Armin Scmhieder po përgatitej të hidhej nga një lartësi në Tirolin jugor, ndërsa tregon me anë të një videoje live në Facebook, të gjitha përgatitjet e tij.
Schieder ishte i apasionuar pas sportit ekstrem të njohur si “Base Jumping,” nërsa shihet në video i qetë dhe i lumtur përpara aventurës së tij të re.
“Sot do të fluturoni me mua,” thotë i buzëqeshur, teksa fut sërish celularin në xhep, por pa e shkëputur transmetimin live në Faceook.
Pas kësaj, nuk shihet gjë, por dëgjohet zhurma e erës, një britmë, e në fund zhurma e përplasjes dhe heshtja, e cila thyhet vetëm nga tingujt e këmborëve të bagëtive të zonës, ku Scmhieder u rrëzua, duke gjetur vdekjen.
I qoft rruga mbar.