Banaliteti dhe hipokrizia që shoqëron debatin për trashëgiminë

15 Gusht 2016, 10:39Blog TEMA

Nga Jonida Hitoveizi

Duhet t’ia dimë për nder medias online, internetit dhe sidomos rrjeteve sociale “zgjimin” e shqiptarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së monumenteve të kulturës. Pasi për 25 vite të gjata askush nuk mori mundimin, asnjë ministri kulture, të kishte një strategji të qartë, të organizuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, krejt papritur na doli gjumi dhe sot ndodhemi në një fushë loje ku topin e pasojnë kryesisht amatorët ose inatçinjtë.

Nuk është e vështirë të kuptosh dhe as të dalësh në konkluzione nëse viziton, qoftë edhe përciptaz Shqipërinë për të prekur gjendjen katastrofike ku ende ndodhet trashëgimia, edhe pse duhet theksuar se sot ka vëmendjen që nuk e ka patur kurrë këto vite demokraci. Çmenduria që shoqëroi rënien e bustit të diktatorit dhe mospasja e një shteti serioz, varfëria, lëvizjet demografike zhvillimi i pakontrolluar urban, mospasja e një kulture sa i takon nderimit të historisë, çuan në një shkatërrin masiv sidomos në disa qytete si Durrësi, por edhe në shumë kala, fortrsa e kisha të Shqipërisë, të ruajtura e në gjendje shumë të mirë nga sistemi i kaluar. Ato u kthyen në restorante dhe qeveria e kaluar, e cila sot ka angazhuar kritikën e saj të Facebook­ut, jo më larg se 3 vite më parë kur po ikte ka firmosur lejen për lokale e resorte në Kalanë e Lezhës.

Por dhe për atë leje u kryqëzua kjo qeveri si e paaftë për të fituar gjyqin me letrat që kanë kopsitur vet dhe gjyqtarët që kanë emëruar po vet. Po ashtu varret mijëravjeçar ilirë të Selcës janë mbuluar me një plasmas të tmerrshëm dhe për kasollet e mesjetës dhe po degradojnë ditë pas dite, ndërsa vëmendja është zhvendosur tek dy skulptura që po hiqen nga stadiumi. Në këtë vend nuk të surprizon asgjë, për arsyen e thjeshtë se askush nga ata që ngjirret në rrjete sociale nuk e ka hallin vërtetë tek ato dy skulptura apo tek trashëgimia në vetvete. Halli ose më mirë gjithë angazhimi është që meqë doli si çështje, të përdoret politikisht dhe të gjithë të japin një mendim. Këtë e them pasi edhe trashëgimia kulturore si çdo gjë tjetër në këtë vend, zihet në gojë aq kohë sa çon ujë diku. Dhe veç kësaj, cilët janë këta dashnorë të ruajtjes së monumenteve?

Çuditërisht janë ata që pa pikë mëshire kanë firmosur shkatërrime të mëdha të historisë dhe as e kanë pasur ndonjëherë në refene trashëgiminë historike e qoftë natyrore. Ndaj debati për trashëgiminë i bërë në kushtet kur përdoret për interesa të ngushta është më shumë se banal. Është hipokrit, sepse bëhet nga njerëz që kanë dhënë kontribut për shkatërrimin dhe harrimin, jo për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë. Ku ishin 25 vite të gjata këta zëra të egër që nuk falin zhvendosjen po qoftë edhe shkatërrimin fare të atyre dy skulpturave? Ku ishin gjithë këta njerëz dje, kur firmoseshin e vidheshin pasuritë e Shqipërisë natyrore, shpirtërore, historike? Kur vepra, statuja, ikona, piktura shiteshin në tregjet e zinj të Evropës e botës? Sigurisht ishin duke bërë pazare dhe pasi mbaruan mishin, kockat i lanë aty si dëshmi e babëzisë së tyre. Por falë zotit tani mund të flasim!

5 komente në “Banaliteti dhe hipokrizia që shoqëron debatin për trashëgiminë”

  1. a.f. says:

    Per te rinjte e Rilindjes, qe nuk jane kompetente dhe qe nuk duhet te nguten…
    Kush eshte specialist i fushes e kupton se prishja e stadiumit Q. Stafa ka cenuar dhe demtuar:
    1. Ansamblin qe perfshin te gjitha godinat per rreth sheshit Nene Tereza. Ka prishur raportet funksionale dhe estetike te kompleksit, por edhe normativat urbanistike te shesheve, godinave ne raport me kapacitetet njerezore dhe motorrike qe do te rezultojne nga ndertimi i ri. Kjo perben gabimin kryesor nga pikpamja profesionale.
    2.Gabimi tjeter flagrant eshte demtimi i trashegimise historike, gje te cilen ne nje vend me tradita dhe popull te qyteteruar nuk do kishte guxuar njeri qe ta bente. Me trashëgimi historike duhet kuptuar ansambli ne teresi, si trashëgimi arkitektonike dhe ndertimore me vlera per nje periudhe te caktuar.
    3.Procedura e ketij vendimi nuk ka qene transparente dhe nuk jane pyetur specialistet. Fakti eshte, qe ne mbrojtje te Edi Rames jane sulur disa gazetare qe sapo kane nisur udhëtimin dhe nuk kemi prononcime nga specialistet e fushes, me përjashtim te Mitrojorgjit te frustruar. Shkaqet kane ne thelb si zakonisht ne Shqiperi, korrupsionin shtetror. Ata te cilet kane firmosur apo perkrahur publikisht k/ministrin nuk jane tjeter vecse cilimij dhe mercenare me te cilet eshte mbushur administrata shtetrore dhe mediat e shitura tek pushteti.
    4.Kush ka memorje mund te kujtoje vitin e mbrapshte 1967, kur me “inisiativen” e adoleshenteve te nje gjimnazi ne Durres u prishen brenda disa diteve shumica e objekteve te kultit ne Shqiperi qe perbenin trashegimi te cmuar kulturore. Nuk ka ndonje ndryshim me ISIS-in e sotem.
    5.E fundit, por qe tanime nuk ka vlere, stadiumi i ri duhej parashikuar ne nje zone te re te kryeqytetit, mundesisht ne periferi , ku te parashikoheshin te gjitha infrastrukturat sportive dhe akomoduese, per sot dhe te ardhmen shumevjecare te Tiranes, pse jo edhe te Shqiperise. Projekti duhet te ishte kompleks, kurse ndertimi te behej me faza sipas mundesive ekonomike.

    1. nn says:

      ke lene ndonje shkrim per stadiumin pa e vene kete koment ? po me duket si detyre shtepie per ta mesuar permendesh !!!!!!!!!!!!!!!!

  2. aqif tahipi says:

    Or zotni ,zog gamori. Mos na u perlot fort per 2 copa allcie ne dyert e stadiumit por nese mundesh na shpjego pak se pse u shkerdhye trashegimia arkeologjike ,ikonografike ,kalate ,veshjet dhe cdo muzeum i trasheguar nga “i keqi ” enver. Me siguri eshte veper e funderrinave antishqiptare serbo greke dhe mashave te tyre vendase.Ndryshe nuk mund te shpjegohet kjo barbari mbi rrenjet e kombit tone.

  3. durim says:

    Po mire moj Jonide, ka faj Caneja, po hajduti qe e vodhi lopen nuk kishte faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje