Rikonstruktohet kopshti “Beni ecën vetë”

31 Gusht 2016, 12:09Sociale TEMA

Një tjetër kopësht në kryeqytet ka marrë një pamje krejt të re falë ndërhyrjes së bërë nga Bashkia e Tiranës. Kopshti “Beni ecën vetë” në njësinë nr. 1 është kthyer në një hapësirë cilësore për fëmijët, duke ofruar ambiente të brendshme tërësisht të rikonstruktuara, me një kënd lojërash.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e kopshtit nr. 56, theksoi se bashkia po mban premtimin për rikonstruksionin e 23 kopshteve para nisjes së vitit të ri arsimor.

“Kopshti ‘Beni ecën vetë’ është kopshti i 18 që rikonstruktojmë nga 23 gjithsej. Kemi edhe një javë kohë për të mbyllur 5 kopshtet e mbetura dhe për të mbajtur 100% premtimin tonë për rikonstruksionin nga e para të të gjitha kopshteve të Tiranës. Kur fëmijët të kthehen nga pushimet javën tjetër, jo vetëm këtu në Njësinë nr. 1, por në të gjitha njësitë e Tiranës, do të gjejnë infrastrukturë moderne dhe besoj se, ashtu siç ka edhe emrin, kopshti ‘Beni ecën vetë’, ky është edhe qëllimi i bashkisë, që në Tiranë çdo fëmijë të ecë vetë, të ketë të njëjtin shans si në Shkozë, si te Ali Demi, edhe në qendër të qytetit”, tha Veliaj. Sipas kryebashkiakut, fëmijët janë e ardhmja e qytetit nesër, ndaj kujdesi për këtë brez është parësor për Bashkinë e Tiranës.

“Ky qytet do të ketë fytyrën dhe të ardhmen që kanë fëmijët sot. Nëse i trajtojmë fëmijët me qytetari, me kushte dinjitoze, do të kemi një lidership më të mirë për Shqipërinë dhe për qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

Veliaj vlerësoi në mënyrë të veçantë edhe kontributin e dhënë nga biznesi kryeqytetas, i cili është treguar i gatshëm për të mbështetur nismat e bashkisë.

“Kur para një viti menduam si do t’i kërkonim ndihmë komunitetit të biznesit, shumë skeptikë thanë se në Shqipëri nuk ofrohet njeri. Por, ja që në Shqipëri paska bujari, paska njerëz zemërgjerë, që i kanë dhënë këtij komuniteti mbrapsht në punë konkrete, institucione sociale kaq të mira sa ky kopësht”, deklaroi ai.

Falë këtij rikonstruksioni është bërë mundur që kopshti nr. 56, të garantojë ambiente cilësore për fëmijët e njësisë nr. 1. Ndërhyrja ka nisur nga pjesët e brendshme të kopshtit, duke bërë rikonstruksion total të kuzhinës, parketit, tualeteve, rrjetit elektrik e hidraulik, e deri tek ambientet e jashtme ku është krijuar një kënd lodrash për fëmijët.

3 komente në “Rikonstruktohet kopshti “Beni ecën vetë””

  1. cun Tirone says:

    Do te entuzizmohem me shume kur qytetaret e Tiranes te krijone Klubin :
    “Erion, leri edhe te tjeret te ecin !”
    A e di ndonjeri si e ka emrin Kryetari i Bashkise se Elbasanit ?

    1. skenderi says:

      me duket se nuk e ka mar vesh… por Erion esht ne Tirane. cfare lidhje ka ku me kryebashkiak te tjer ?

  2. qorri says:

    O rrace e poshter keni nostalgji per xhaxhin pederastin gkaksorin e shqiptarve..ju lumt palla jube se ju shpetoj sali kurba me shoke..te qifsha benin erjoninene gjithe moralistet e arit..komunista bythqira..ju jeni greko serb vetem shqiptar s jeni..n pidh t motres shkofshin lsi shqup e rilindje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje