Misioni i Euralius ka përshëndetur miratimin e ligjit të vettingut nga Parlamenti shqiptar ditën e mërkurë.
Me anë të një deklarate, Euralius thekson se tani mund të fillojë kontrolli i pasurisë dhe i figurës së gjyqtarëve, si dhe verifikimi i lidhjeve të mundshme me krimin të prokurorëve dhe gjyqtarëve.