“Rama kërkon t’ia bëjë të padurueshëm koalicionin Metës, por Blushi dhe Kokëdhima ia prishin ëndrrat. Meta s’e ha presionin”

22 Gusht 2016, 12:33Politika TEMA

Gazeta “Koha Jonë” ka analizuar deklaratën e Servet Pëllumbit për koalicionin PS-LSI.

Sipas saj, Pëllumbi, që ka inate të vjetra me Metën, është urdhëruar nga Rama të flaës.

Ajo shkruan se Rama po kërkon t’ia bëjë të padurueshëm koalicionin Metës, por ky i fundit nuk e ha presionin dhe do t’i qendrojë marrëveshjes deri në fund.

“Dalja herë pas here e Servet Pëllumbit që dihet se ka interesa me kryeministrin Rama dhe inate të vjetra me Ilir Metën tregon se Edi Rama ka mobilizuar të gjithë skalionet e tij për t’ia bërë të padurueshme jetën politike në koalicion, LSI-së. Ndërkohë Ilir Meta nxjerr Petrit Vasilin për të kujtuar se LSI-ja i qëndron marrëveshjes deri në fund dhe se korrektesia e karakterizon këtë forcë politike të së majtës.

Në selinë rozë ka filluar shqetsimi për pushtetin dhe frika se mos pa LSI-në e humbasin karriken kryeministrore. Dalja kundër e Ben Blushit dhe Koço Kokëdhimës ua shkatërron fare endërrën dhe janë në dilemë. Një pjesë e këshilltarëve dhe ministrave i sugjerojnë kryeministrit se duhet t’i bëjnë presion Ilir Metës dhe LSI-së, porse harrojnë se provat kanë treguar se vetëm presionin nuk e ha Ilir Meta. Njeh Marrëveshjen dhe jo presionin Meta- të thonë në LSI.

Nga ana tjetër selia blu ka ndryshuar qëndrim me LSI-në. Eshtë bërë më e paqme dhe ofertuese për të patur një qeveri tjetër, natyrisht me LSI. Por Meta ka kërkuar bashkëpunim e partneritet sa me të gjerë për Reformat  dhe ka mohuar se mund të braktisë Koalicionin, sepse i mbetet besnik firmës dhe marrëveshjes se bashkëqeverisjes me PS.

Edi Rama e ka me shumë oreks krijimin e konfliktit me opozitëm, pasi në këtë mënyrë mbetet i pëlqyer nga e majta, porse harron se njërëzit duan jetesë me të mirë në raport me premtimet e bëra në qershor 2013. Kryeministri është mjeshtër i madh i krijimit të konfliktit me PD-në dhe shumë herë Basha bie në lojën e Ramës. Pakënaqësitë me premtimet e dhëna elektoratit të PS-së kryeministri i kalon me konfliktet me selinë blu. Po vjen fundi i qeverisjes. Viti i fundit ka hyrë dhe në selinë rozë përpilojnë disa variante. Edhe pa LSI. Por prapë nuk iu del hesapi se e marrin pushtetin pa Ilir Metën. Edhe në PD kështu mendojnë, si PS.

Në të dy rastet LSI-ja krijon qeverinë”, shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

10 komente në ““Rama kërkon t’ia bëjë të padurueshëm koalicionin Metës, por Blushi dhe Kokëdhima ia prishin ëndrrat. Meta s’e ha presionin””

  1. Ermir says:

    I madh ky Nikoll lehsi sic i thote Berisha por prap ate do me shume ,nuk i thone kot ai qe te rreh te do dhe Nikolla i shkrete ka ngrene dru nha sala sa ai asne.

  2. analisti says:

    Mos u shqetsoni miq te te dashur,pergjigjet per keto lloj shkrimesh dhe presionesh i kane bere te zotet e punes me kohe,se ben nje fotografi me zotin Ilir nuk do te thote se kete analize e ka porositur Iliri,ju qe shkruani dhe analizoni normalisht qe keni perfitimet tuaja,po shoket po luajne ~Me qetsi e dashuri~ prandaj influenca e juaj ne maredheniet e tyre ,eshte zero.

  3. Dori says:

    Te gjithe shkrimet e Zhejit te Bushat Shkullakut te Qimit e te Nik Rosoneros duhet te futen ne nje rubrike te vecante me titullin “Pordhet e Veres” ?

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Perpara Rames kishte tre zarfa,kur hopi te parin,i gezuar fajin ja hodhi opozites,tani perpara tij eshte zarfi i dyte,do pranoj gabimet e tij !
    Po i treti ?
    Eshte shume shpejt per ta hapur !

  5. TEMA mafja e MEROS says:

    Zagaret e Like Hajdutit, pse i blookoni komentet?

  6. Arif says:

    Kjo analize te shtyn te mendosh se Lesi ka marre ne dore nje brisk me spekter te gjere rruajtjeje per te pastruar politiken e politikanet nga leshi i tepert per te larguar mjegullen leshatore me qellim qe te qerohet qielli politik e dielli pre Lesi te shquhet mire prej atyre qe ia kane nevojen shtypit per ta pagiar mire opinionin e tij aq te vyer. Bravo Lehsi!

  7. aqif tahipi says:

    Po ky leshi pse merzitet kot nga reforma Nuland ??Mos edhe ketij i kruhet nga miza nen kesule ??? Apo po perpiqet me ken deputet ne 2017 ??

  8. Spartaku says:

    Ti moj gazetarucke e Nikoll Leshit, e di mire ti,se Pellumbin e ka urdheruar Rama te flas? Apo shikon endrra me sy hapur.Ky mut artikull eshte per ti hedhur benzine zjarrit,per te krijuar perçarje midis Rames dhe Metes.Kuptohet qarte qellimi i ketij artikulli,ti vije ne ndihme pd-ke qe po perendon.Pd-ke eshte ne grahmat e fundit,dhe po kerkon ndihme edhe nga te mbyturit.Edhe zgjedhjet ne Diber i ka te humbura.Pd-ke po e ndjen kete humbje,dhe prandaj po gerthet, e akuzon kot pa asnje baze.Pas zgjedhjeve,do dal Basha e Saliu “na i vodhen votat ata te ps.te”.E verteta eshte se nuk ja japin voten, se, po e shikojne, se sa keq po sillet, e po nxine te tjeret me shpifje pd-ke.

  9. shqiptari says:

    Ja pra pse duhet nje tjeter ligj per keta lloj gazetaresh qe per mese 25 vjet, vetem kane trazuar e shperndare fekalet e gojeve me te shkyera dhe me kiiminle te dy tre politikaneve 25-vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje