votimit të reformës në drejtësi, PD dhe mediat pranë saj iu janë rikthyer sulmeve ndaj ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.
Sipas tyre, ajo po punon për Edi Ramën.
Edhe pse personazhi kryesor i momentit është Donald Lu dhe SHBA, në qendër të sulmeve ka përfunduar pikërisht Vlahutin.
“Koha Jonë” shkruan sot se njeriu i saj ka bërë që të dështojnë negociatat e dy ditëve më parë.
“Mbrëmë vonë tek emisioni i Fevziut kreu demokrat nuk tha se cili specialist i huaj e ngatërroi lojën e kompromisit të arrritur, por Basha tregoi se është i papranueshëm propozimi që gjatë procesit të vetingut një kandidat për në gjyqësor të përjshtohet bazuar mbi dyshime nga Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Por kreu i selisë blu pohoi se në momentin e duhur do të tregojmë publikut se cili nga të huajt e prishi marrëveshjen për interesa të prishjes së stabilitetit politik.
“Kjo është një dispozitë poshtëruese. Një dispozitë e tillë poshtëruese do të hiqet dhe do të bjerë” – tha Basha.
Ai shpjegoi edhe këmbënguljen që vetingun ta bëjnë institucionet shqiptare. “Sovranitetin nuk e shtrojmë si një çështje izolimi por si një çështje kushtetuese. Vetingu do të bëhet nga institucionet kushtetuese. Ndërkombëtarët kanë vetëm detyra rekomanduese. Ky është një detyrim kushtetues” – këmbënguli lideri demokrat.
Burime kofidenciale tregojnë se përsoni i EURALIUS e futi këtë “bisht” që ngatërroi dynjanë pasi ka marrë mandatin e ambasadores se BE Vllahutin. Duke ditur lidhjet e fshehta mes kryeministrit Rama dhe ambsadadores se BE Vllahutin ( jo të fshehta në sensin që shkon mendja për keq)mund të jetë që ambasadorja Vllahutin e cila ka lejuar “bishtin” të futet në mes PS-LSI-PD në mënyrë që kompromisi nga PD të mos pranohej dhe të dilte sikur opozita është antikonsensus dhe antiperendimore. Nga njëra Rama ka luajtur rolin e njeriut që ul PS-në në bisedime me anë të specialistit Agaçi, por nga ana tjetër ka futur Vllahutin që ta prish arritjen e firmosjes së aktit të rënë dakort në mesnatë mes treshes së partive.
Edi Rama është mjeshtër i fasadës dhe i kulisave. Ndaj ka bërë njeriun e kompromisit në publik ku thoshte se “unë jam dakort me çdo nen apo draft që të sjellë Lulzim Basha, porse duhet të marrë më parë lejen e SHBA dhe BE”. Lidhje përfekte e lojës Rama-Vllahutin! Rama del në publik si kryeministër europian dhe që toleron opozitën duke iu thënë silleni si të doni dhe unë e votoj, dhe nga ana tjetër përdor miqësitë me ambasadoreshen simpatike që ta rrëzojë marrëveshjen, duke futur një “bisht” që është krejtësisht jashtë çdo sensi logjik e juridik”, shkruan kjo gazetë, ndërkohë që Vlahutin u sulmua ashpër edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Fajin për dështimin e negociatave ia hedhin ambasadores Vlahutin edhe disa portale të tjera pranë PD-së.
Qesharaket Berisha_KK_Meta. Jane kunder vendimarrjes SHBA-BE ne proces. Me te “drejten” e monitorimit dhe listave me ngjyra qe ju u jepni nderkombetarve, ne fund me to fshini b*** dhe emeroni ke te doni ne Drejtesi.
Po i gjithe vettingu me vendimarrje nderkombetaresh, kete ka ne thelb – qe ata te skarcojne qelbesirat mbi baze dyshimi. Me prova dhe fakte? Me prova dhe fakte, 98% e gjyatarve apo prokurorve jane te ndershem dhe pasurite i kane nga puna e paepur e bashkorteve apo fisit.
Po pse o Bari-fallinja e ha SHBA dhe BE pretendimin tuaj?
Vlahutin eshte e sulmuar nga Vrases dhe Hajdut ne radhet e PDs. Duke pasur parasysh 21 Janarin dhe rrugen e kombit. Pa perendimoret ne Veting nuk ka reform.
O PD!
psh nese per GJ.Gjonin ( eshte teper i zgjuar si gjyqtar, hiles, ekzistojne dyshime, por duhet lare goja thote SB), por populli flet shume per te dhe ai nuk argumenton pasurin mararmendese, si thoni a duhet ta kaloj ky Komisioni Nderkombetar! Nese do ta bente, Reforma behet Zero”. Te tjere me te panjohur, por te korruptuar, do te kalonin ne vrimen e hapur nga Gj.GJ.! Sepase lind Precedenti! Prandaj Europa e zgjuar e kerkonedhe kete! dhe eshte mire kjo kerkese nese ju jeni te siqerte dhe ju dhembe shpirti per popullin!
I Duket vetja “dobiç” Lulezes por eshte vetem nje “krriç”. Po pse mo Luli, mendove se do kontrollonit perjete cdo gje. Edhe ZOTI nuk kontrollon aq shume sa deshe ti dhe “Kumbari” yt. E drejta vonon por nuk harron.
Nderkombetaret rol monitorus? Kjo eshte loja me qesharake e shqiptarve. Po nderkombetaret kane 25 vjet qe monitorojne dhe thone per lufte kunder korrupsionit. Ku jane institucionet kushtetuese shqiptare, Cfare po bejne apo mund te na e thote Meta Berisha e Basha. Ketu eshte bere gjendja qe dhe gjyqtaret e prokuroret , Qeveria e Presidenti te vijne nga Gjermania e SHBA e keta na thone qe nderkombetaret te kene rol monitorimi. Sipas tyre ato do monitorojne e ne do veprojme sic kemi vepruar deri tani e ne perfundim ku ishe hic gjenkundi.
Lyli = kara fil pa ere,=i lehte si ere = plehre.Kur e mendon thelle…si ja futen ne politike…duhet rrakete me ike.Nuk kuptoj nje gje me fatet e shqiptareve dhe te shqiperise…pse perfundojn ne duart e injorances dhe te cubave!Pse kaq e veshtire me luftu te keqen ne vendin tone?Pse humbin “Nolat”intelektuale dhe fitojne “Zog-at”injorante?