Presidenti i skuadrës së Partizanit, Gazmend Demi, ka folur për çështjen e trukimeve që UEFA ka nxjerrë për skuadrën e Skëndërbeut. Në një prononcim për “Panorama Sport” numri një i të kuqve shpehet se pas kësaj dosje të UEFA-s, Partizanit duhet që t’i jepet titulli kampion.
“Partizani e ka pretenduar titullin, pasi këtë të drejtë ia ka dhënë UEFA. Ka qenë ky institucion, që është qeveria më e lartë e futbollit në Europë, që hoqi Skënderbeun dhe futi Partizanin në Champions. Gjersa UEFA na njohu si të tillë, si kampion, tani i mbetet federatës shqiptare që të bëjë të njëjtën gjë”
Me tej Demi ironizon dhe Federatën Shqiptare të Futbolli e cila deri më tani ka heshtur për këtë skandal të trukimeve. Sipas tij kjo heshtje vjen pasi në Federatë janë ende të lodhur nga kampionati europian.
“Gjersa raporti është publikuar nga të gjitha mediat, besoj se edhe federata e ka informacionin e duhur. Kështu që ajo ka komisionet e duhura që duhet të marrin në shqyrtim çështjen dhe të vendosin. Mbase edhe kjo do kohën e vet, pasi ata janë të lodhur nga Kampionati Europian” tha Demi.
Gjithashtu presidenti I të kuqve u shpreh se sa të jetë ai në krye të Partizanit kjo skuadër nuk ka për tu bërë pjesë kurrë e këtyre pazareve të pista./f.b
E do gati me djersen e tjerve si perhere a..e duam partizanin oe oe oe