Akoma ka kohë për të sjellë “Nënë Terezën” në Durrës

20 Gusht 2016, 16:29Kulturë TEMA
Akoma ka kohë për të sjellë “Nënë

“Durrësi të rrezatoje paqe e mirëseardhje, me Nënë Terezën”

Bashkim Kopliku

Me 4 shtator 2016, pra këtë vit, do të shenjtërohet Nënë Tereza. Durrësi ka akoma kohë të realizojë sa kam pasë kërkuar në një shkrim timin të botuar me se 10 vjet përpara: të zëvendësojë në shëtitoren Taulantia Durrës, monumentin luftarak të “njeriut me pushkë”, me monumentin paqësor të shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Natyrisht, monumenti do kohë bëhet, ama vendimi përkatës për ta bërë këtë zevendësim mund të bëhet para 4 shtatorit.

Shpresoj që kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, do të bëjnë atë që nuk bënë paraardhësit e tyre, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë Durrës, Lefter Koka: të zëvendësojnë në shëtitoren Taulantia, monumentin luftarak të “njeriut me pushkë”, me monumentin paqësor të shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Në vijim jepet me pak shkurtime, shkrimi i botuar për herë të parë 22.03.2006.

 

Në shëtitoren bregdetare në Durrës, fare pranë portit, ka nja njëzet vjet që mbijeton një çiban: monumenti i një njeriu me pushkë, që vrapon të japë kushtrimin komunist se erdhën armiqtë nga deti. Sa herë kemi diskutuar për heqjen e atij relikti të komunizmit, është jo vetëm anakronike (jashtë kohës), por edhe e dëmshme për imazhin aq të diskutueshëm të Shqipërisë—megjithatë, ai është aty! Nejse, më mirë vonë se kurrë.

A ka pritje më të mirë për të huajt, paraqitje më të mirë për Durrësin dhe Shqipërinë, nëse pamja e parë nga deti, do të ishte figura e një shenjtoreje, statuja e Nënë Terezës. Në “dylbitë” e evropianëve do të fokusohej shenjtorja e madhe shqiptare, e jo më si deri tani, një “njeri me pushkë”.

Durrësi është një nga pikat kryesore ku priten të vërshojnë mallra, njerëz, kulturë e aktivitete nga më të larmishmit, nga perëndimi në lindje, dhe anasjelltas. Nuk besojmë të ketë shqiptarë që nuk e mirëpresin këtë. Po si i mirëpresim ne shqiptarët të huajt? Themi se duhet t’i mirëpresim sa më mirë, sepse është edhe në leverdinë tonë. Por nuk është fare mirëpritje, nëse i presim me pushkë, e jo me mirësi—e ku ka mirësi më të madhe se ajo e Nënë Terezës!

 

Nuk ka figurë më të përshtatshme për të zëvendësuar atë monumentin komunist, sesa një statujë e Nënë Terezës.

Do të ishte një reagim pozitiv yni, zëvendësimi i një “simboli të komunizmit” me një simbol të mirësisë, të fesë. Ky zëvendësim do të ishte një mesazh i mirëpritur, meqë bota, pikërisht këtë periudhë, po na e rikujton antikomunizmin, të cilin po fillonim ta harronim! Figura e një shenjtoreje, aq më tepër katolike, të cilët komunizmi i kishte veçanërisht në plan të parë të persekutimit, do të ishte simbol i pendesës sonë, për të kaluarën tonë të ndotur me prishjen e kishave dhe xhamive, me luftën e paprecedent kundër të gjithë feve.

“Nënë Tereza” është komplementare me shumë nga ne shqiptarët e tjerë, sepse na plotëson me ëmbëlsinë e saj, me sakrificën e saj sublime për jetën e të tjerëve, me globalizmin e saj: ajo shkoi nga Shqipëria të ndihmojë njerëzit në Indi, në anën tjetër të botës.

Statuja e Nënë Terezës, do të ishte edhe një pikë lidhjeje e perëndimit të krishterë, me ne që jemi me shumicë myslimanë. Do të ishte në përputhje të plotë me vëllazërimin tonë fetar, katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Do të ishte një lidhje e natyrshme me rrënjët tona katolike, gjë që veçse do t’i forconte dy mbishartesat tona më të vona, si atë myslimane, si edhe atë ortodokse, e që të tilla duhet të mbeten: diversiteti sjell siguri dhe qëndrueshmëri.

E Durrësi, ka edhe historinë e vet të lidhur me fenë katolike të Nënë Terezës. Është Durrësi që ka tradita të lashta të krishtera, që datojnë jo shumë më vonë se të vetë qendrës së katolicizmit, Italisë. Në Durrës, ka pasur katolikë të thjeshtë e klerikë katolikë që luftuan për lirinë e të gjithë shqiptarëve, pa dallime fetare: Dom Nikollë Kaçorri, për ta përmendur si një nga përfaqësuesit më të respektuar të katolikëve të Durrësit, ishte një patriot, që arriti deri në postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë së parë shqiptare, asaj me kryeministër Ismail Qemalin. Një “Nënë Terezë” në bregun e detit, do të ishte si të ishte vënë një monument për vetë Dom Nikollë Kaçorrin, e përsa e sa personalitete katolike që banuan këtu.

Për lexuesit me prirje luftarake, do të thoshim se “Nënë Tereza” është karshillëku më i mirë që do t’u jepnim armikut të përbashkët, terrorizmit me slogane fetare, që nga ai me inkuizicione e deri tek ky me Bin Ladena: ne jemi të bashkuar, të tri fetë në një, në shqiptarizëm, në evropianizëm.

 

 

19.08.2016

 

14 komente në “Akoma ka kohë për të sjellë “Nënë Terezën” në Durrës”

  1. I.Hoti says:

    Asnjehere nuk eshte vone ! Qeverite qe 25 vte kishin’ shume pune…ndarje e grabitje pronash etj… Nuk di si qendron puna e ‘luftetarit me pushke’! Di qe ‘luftetare me pushke’ kane gjithe kombet ne Europe …(tipeve te ndryshme).. luftetari i Durresit nqs eshte simbol qenrese ..nuk duhet te prishet.. . Portreti – shtatorja e Nene Terezes duhet te ngrihet ne DUrres patjeter por edhe kudo ne viset shqiptare. ESHTE KRENARIA JONE !

    1. eeeeej says:

      Monumenti i Rezistences eshte krenari e kombit shqiptar,i kushtohet atyre qe e priten me pushke pushtuesin fashist dhe dhane gjakun!!!
      Lavdi deshmoreve qe dhane jeten per ATDHEUN!
      Ka vend boll per Nene Terezen,edhe ne Durres edhe ne mbare shqiptarine! Por Monumenti i Rezistences eshte ngritur pikerisht aty ku djemte tane derdhen gjakun ne 7 prill 1939. Ishin ata,te vetmit ata qe na zbardhen faqen para botes dhe historise!
      Pinjollet e kolaboracionisteve as te mos guxojne te enderrojne se mund te mohojne gjakun e tyre,perndryshe …

  2. Tanguli says:

    Pse mor bythqir Kopilik,si pelqen sumes tate Monumenti i Rezistences!? Natyrisht se fara juj e flliqte e kolaboracionistave i priti me lule fashistat dhe cdo dite ai Monument ja u kujton se cfare fare e ndyte jeni ju pinjollet pisa te kolaboracionistave!
    Pthuuuuu…

  3. pajtim vlora says:

    Po Zoti Kopliku mire e ke shkruar ate shkrim kerkes qeveris qe Teeza te mari vendin qe I takon po moa harro historin e clirimit kombetar ku historia eshte histori dhe simbolet e rezistences jan te pa zevendesushem po kushe je ti mor qe na tregon se u paska ikur koha dhe na qenkan démodé komuniste po cilat monumente duhet te vendisim nen TEREZA ka ber historine e saj dhe duht ti njihet merita Bashkim kam nje kerkes ye lutem meqen se ti lep urdha per zevendesime fute dhe kerkesen time te vem dhe bustin tend ne Shkoder si gej serbfil po ama atje kute takon per kra ESAT TOPTANIT ku diplomatet serb ven lule te varri cdo vit bashkim e mervesh ………….. deshiron te hap fleten tjeter…. mos u bej me fetar se papa…….

  4. T5 says:

    Mire e ka Baci. Ne vend te Mujo Ulqinakut “me pushke ne dore” te veme nje monument te “njeriut me lule ne dore” me kushtrimin demokratikas:
    Mire se na erdhet fashiste te dashur!

  5. Dentisti i pulave says:

    Durresaket jane myslimane sunnite sumeqelbur qe dine vetem allahu aukbar e te martohen me gocat e xhaxhait dhe te ngrene b.then perpjeteeeeeeeeee…… nuk mund ta pranojne nje bamirese te krishtereeeeee

    1. G says:

      Ik mer kkkk shko vizitohu sa nuk eshte vone te tille debila i lene te lire te qarkullojn

    2. bekimi says:

      Ti je ‘dentisti i pillitsatemeemoterqire” Pirdhu mor zagarzorresh ..Qenmutigrek ! Ne anadoll e qipro shkoni…. atje q….me sunitet tuaj !

  6. capi says:

    Qe ta ngresh, duhet ta kesh
    Qe ta kesh, duhet te punosh
    Sic Nene Tereza punoi
    Qe te punosh, duhet Shqiperine ta dashurosh
    As per lemoshe, dhe as si kodosh
    Pastaj Ti, / une, ajo/ ke goje te kerkosh
    Sic nene Tereza, atdheun e kerkoi
    As per lavdi, as per meshire
    Po sepse kishte, nje dashuri te dlire.

  7. Don says:

    Doli nga foleja ky spiuni I UEM it.

  8. major abaz kupi says:

    Nuk e kuptoj pse me 7 prill 1939 paska luftuar ne Durres “komunisti ” Abaz Kupi ?

    1. e di si eshte puna says:

      Bazi i Canes ishte oficer i Ushtrise shqiptare dhe veprimi i tij bashke me Mujo Ulqinakun dhe luftetare te tjere,ne 7 prill, e nderon! Por historia e tij nuk mbaron me kaq. Veprimtaria e tij e mevonshme e TURPEROI perjetesisht,ai u ble dhe u shnderrua ne kolaboracionist disfatist ?

  9. Bashkim Kopliku says:

    Sqarim
    “Monumenti i njeriut me pushkë”, që propozohet të zëvendësohet me monumentin e Nënë Terezës, nuk ka të bëjë fare me “rezistencën e popullit shqiptar”, as kundër fashizmit, as kundër asnjë sulmuesi tjetër të shqipërisë. Ai është i vendosur rreth 300 metër në jug-perëndim të monumentit të luftëtarit kundër fashizmit, Muho Ulqinaku, dhe të atëdhetarit të Pavarësisë, me babë katolik e nënë myslimane, Dom Nikollë Kaçorri.
    Monumenti i njeriut me pushkë, është një monument që paraqet vetëizolacionizmin enverist të viteve 70 të shekullit të kaluar (1970 e ca), kur enverizmi e izoloi Shqipërinë nga e gjithë bota, duke krijuar armiq imagjinar nga të gjithë anët, që nga Perëndimi (vendet e përparuara të tregut të lirë, si ShBA, BE etj.), si dhe nga Lindja (vendet komuniste si Bashkimi Sovjetik, Kina etj.). Në atë periudhë, në botë përmendej rëndom termi “albanizim” (albanisation), për të karakterizuar si një person, si dhe një institucion apo vend, që mbyllej në vetëvete dhe ndahej nga të gjithë, duke i konsideruar të gjithë armiq.

  10. Bashkim says:

    Sqarim
    “Monumenti i njeriut me pushkë”, që propozohet të zëvendësohet me monumentin e Nënë Terezës, nuk ka të bëjë fare me “rezistencën e popullit shqiptar”, as kundër fashizmit, as kundër asnjë sulmuesi tjetër të shqipërisë. Ai është i vendosur rreth 300 metër në jug-perëndim të monumentit të luftëtarit kundër fashizmit, Muho Ulqinaku, dhe të atëdhetarit të Pavarësisë, me babë katolik e nënë myslimane, Dom Nikollë Kaçorri.
    Monumenti i njeriut me pushkë, është një monument që paraqet vetëizolacionizmin enverist të viteve 70 të shekullit të kaluar (1970 e ca), kur enverizmi e izoloi Shqipërinë nga e gjithë bota, duke krijuar armiq imagjinar nga të gjithë anët, që nga Perëndimi (vendet e përparuara të tregut të lirë, si ShBA, BE etj.), si dhe nga Lindja (vendet komuniste si Bashkimi Sovjetik, Kina etj.). Në atë periudhë, në botë përmendej rëndom termi “albanizim” (albanisation), për të karakterizuar si një person, si dhe një institucion apo vend, që mbyllej në vetëvete dhe ndahej nga të gjithë, duke i konsideruar të gjithë armiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje