Konfindustria: Sigurimet e makinave u rritën me 300 % në 2 vjet. Shteti nuk reagon se është i kapur

29 Gusht 2016, 10:13Sociale TEMA

Konfindustria ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të siguracioneve të makinave me 25 %.

Ajo flet për situatë oligopol dhe për paaftësi të shtetit për të reaguar, pasi është i kapur nga korrupsioni.

Konfindustria thotë se në dy vjet çmimi i siguracioneve është rritur me 300 %, por shteti nuk ndërhyn.

Rritja e njekohshme e fundit nga te gjithe kompanite e cmimeve per sigurimin e detyrueshem te makinave, shpreh qartesisht gjendjen oligomonopol te tregut te sigurimeve me pasoja te renda per biznesin, qytetaret dhe ekonomine kombetare. Gjendja behet edhe me shqetesuese kur vlereson, se ne periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem jane rritur ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer.

Konfindustria vlereson, se ne vendet demokratike te botes do te mjaftonte edhe nje rast i vetem i ngjashem me Shqiperine per tu percaktuar menjehere si praktike e denueshme e tipit kartel dhe si rrjedhim marre masat e nevojshme te ashpra penalizuese nga institucionet rregullatore te fushes. Nderkohe ne Shqiperi per raste te qarta dhe te perseritura oligopol nuk ka asnje veprim nga institucionet pergjegjese si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencs, duke dhene shenja te qarta te paaftesise se plote dhe deri ne fenomenin e korrupsionit te shkalles me te larte te “state capture/kapjes se shtetit.

Konfindustria thotë se do t’i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, në varësi të të cilit janë institucionet e mesipërme, të ndërmarrë sa më shpejt nismën për rishikim të plotë të legjislacionit dhe mënyrës sesi është ndërtuar dhe funksionon tregu i sotëm oligopol i sigurimeve, liberalizimin e tregut nëpermjet kalimit nga sigurimi i “detyrueshëm” në “vullnetar” të automjeteve, hapjes së tregut për operatorë të rinj dhe shqyrtim të thelluar të punës së derisotme të AMF dhe Autoritetit të Konkurencës për menyren e zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore”, thuhet në një reagim të Konfindustrisë.

1 komente në “Konfindustria: Sigurimet e makinave u rritën me 300 % në 2 vjet. Shteti nuk reagon se është i kapur”

  1. Bekim says:

    Blerim
    Bravo konfiindustria.Jeni objektive dhe ne mbrojtje te konsumatorit e jo te kompanive te pangopura te sigurimeve te detyrueshme,te cilat u paguajne ryshfete te majme shtetareve majtas e djathtas per te ruajtur superfitimet e tyre.Mire keta shtetare te korruptuar,po qeveria perse nuk i kontrrollon veprimete tyre? Po KLSH perse nuk nderhyn qe te mbroje jo vetem lekun e shtetit,por edhe te qytetareve qe po e rjepin te gjalle ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje