Gazeta e Koço Kokëdhimës: Kushtetuesja humbi një vendim historik duke ia hequr mandatin, atij ia dha populli

22 Gusht 2016, 10:24Politika TEMA

Gazeta e Koço Kokëdhimës hapej sot me një titull të madh, se si Gjykata Kushtetuese ka humbur një vendim historik duke i hequr atij mandatin e deputetit.

Shkrimi paralelizon çështjen e Kokëdhimës me marrëveshjen detare.

Por shprehja më domethënëse e juristit Agron Alibali, në artikullin kryesor të gazetës që kundështon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është: “Populli e zgjedh deputetin – populli duhet të ketë edhe tagrin për ta hequr atë nga detyra”.

Kokëdhimës iu hoq mandati pasi u provua se ai kishte përfituar para publike me firmën e tij “Abissnet”, pasi kishte marrë mandatin e deputetit.

Kokëdhima mendon se ai u bë kurban nga Rama.

“Mandati i Kokëdhimës u hoq sepse askush nuk u investua për të mbrojtur të drejtën, por më keq, investimi më i madh ishte që ai mandate të hiqej sepse Koço Kokëdhima nuk i duhej më kësaj të majte”, shkruante “Shekulli” në fund të korrikut

2 komente në “Gazeta e Koço Kokëdhimës: Kushtetuesja humbi një vendim historik duke ia hequr mandatin, atij ia dha populli”

  1. shqip says:

    ore derdymene, rregullat jane vendosur perpara. kushtetusja vetem sa i zbaton. pastaj, çfare llogjike katunaresh. populli ja dha, populli ja heq. medemek nje qe kapet ne kundershtim me ligjet e ketij vendi, duhet ta heqe populli. ore kafshe jeni, apo ç’fare? po atehere i bie qe ti heqim gjykatat, se i zgjidh populli keto pune. sidomos populli guak qe ben shpelarje truri.

  2. Grego says:

    Rilindja e edi rames. Ka rilindur apo kar i lindur thuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje