Faik Konica, një prej mendjeve më brilante të historisë së Shqipërisë, “këshillon” nëpërmjet këtij artikulli të vitit 1901, plot mprehtësi dhe ironi therëse, një “botues” të ardhshëm të një gazetë në gjuhën shqipe. “Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Sulltanit; në shkrofsh rreptë kundrë Turqisë, kërkon të të japë Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në folsh mirë për Shqipëtarët të krishterë, hidhërohen Shqipëtarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët qi janë Shqipëtarë të mirë, e liksh për të ligët, ahere do hidhërohen të gjithë”, shkruan mes të tjerash Konica i madh …
I dashur mik,
Në e bëfsh gazetën me fleta të mbëdha, Shqipëtarët do të thonë se s’mpshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, po libër.
Në e shtypësh me fleta të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha, do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vënt.
Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për të gjithë Shqipëtarët; në shkrofsh gegnisht, prap’ ashtu; në shkrofsh një gjuhë të përzjerë me të dyja, do të thonë se s’di shqip; në shkrofsh gjysmën gegnisht, gjysmën toskërisht, do të thonë se është “çervish”.
Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letrëturë kur vëndi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prish punë duke egërsuar qeverinë.
Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Sulltanit; në shkrofsh rreptë kundrë Turqisë, kërkon të të japë Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën.
Në mos gjefsh të holla që t’a mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qënë që aqë njerëz duan zgjimin e kombit shqipëtar; në gjefsh të holla, je intrigan a i shitur.
Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thonë je djalë e kërkon gjëra qi duheshin gatitur një qint vjet më parë; në folsh për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën edhe kombësinë t’onë duke vënë vëndin nënë hie të një Fuqisë së madhe, s’qënke Shqipëtar i vërtetë.
Në folsh mirë për Shqipëtarët të krishterë, hidhërohen Shqipëtarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët qi janë Shqipëtarë të mirë, e liksh për të ligët, ahere do hidhërohen të gjithë. Aqë për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.
Faik Konica e ka shkruajtur këtë koment të shkurtër brilant, në rubrikën “Mendime të Vogëla”, në gazetën e tij “Albania”. Data e botimit është 15 shtator 1901. /bota.al
Me keto keshilla Faiku duket se Ka pasur per qellim qe ai djali te rrinte urrte dhe mos bonte as njifaregjoje.
…..po fole liksh per te ligte ahere do hidherohen te gjithe!!!
Ky eshte thelbi.
Pershendetje SHKOPI,
E meriton te quhesh keshtu ,urime
Kurse ti Ben Benuti
Qe kupton se kush t’a futi
Qofte shkopin apo shpullen
Pa zjarr e ndez llullen
Edhe ti o Ben Benuti
Qe kupton se lush ta futi
Wooten shkopin apo sjpullen
Pa shkrepse e ndez llullen
Faiku thjesht mendoj se ka treguar si eshte ndier kur ka shruar gazeten e vet!
Ka mblehdur te gjithe komentet qe i kane bere njerezit dhe atij vete per gazeten e tij.
Thjesht perpiqet ti tregoj zoterrise se çfare e pret me gjysmën e shqiptareve, qe vetem shajne dhe nuk lavderojne kurre.
Dhe se gjysmat, jane te ngaterruara me njera tjetren dhe perbejne te terren ne shume raste e per shume probleme!
Nje shkrim brilant pa i hequr as nje pik apo presje , kane kaluar 115 vjet dhe ska ndryshuar as’gje. Ne folsh mire per te krishtere tgrf dhe apokalypsi e quajne veten greke , ne folsh mire per muhamedanet sabau dhe aliu e quajne veten turqe. Ne folsh mire per krishtere dhe muhamedanet atehere nuk ka shqiperi , ne qofte si shan te dy atehere zgjohen shqiptaret nga gjumi.
Akoma shkruhen keshillat e ketij manjakut sexsual ne Shqipni .Kjo tregon se media shqipe e ka zanafillen nga ky bythlepirs I parase ku me I peshtire nuk behet