PROFILI/ Nënë Tereza: Misioni i një kritiku vetmitar, për të sfiduar legjendën e Shenjtores së ardhshme

31 Gusht 2016, 11:54Sociale TEMA

Nga Kai Shulc

T’i kundëvihesh një figure globale të paqes, besimit dhe bamirësisë nuk është një punë që mund ta bëjë kushdo, ose më saktë, vështirë se mund ta bëjë ndokush. Por, Dr. Aroup Chatterjee ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij, pikërisht si një prej kritikëve më zëlartë të Nënë Terezës.

Profili

Dr. Chatterjee, një mjek 58-vjeçar e pranon se ka qenë një sipërmarrje kryesisht vetmitare. “Unë jam indiani i vetmuar”, ka thënë ai në një intervistë të kohëve të fundit. “Më është dashur t’i kushtoj kaq shumë kohë asaj. Do të kisha paguar ta bëjë. Në fakt, kam paguar për ta bërë këtë”.

Detyra e tij pritet të bëhet shumë më e vështirë, sigurisht, muajin tjetër, kur nënë Tereza të shpallet shenjtore.

Në fakt, kritika e  Dr. Chatterjee është po aq shumë (apo ndoshta më shumë) ndaj mënyrës se si Perëndimi e percepton Nënë Terezën, sa edhe për veprën e saj. Me afrimin e kanonizimit,  Dr. Chatterjee shpreson të ringjallë një dialog në lidhje me trashëgiminë e saj në Kolkata (ish Kalkuta), atje ku Nënë Tereza nisi shërbimet e saj me “më të varfërit e më të varfërve”, në vitin 1950.

Teksa rritej,  Dr. Chatterjee, një vendali në Kolkata, ndihej gjithmonë e më i bezdisur nga narativa që rrethonte Nënë Terezën, duke filluar me përshkrimin që ajo i bënte qytetit, si një prej vendeve më të dëshpëruar mbmi Tokë, një “gropë e zezë”.

Si një njeri i rritur në lagjen e klasës së mesme të Ballygunge në Kolkata, në vitet 1950 dhe 1960,  Dr. Chatterjee thotë se qyteti i eksperiencës së tij ishte kozmopolitan, madje edhe me para. “Të gjithë kompanitë ajrore që ekzistonin në atë kohë, kishin ndalesa tek ne”.

Si kryeqytet i Perandorisë Indiane Britanike për pothuaj 140 vite, Kolkata konsiderohej një prej xhevahirëve të kurorës së Indisë. Kur britanikët zhvendosën qendrën e tyre në Delhi në vitin 1911, pranon  Dr. Chatterjee, qyteti nisi të pësojë një rënie të ngadaltë në prestigjin e tij ndërkombëtar.

Dr. Chatterjee punoi si militant për një parti politike majtiste në fundin e viteve 1970 dhe në fillimin e viteve 1980, ndërkohë që studionte në Kolegjin Mjekësor të Kolkatës, duke bërë fushatë dhe fjetur në lagjet e varfëra aty pranë. Gjatë një viti si stazhier, ai kujdesej edhe për pacientët e një prej lagjeve më të vjetra dhe më të zymta “me drita të kuqe”.

“Shumë shpesh shihnim abuzime serioze të grave dhe fëmijëve”, thotë ai, duke pranuar se qyteti luftonte ende për të pranuar në numër në rritje refugjatës, pas luftës civile në atë që ishte Pakistani Lindor dhe sot është Bangladeshi. “Nuk kam parë kurrë ndonjë murgeshë në ato lagje të varëra ku punoja”, thotë ai. “Unë mendoj se është një sipërmarrje imperialiste e Kishës Katolike kundër një popullsie lindore, një qyteti lindor, i cili vërtetë ka ngarë kuaj e karroca përmes prestigjit dhe nderit tonë”.

“Thjeshtë mendova se ky mit duhej sfiduar”, shton ai.

Nëpër qindra orë kërkime, pjesa më e madhe të kataloguara në një libër që e booi në vitin 2003,  Dr. Chatterjee thotë se ai gjeti një “kult të vuajtjes”, në shtëpitë e drejtuara prej organizatës së Nënë Terezës, Misionaret e Bamirësisë, me fëmijë të lidhur pas shtretërve dhe me pacientë që vdisnin, me shumë pak për t’u ngushëlluar përveç aspirinës.

Ai dhe të tjerë thonë se Nënë Tereza e çoi në ekstrem kursimin dhe thjeshtësinë në punën e saj, duke lejuar praktika si ripërdorimi i gjilpërave hipodermike dhe duke toleruar kushte primitive, që kërkonin që pacientët të jashtëqisnin përballë njëri-tjetrit.

Por vetëm kur u zhvenos në Britani, në vitin 1985, për të punuar në një spital rural, ai u vetëdijësua për reputacionin që Kolkata kishte në qarqet perëndimore.

Në vitin Dr. Chatterjee kontaktoi Bandung Productions, një kompani me pronar shkrimtarin dhe regjisorin Tariq Ali. Ajo që nisi si një telefonatë 12-minutëshe, u shndërrua në një porosi të Channel 4 për të realizuar një dokumentar për ekspozimin e Nënë Terezës. Kritiku social Christopher Hitchens u kontraktua për të prezantuar atë që do të ishte “Engjëlli i Ferrit”, një dokumentar tejet skeptik.

Vitin pasardhës, Dr. Chatterjee udhëtoi nëpër botë duke u takuar me vullnetarë, murgesha dhe shkrimtarë që kishin njohje për Misionaret e Bamirësisë. Në më shumë se njëqind intervista, Dr. Chatterjee dëgjoi vullnetarë të përshkruanin se si punëtorë me trainim mjekësor të kufizuar, u jepnin pacientëve ilaçe 10-20 vjeçare, dhe se si batanijet e njollosura me jashtëqitje laheshin po në të njëjtin vend ku pastroheshin enët.

Në të kaluarën, kur bëheshin kritika të ngjashme, Misionaret e Bamirësisë nuk i mohonin raportimet, por thoshin se murgeshat po punonin për këtë gjë. Sot, thonë ato, terapistë të të folurit dhe fizioterapistë po konsultohen rregullisht për t’u kujdesur për pacientë me paaftësi mendore dhe fizikë. Dhe murgeshat thonë se gjithnjë e më shpesh, ato i shpien pacientët që kërkojnë operacion dhe kujdes më të ndërlikuar, në spitalet pranë.

“Në kohën e Nënë Terezës, këta fizioterapistë vinin, por në atë kohë nuk ishin shumë prej tyre të disponueshëm”, thotë Sunita Kumar, zëdhënëse e Misionareve të Bamirësisë. Këto kohë, shtoi Kumar, shumë murgesha i janë nënshtruar trainimit për të “fuqizuar aftësitë e tyre mjekësore”, dhe kushtet e përgjithshme të vendeve ku pranohen të varfërit janë përmirësuar.

Dr. Chatterjee e pranon se pas vdekjes së Nënë Terezës në vitin 1997, shtëpitë e Misionareve të Bamirësisë nisën të marrin më seriozisht praktikat e higjienës. Ripërdorimi i gjilpërave, thotë ai, u eleminua.

Me kalimin e viteve, teksa Dr. Chatterjee përpiqej që të provonte kritikat e tij, ai thotë se nisi të ndiejë që kolkatasit t’i kthehen kundër. “Si një leshko i vërtetë, mendova se njerëzit në Kolkata do të më vinin me buqeta me trëndafila, po të vija e t’u thoja që do të ekspozoja këtë grua”, thotë ai.

Një pjesë e mbrojtjes së Nënë Terezës, beson Dr. Chatterjee, vjen prej Cmimit Nobel për paqen që ajo mori në vitin 1979. “Banorët e Kalkutës janë të magjepsur pas Cmimeve Nobel”, thotë ai, duke shtuar se poeti i famshëm nga ky qytet, Rabindranath Tagore fitoi të parin Nobel në Letërsi për një aziatik, në vitin 1913. Të tjerë, shton ai, thjeshtë kishin frikë të flisnin.

Dr. Chatterjee thotë se vendi i Nënë Terezës në të drejtën kishtare perëndimore, mjaftonte që disa indianë ta shihnin atë si pjesë e një mendësie të ngulitur kolonialiste. “Perëndimi thotë që është e mirë, kështu që ajo duhet të jetë e mirë”, thotë ai. Kur indianët kanë sfiduar aspekte të karrierës së Nënë Terezës, shton Dr. Chatterjee, ka ndodhur shpesh për të ruajtur atë që disa e shohin si progresivizmin e punës së saj, duke injoruar mrekullitë dhe legjendat që e rrethojnë.

“Për shkak se kolkatasit mendojnë që Nënë Tereza është perëndimore dhe ajo është një ikonë perëndimore, ajo është shumë progresiste”, thotë ai. “Dhe ata nuk e asociojnë me mrekullitë, apo magjinë, ashtu sikurse nuk e asociojnë me kundërshtimin ndaj kontraceptivëve dhe abortit”.

Sa për pritjen e punës së tij në audiencat perëndimore, Dr. Chatterjee thotë se ka patur një etje kryesisht për problemet më sensacinalë që ai ka ngritur. “Atyre nuk u bëhet vonë nëse është dëmtuar dinjiteti i një qyteti të botës së tretë, nga një murgeshë shqiptare”, thotë ai.

I pyetur nëse shenjtërimi i Nënë Terezës do ta frenojë në fushatën e tij, Dr. Chatterjee thotë se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të nxjerrë të vërtetat. “Në mendjen time, dialogu nuk do të vdesë kurrë, sepse mendoj që sa kohë që vazhdon legjenda, vazhdon edhe problemi”, thotë ai. “Unë nuk iki. Kaq e thjeshtë është”. /The New York Times – www.bota.al

Ekspozimi i Nënë Terezës. Misioni i një kritiku vetmitar, për të sfiduar legjendën e Shenjtores së ardhshme

12 komente në “PROFILI/ Nënë Tereza: Misioni i një kritiku vetmitar, për të sfiduar legjendën e Shenjtores së ardhshme”

  1. like says:

    po ky Chatteriee kur paska qene kaq i zoti pse Nuk krahason punen e tij me ate te shenjtores?

    Eshte e pamundur ta besosh qe Nene Tereza ktheu gati gjysmen e botes ne te krishtere e vetme, ne nje kohe kur ne pjesen tjeter kisha vetem humbiste nga besimtaret e saj!

    Besimi leviz malet, thote populli.

    1. stil says:

      Nuk vlejne konvertimet e atyre pak njerez ve mjerane qe japin shpirt me parate e narkotrafikanteve kolumbiane qe Tereza i pranonte pa ngurrim. Nuk ka konvertuar gjysmen e botes. Kriza e katolicizmit per klerike eshte thelluar shume. Per me te per qe po rritet shume numri i ateisteve ne bote.

  2. andromeda says:

    Ka të drejtë ky, bile pak thotë. Me frymën e shenjtë nuk shërohen sëmundjet as pakësohen dhimbjet, por Tereza është pjesë e strukturës kishtare që i shërben asaj për të mbajtur pushtetin shpirtëror dhe të gënjejë të varfërit me lumturinë e jetës së përtejme. Xhada plakë ka motivuar pushtimin kolonial të Indisë dhe jo dhëmbshurinë për të pashpresët.

  3. Pellazgos says:

    Sa injorance ka akoma.
    E para eshte qe nje Misionare d.m.th me misiom te qellimshem apo te politizuar nuk duhet te shkel kemben atje, osecte respektoje besimin e tjetrit dhe mos ta” ndihmoje”duke shfrytezuar varferine dhe ti kthej identitetin qe nje dite do kete konflekt me ata qe nuk u tjetersuan.
    Zoti keto I denon por kush kupton kupton.Vazhdon akoma gjyqi me dyer te mbyllura se kush ka te drejte nuk I degjohet zeri.
    Mrekulli te marresh para nga nje shtet jo te tuat dhe gjoja ndihmon njerezit, eshte Mrekulli?
    Mrekulli eshte shkenca, Dija jo Informacioni, Kultura.
    A kini degjuar per nje Galileo dhe qindra te tjere qe paten kurajo te dalin kunder Diktatures Katolike?
    Ku perfunduan?
    Ne turren me dru.
    E kam thene dhe me mijera here qe Te vendosesh nje njeri me qellime politike mbi shume te tjere qe sakrifikuan dhe dhane jeten dhe u nderuan nga ky vend me histori vetem se ka nje cmim Nobel tregon edhe nje here se sa servile eshte politika shqipetare.Spse nuk kemi as edhe ndonje filozof, shkencetare, histori dhe te nderosh nje Misionare qe te tregosh se je “lart”si komb, eshte per te vene duart ne koke.

    1. joel shkodra says:

      Galileo nuk ka perfunduar ne turren me dru. Te tjere po. Sepse Galileo, ne çastin e fundit, para denimit, hoqi dore nga teorite e tij qe, me vone, ndriçuan shkencen dhe, ne ditet e sotme, bene qe kisha te kerkoje falje per denimin e teorive te tija. E kuptoi se, po te mos hiqte dore, do te perfundonte ne turren me dru. Pastaj eshte legjende fraza e famshme e tij: “E megjithate leviz”. Pra, sa per sy e faqe, une po heq dore, por teoria e diellit ne qender (kopernikane) eshte e vertete. E gjitha kjo vetem sa per te sqaruar se Galileo nuk ka perfunduar i djegur ne flake dhe nuk ka asnje lidhje me misionin e Nene Terezes e shenjterimin e saj. Nuk ju nderon balta qe hidhni mbi ate Nene.

  4. Amerikani... says:

    “Te lumtur jane ata qe nuk me pane ,por me besuan”…Fatkeqet, inferioret dhe urrejtesit, jane pikerisht keta qe jetuan kohen e Nenes se gjithe botes..dhe prape nuk besojne.!” E lumja Nene Tereza, lutu per boten ,por ne veçanti per te “verbrit” shqipfoles”…!

