Denoncimi i KLSH, 4 milionë euro dëm me kartëmonedhat, Fullani rikthehet në Prokurori

2 Shtator 2016, 21:16Kronika TEMA

Pavarësisht stresit të krijuar nga qëndrimi në qeli si dhe peshës së shtuar nga ky fakt, për të cilin Ardian Fullani kërkoi dëmshpërblim, duket se akuzat nuk do t’i ndahen ish-Guvernatorit.

Kështu, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duket se do të përballet sërish me drejtësinë. Prokuroria pritet ta thërrasë atë për dëshmuar rreth një procedimi penal të nisur nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

Procedimi ka nisur, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim penal për shpërdorim detyre për mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave të dëmtuara në harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2014.

KLSH pretendon se në raport, se bankat e nivele të dytë ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës.

Diferenca prej 20 %-thotë KLSH në kallëzim është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat.

Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro. Mësohet se prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit te detyrës.

Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar Bankën e Shqipërisë ne atë periudhe.

2 komente në “Denoncimi i KLSH, 4 milionë euro dëm me kartëmonedhat, Fullani rikthehet në Prokurori”

  1. Erjoni says:

    Ne kte toke te qelbur duhet nje diktator qorr qe ta pastroje pa pare ne fytyre asnje. Litarin ne fyt nga prokurori deri tek sekseri perndryshe ky vend shkerdhate dhe i percmuar dhe nga zoti nuk merr rruge. Kushdo qe vjen ne pushtet eshte i babzitur per lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje