Ministria e Jashtme thotë se deri më tani, nuk ka asnjë të lënduar shqiptar nga tërmetet në Itali.
Ajo ka vënë edhe një numër në dispozicion, për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente te vështira te shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale.
Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.
Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jone ne Rome informohemi se deri ne këto momente nuk rezulton qe te ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.
Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome për t’ju ardhur ne ndihme, vendos ne dispozicion te qytetareve shqiptar numrin e emergjencës +393420498192.
Ministria e Punëve te Jashtme, është ne ndjeke te situatës dhe do te informoi ne vijimësi opinionin public”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.