Qeveria italiane do t’i falë Shqipërisë edhe 20 milionë euro të tjera borxhe, të cilat do të përdoren për të financuar investime publike në rajone të ndryshme të vendit.
Të mërkurën, qeveria miratoi vendimin, i cili zyrtarizon konvertimin e borxhit sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo.
Ky është programi i dytë i faljes së borxhit. Më parë, qeveria italiane i ka falur Shqipërisë 20 milionë euro të tjera, të cilat kanë financuar gati 42 projekte në shkallë vendi, si shkolla, spitale apo projekte infrastrukture.
Marrëveshja
Këshilli i Ministrave ratifikoi të mërkurën marrëveshjen për konvertimin e borxhit (IADSA 2) me Italinë.
Marrëveshja e konvertimit të borxhit për zhvillim parashikon mospagimin e detyrimeve që Shqipëria i detyrohet Italisë kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit (interes + principal), deri në shumën 20 milionë euro.
Këto shuma do të depozitohen në 9 këste, në një llogari fondi kundërparti pranë Bankës së Shqipërisë.
Programi i konvertimit të borxhit për zhvillim, është i orientuar në financimin e projekteve të identifikuara bashkërisht nga palët nëpërmjet thirrjeve periodike për propozime, duke pasur si objektiv promovimin e kohezionit social, zhvillimin rajonal të balancuar, barazinë sociale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Marrëveshja për fazën e dytë të programit – IADSA 2, miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave në nëntor 2015, u nënshkrua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo në 17 qershor 2016.
Në fazën e parë të Programit, janë financuar gjithsej 42 projekte për një vlerë totale prej 15,6 milionë euro.
14 projekte janë përfunduar me sukses, 17 projekte janë në zbatim, ndërsa 11 projektet e përzgjedhura nga thirrja e katërt (maj 2016) janë në fazën e tyre fillestare.
Përmes projekteve të finalizuara dhe atyre në fazën përfundimtare të realizimit, është mundësuar rikonstruksioni në mënyrë bashkëkohore i 5 shkollave, 3 kopshteve dhe 3 qendrave sociale në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe rikualifikimi nëpërmjet rrugëve të reja, urave të vogla dhe kanalizimeve nӫ disa bashki tӫ vendit.
Gjithashtu 4 projekte kanë ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe turistike duke rritur punësimin dhe vetëpunësimin në zonën e Përmetit, Barmashit, Skraparit dhe Vaut të Dejës.
Në sektorin e shëndetësisë ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të Qendrës Kombëtare të Gjakut, e cila sot është pajisur me mjete dhe aparatura bashkëkokohore, në Repartin Onkologjik të QSUT, me blerjen e pajisjeve të reja për kemioterapi dhe përmirësimin e ambienteve dhe së fundmi në sistemin e dixhitalizmit të recetave dhe diagnostikimeve mjekësore.
Në sektorin social është ndërhyrë në Bashkinë e Fierit me rikonstruksionin dhe pajisjen e një Qendre ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe në Shkodër e Tiranë nëpërmjet përmirësimit të kushteve në 4 struktura të shërbimit social kombëtar për fëmijët dhe të moshuarit.
Hapësirë kanë gjetur edhe inkubatorët e biznesit, duke financuar rikonstruksionin dhe pajisjet për 2 të tillë, në Korçë dhe Tiranë.
Arsimi profesional është financuar nëpërmjet 2 projekteve që parashikojnë blerjen e makinerive të reja, ristrukturimin e ambienteve dhe trajnimin e personelit në 2 shkolla profesionale, përkatësisht në Durrës dhe Shkodër.
Në maj 2016, u përzgjodhën 11 projekte fituese të thirrjes së katërt, të cilët do të përfitojnë një financim prej rreth katër milionë euro, projekte të cilat i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare.
Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shumӫ gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara.
Ndërtimi i qendrave funksionale për të rinjtë në Bashkinë e Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës; Krijimi i një strukture rezidenciale për të moshuarit në Bashkinë e Libohovës; Rikonstruksioni i teatrit në Bashkinë e Fierit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimin me ambiente të reja, ku të rinjtë e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative.
Në Bashkinë e Cërrikut do të financohet për krijimin e ambienteve të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore.
Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t’u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze.
Në Bashkinë e Gramshit, do të mundësohet rikualifikimi i qëndrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e insitucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftësi të kufizuar mobiliteti.
Së fundi, falë këtij programi për zhvillim, i jepet zgjidhje problemit të strehimit të komunitetit rom në zonën e Shkozës, Tiranë, duke mundësuar banesa të përshtatshme me kushte normale jetese.
Thirrja e pestë për projekte për 61 bashkitë e vendit pritet tӫ çelet në shtator 2016.
Bashkija e peqinit ka vetem dy institucione publike;Njera eshte atje ku behen vjedhjet qe quhe bashki dhe tjetra eshte ish Pllati I cultures qe sot eshte okupuar nga Hajdutet e Bashkise dhe quhen zevendes/hajdute.Po Bashkija e Peqinit eshte e “para” bashki ku do te “ndihmoje” njerezit e pa pune “me aftesi tekufizuar”
lajm I madh!
kombi arjan pellazg ilir trim dhe sypatrembur shqiptar,kombi I perjetshem lypsar!
lyp,e lyp e lypje prap
lyp ditperdit
e lyp natpernat!
popull katnar
kombi lypsar
o sa krenar
me ken skipetar.
lypni o shqiptare lypni
lypni dhe kurr mos ndaloni
sepse po nuk lypet ju
nuk pallon dot Qif Tigoni.
o sa majr
me ken lypsar!
sa perfekt
lypsar shqiptar.
o ju kombi I shqiptarve
qe na hongshi karet
jen kampjonet e lypsarve
fshatun katunaret..
Qeveria po ben namin e zi ne mbare….boten e trete,por ama ne lagjen Yzberish prane KMY-se qe eshte larg zyres se kryeministrit vetem 3 km,nuk ka shpenzuar ASNJE QINDARKE INVESTIM!
Ne kete lagje prej 30-40 mije banoresh,ku shumica jetojne ne pallate 10 kate,eshte vetem NJE RRUGE e shtruar,ndersa e gjithe lagja mbytet nga balta ne dimer dhe pluhuri ne vere!
Lagja nuk ka asnje CERDHE apo KOPESHT shteteror,asnje lulishte ku te pushojne pensionistet dhe femijet,trotuaret jane te zena plotesisht nga tavolinat e kafeneve ,ndersa Bashkia i justifikon se paguakan qerane e vendit!
Nuk ka asnje ambient ku pensionistet apo rinia te kalojne kohen e lire!
TURPI JU MBULOFTE!
Po cfare llogjike qenka kjo qe e justifikon kete baterdi gjoja me pagimin e qerase?
Po kete pune beri edhe Berisha kur mbushi lulishtet e Tiranes,Lanen,Parkun Rinia etj me qebaptore etj qe u beme si ne Kandahar?
Po, si ne Kandahar jetojme ne banoret fatkeqe te Yzberishit!
Edhe ujin qe na e shesin per te pijshem eshte vetem per te lare wc-te,gjithe urine,fekale,lloj lloj mikrobesh!
Me te lumtur jane qente rrugace se ata jo vetem kane zaptuar te gjithe rruget,por komandojne edhe njerezit se nga te kalojne nga frika e ndonje kafshimi si pa dashje!
Vazhdo show-n zoti Rama bashke me lal Erin!
kushtin qe ka von berluskoni per shqipnin esht ky: “dergoni sa me shum kurva ne itali,t ju falim borxhet”!
qe do te shqiperohej ne shqip: “komb “krenar” shqiptar!hiqni breket te merrni leket! te fala nga Berluskoni”!
heee!!! haaaa!!!!!!!!!!!!!!!!!……………
Italia ben gabim te madh qe fal borxhet Shqiperise. Borxhet i ka marre Saliu dhe Itali ja fal Edit. Kjo eshte pik e zeze per ata qe e duan vendin te zhytur ne borxhe qe mase i bien topet dashit dhe bie qeveria! Eh, sa te gjate e ka ymrin kjo qeveri me kriminelat qe do futen tani burgjeve, prandaj duhet nje amnisti totale per te gjithe te burgosurit, perjashto kriminelet qe te kete vend per keta qe kane 25 vjet pa u shembur.
@ mentari
A pret ti te financoje arben ahmeti
Po atyre su dalin per vedi.
Ësht superfucia e tretë në botë.