  5. Amerikani... says:

    “Te lumtur jane ata qe nuk me pane ,por me besuan”…Fatkeqet, inferioret dhe urrejtesit, jane pikerisht keta qe jetuan kohen e Nenes se gjithe botes..dhe prape nuk besojne.!” E lumja Nene Tereza, lutu per boten ,por ne veçanti per te “verbrit” shqipfoles”…!!

  6. shabani says:

    Nene tereza iku nga ky planet pa marre asnje paud o raxhkarrrrpur ti u bere doktor dhe do te fitosh akoma me keto qe thua o I paudhe

  7. Lpl. says:

    Keta vetem se i japin lavdi punes se saj me kete kritike qe bejne se zgjojne kureshtjen dhe perqendrimin dhe ky doktori as punen e vete nuk do ta beje mire sepse i mungon humanizmi se ky edhe pse jeton ne Angli dhe e ka gjete gati gjithçka dhe kete mundesi ja ka dhene Anlgia se ka kulture te Krishtere .Nene Tereza ja pergjigj thirrjes se per ndryshe edhe ajo kishte marre nje profesjon dhe ishte martuar dhe gjykuar te tjeret nga pozicjoni i zotesise se saje keshtu mendon ky doktori qe nuk ka pase thirrje ,shume jane te grishur dhe pak jane te thirrur .Punet jane te ndara gjithsecili duhet te beje punen qe i ka rene per te kryer dhe beje pa urrejtje keshtu nuk mbete pune pa u bere sepse gjithsecili eshte thirre te beje nje profesjon qe ti sherbehet njerezve , se po te benin te gjithe nje pune do kishte mungesa dhe vuajtje Nene Tereza eshte thirre me bere punen me fisnike ate te perbuzur nga te tjeret sepse zoti kujdeset edhe per ata .Zoti nuk e len asnjehere popullin e tije pa misjonare e predikues te gjithe habiten si i erdhi thirrja atije dhe ketije dhe atije qe i vjen thirrja transformohet dhe ben mrekulli se ka Zotin qe e udheheq ne jeten e tije .Shume jane munduar me shoqata bamirese ne bote njerez te pasur dhe te ditur me fondacjone por asnjehere se kane arritur kete qe beri Nene Tereza sepse nuk ishin te thirrur pir te shtirur dhe shperbehen si fondacjone sepse nuk funksjonojne po nuk e humbe jeten qe ta fitosh ne Krishtin , nuk eshte e thjeshte dhe lehte e kuptueshme per te gjithe ata qe sidomos kujdesen per jeten e tyre .

  8. Arberi says:

    nene Tereza ashtu si Jezusi duhet te shikohen nga mesazhi qe ata sollen ne kete bote,, duaje tjetrin, bej mire, pasi kjo eshte menyra per te jetuar ne paqe dhe te meritosh parajsen,, po gjithmone ka njerez qe nuk i shikojne gjerat nga ana pozitive por vetem negativen dhe kjo eshte e mira dhe e keqja qe ndeshemi cdo dite..

  9. Para Laci says:

    Nan Tereza ishte nje nga njerzit me karakter me te forte. Ajo nuk e fitoi famen se ishte thjeshte nje murgeshe katolike apo se kishte post te larte dhe autoritet ne kishe. Ajo filloi nga zero-ja dhe perdori karakterin dhe forcen e saj te arrije ate qe donte ne jete dhe pastaj erdhi suksesi dhe fama. Per ate nuk kishte pengese qe ta pengonte.
    E mbani mend ate murgeshen shqiptare qe per fat te mire i shpetoi gjalle termetit ne Itali kohet e fundit?

    Ajo i tha gazetareve se gjate termetit e konsideroi veten te vdekur por tani jam duke folur pasa jush.

    Kur e pyeten gazetaret nqs ajo do shkonte ne shenjterimin e Nan Terezes ajo tha se Nan Tereza ishte idhulli i saj por pas kesaj qe ndodhi mund te mos shkoje. Pra nuk eshte fatkeqesia qe ndodhi qe po pengon ate te beje ate qe don ne jete, por kjo murgeshe po e lejon veten te behet pengese per ate qe don ne jete.
    Ne jete ose ka prijes ose ka ndjekes, prandaj ju qe shani dhe gjykoni Nan Terezen duhet te kuptoni diferencen midis Nan Terezes dhe kesaj murgeshe te re. Prijesit dhe ndjekesit…
    Kush mund te arrije dhe beje gjera te medha ne jete…? Dikush qe mund te rrezohet ne pengesen e pare apo dikush qe i merr pengesat per pjese te jetes…? Ju gjykoni thjeshte nga pikepamja fetare dhe kjo jua ngushteson vizionin dhe erreson gjykimin.

  10. joel shkodra says:

    Diçka te veçante kishte Nene Tereza qe u detyrua ta priste edhe “Nena” e atyre qe hedhin balte mbi te, “Nena Nexhmije”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje