Rama: Gjendja e Akademisë së Shkencave mjeruese, tronditëse. Sikur Çabej të ngjallej do habitej

1 Shtator 2016, 10:46Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbetur i shokuar nga ajo çfarë ka parë te Akademia e Shkencave, duke paralajmëruar se kështu nuk mund të ecet më.

Kreu I qeverisë e ka cilësuar gjëndjen aktuale të Akademisë së Shkencave si mjeruese, teksa theksoi se në të nuk ka ende një regjistër të personave që merrem me kërkim shkencor apo që bëjnë shkencë.

Në samitin e 11-të mbarëkombëtar të Institutit ALB-Shkenca, Kryeministri u shpreh se Akademia e Shkencave tregon rrënimin e gjithë sistemit të të bërit shkencë.

“Është ulëritëse, grupet e shkencës kanë nevojë për investime. Akademia e Shkencave është pa regjistër të atyre që bëjnë apo përpiqen të bëjë shkencë. Tronditëse, nuk ka një regjistër të vendndodhjes së aktivitetit të shqiptarëve që merren me shkencë.

Vetë shteti ynë nuk i di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut. Nuk jemi aq shumë sa të mos numërojmë njëri-tjetrin, kur e mendon që kinezët numërojnë në kohë reale çdo kinez që diplomohet në çdo vend të globit pavarësisht se nuk shkel më në Kinë.

Ne sot s’kemi regjistruar dot popullin shqiptar… regjistri i të dhënave me shqiptarët kudo që jetojnë, për t’ju dhënë mundësi të jenë pjesëmarrës në jetën politike se duam që shqiptarët të votojnë.

Akademia e Shkencave është pamja më kuptimplotë e rrënimit të gjithë sistemit të të bërit shkencë në Shqipëri.

Po të ngjallej Eqerem Çabej besoj se askush nuk thotë se do mahnitej me “Mund të bëjmë më mirë dhe më tepër, por që të bëjmë Akademia duhet të jetë e atyre që merren me shkencë, që janë të interesuar që ajo të jetë qendra e gravitetit të gjithë forumeve, një sistem që vepron në një risi ku ka shumë autonomi të qendrave dhe burimeve të dijes.

Nuk mund të bëjmë Akademinë Shtetërore atë institucionin që dikton dhe përcakton kush është kush, por me liri dhe ndërveprim mund të ndërtojmë një sistem shkence që ti shërbejë edhe gjërave më bazike”, tha Rama.

10 komente në “Rama: Gjendja e Akademisë së Shkencave mjeruese, tronditëse. Sikur Çabej të ngjallej do habitej”

  1. bato says:

    Po kryeministri yne kinez e di sa shqiptare bejne art pikture brenda dhe hashte kufijve? Flet për kinen sikur eshte ajo e Mao ce Dunit, dhe jo ekonomia e dyte boterore. Lesho fonde te mjaftueshme për cdo institucion dhe pastaj habitu për performancen e dobet.

    1. katarakti says:

      Ku t’i gjej fondet te nona jote. A nuk jane shitur te gjitha pasurite kombetare?! A nuk kemi thene qe nuk dum me pagu uje dhe drita se e kemi me kollaj t’i vjedhim?! A nuk kemi bo be qe te mos pagujm tollon?!

    2. Robi says:

      Bato Koqja, merr kinen si shembull per faktin se jane mbi 1 miliarde e 300 milion popull.

  2. Lexuesi i TemmA says:

    Kjo gjendje eshte me tej se shqetesuese, eshte akuzuese zoti Kryeminister! Ndaj, ju propozoj me zë te lartë:
    Kryetar i Akademise se Shkencave duhet te jete (kandidat nr 1, Prof Dr Lutfi Alia i cili ka vite qe jeton e punon ne Itali, Shkencetar i vertete, historian, studiues shumeplanesh, shkrimtar e gazetar per tu patur lakmi. Krahas ketyre, nje patriot i vertete nga Vali i Martaneshit.
    Merreni ne konsiderate kete propozim zoti Kryeminister dhe merrni masa urgjente per ndryshimin e gjendjes se duke konstatuar e vajtuar nuk rregullohet asgje.
    Po e doni e-mailin tim dhe te personit qe ju rekomandoj, e autorizoj gazeten Tema tua japi.
    Respekte.

  3. cun Tirone says:

    Hajde , KM hajde …?
    Ja e bere listen e shkencetareve, e cfare pastaj… ?
    Apo ketu mbaron puna qe ky KM teresisht i paafte dite te beje !?

  4. shabani says:

    O rama nuk behet shkence me bashipozuket e komunizmit hapini rruge brezit te ri

  5. joel shkodra says:

    Tani e mori vesh “kokeministri” se ne ç’gjendje eshte Akademia, kur te gjithe ne e dime prej kohesh? Sa qeveri kane kaluar, te majta e te djathta, dhe nuk e kane rregulluar? Eshte i veshtire regjistrimi i shqiptareve dhe listat per votim, na tha ministri i tij i jashtem Bushati ketu ne Itali. Pra , mos prisni kot, se edhe kjo qeveri nuk do te beje asgje per listat e shqiptareve jashte shtetit. Megjithate, meqenese “kokeministri” qenka nxehur e paska bere te pa diturin, te presim e te shohim e te shpresojme se na e rregullon Akademine dhe na ben listat qe te votojne edhe shqiptaret jashte atdheut si shume te huaj qe votojne prane ambasadave te tyre.

  6. Kokorroqi says:

    Tani e mori vesh ky skicoja qe Akademia e Shkencave eshte nje akademi e pleqeve komuniste qe mbrojne tezen se shqiptaret kane ardhur pas shek. te dhjete ne Ballkan dhe qe sllavet na dhane shkrimin!!? Po ky plehra do te shtoje nr. e votuesve, qe te vjedhe sa me shume vota. Plehu!!!

  7. zyber sula says:

    Ka edhe ne amerike studjues, madje doktor shkencash, madje jane bere te tille qe ne moshen 28 vjec. Keto duhet te jene per kete institution.

  8. mirel says:

    Si do e ndreqni gjendjen zoti kryeminister?
    Duke shkaterruar Fakultetet e Shkencave?
    Kush e ka rradhen pas Gjeologjikut.
    Kur flet dhe ti mor plere qe duhet te te shqepi me dru prape Berisha se shqiptaret si popull nuk jane ne gjendje ta bejne.
    Morra te qelbur.
    Mendoni vetem per tendera dhe koncesione, dhe flisni per shkence. Dhe kush? Ju qe keni nga nje diplome gjysmake, per pikture apo anglisht.
    Dege qe conin budallenjte me mik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje