Zana Çela drejt zyrës së drejtorit të TKOB

22 Gusht 2016, 13:38Kulturë TEMA

Nga Mentor Kikia

 

Zana Ç ela, ish- drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit deri në vitin 2003, me gjasë pritet të rikthehet në këtë detyrë.

Edhe pse ka një konkurs, aplikimet për të cilin formalisht mbyllen sot, konjuktura politike, që përcakton rëndom emërim-zgjedhjet në këto poste, favorizon pikërisht Zana Çelën.

Nuk dihet nëse pjesë e kësaj influence ka qenë edhe përpjekja fanatike për të mos zbuluar edhe faktin që ajo kishte aplikuar për këtë post, pasi më herët ishin bërë zyrtarisht publikë vetëm emrat e kandidatëve të tjerë.

Ajo e drejtoi TKOB në vitet 2000-2003 dhe mbahet mend si drejtoresha që shkaktoi grevën e parë të madhe të artistëve, që e kontestuan atë në vendimet që mori.

Zana Çela synoi më parë, gjatë këtij viti, postin e drejtorit të përgjithshëm të Televizinit Pulbik, TVSH, por që nuk ia arriti.

Ndërkohë që më herët ka qene autore e producente e një sërë programesh televizive e dhe artistike, jo pak të sukseshme.

Gara për drejtor në TKOB u hap pas doreheqjes së beftë të Ilir Kernit, dhe në prag të investimit më të madh për rindërtimin e këtij institucioni, që sic u përfol në media, i hëngri kokën edhe Kernit.

6 komente në “Zana Çela drejt zyrës së drejtorit të TKOB”

  1. xhemilja says:

    Uuu kjo tyrryfylja, gjo e lehte, qi ngrehet kollaj….
    … shume mire se punen e manekinit e bo mire kjo, si puna e asaj te arsimit, Nikolles ose asaj qetres te kultures, Kumbaros.

  2. Riku says:

    po ti, o Xhemile Buherad, punen e kujt ben ti ?

  3. Informacion says:

    Do ta kene gjetur me qiri, naten, sepse shkelqeu edhe ne kohen e Sales, si zevendesministre….
    Vazhdon koha e matrapazeve pa personalitet dhe individeve te dale boje nga tarafet dhe korrupsioni.

  4. Ok says:

    Qe Zana eshte kot fare dhe pa personalitet kete cdo shqiptar e di, por, dihet edhe fakti qe kur levrohen para ne nje institucion, drejtori duhet nje njeri qe di te vjedh.
    Nga kjo histori kuptuam shkakun e heqjes se Kernit .
    E verteta vonon, po nuk harron!

  5. Tkob says:

    Zana e ka vertetuar qe e ka doren e gjate, perfekte per ket pune.

  6. Okej ! says:

    Bravo shqipe ! Une them ta marrim drejtorin e operas nga Kina, ose Rusia, pse jo edhe nga Turqia, te na e japi nje drejtor Ergogani.
    O shqipo e shqiponja ! Ju ka mbyt vreri i mjerimit, dhe e zeza e padijes. Shikoni more buken e gojes a e kapni te nesermen apo jo, po keshtu per mend e per goje, edhe jevgu i tavolines se fundit te Kafja Rremes te jep mend per ligjin e vettingut !!!
    O ju hengert mortja o kokrra e inoranteve, qe veetingun a edini ekoma per miting, por prape doni te beni politiken e kuadrit te shtetit shqiptar.
    Pse te mos I nxjerrim ne gazete edhe emrat e gjykatesve e prokuroreve, qe te na jape pak mend Xhemilja me taborrin e vet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje