Fatos Klosi: Grushti i shtetit në ’98, Nano ishte në dijeni prej kohësh. Ja organizatorët

15 Shtator 2016, 10:10Politika TEMA

Në një rrëfim për Sot ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, rrëfen të pathënat e protestës së dhunshme të 14 shtatorit të vitit 1998.

Fatos Klosi tregon se kjo ngjarje ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme jo vetëm nga ata që e organizuan, por edhe nga vetë qeveria e asaj kohe, e drejtuar nga kryeministri Nano.

Klosi deklaron se Fatos Nano ishte në dijeni për puçin që po përgatiste opozita dhe ia mbathi nga frika para se të ndodhte grushti i shtetit, duke e lënë shtetin në mëshirë të fatit.

Ish-kreu i SHISH deklaroi se Nano kishte plan që të ikte në Itali, që në datën 13 shtator, por si përfundim u fsheh në Maqedoni.

Sipas tij, Nano e la shtetin në dorë të atyre që shkatërruan institucionet.

Fatos Nano u largua para grushtit të shtetit. Të gjithë ishim në dijeni se ata diçka do bënin, por nuk na i merrte mendja se do të arrinin deri aty sa të shkatërronin shtetin. Ikja e kryeministrit ishte vërtet një qëndrim shumë i rëndë për shtetin.

Askush nuk e dinte në Shqipëri se ku ishte kryeministri!? Nuk e dinte as Presidenti dhe as ministrat e tij. Nuk kishte pse kryeministri të shkonte aq larg, saqë mos ta dinte askush! Situata ishte e frikshme, por kryeministri mund të shkonte në Dajt ose diku tjetër. Që në datën 13, kryeministri donte të ikte në Itali, por iku në Maqedoni”, deklaroi Fatos Klosi.

Fatos Klosi rrëfen se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si indicie që opozita e asaj kohe të organizonte grushtin e shtetit kundër qeverisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

Vrasja e Azem Hajdarit u përdor si indicie për nisjen e grushtit të shtetit; u dërgua kufoma e të ndjerit Azem Hajdari në derën e Kryeministrisë.

Kjo ishte një ngjarje e organizuar kohë më parë. Nuk e di cili ka qenë qëllimi i vërtetë i kësaj ngjarje? Ndoshta për të treguar ja se çfarë mund të bëjmë ne me shtetin.

Ajo që ndodhi, më pas e tregoi se ishte një udhë pa krye. Sepse, çfarë do bënin të nesërmen? Kush do shpallej kryeministër? Ata deputetë që ishin në Kuvend të asaj pale që organizoi grushtin e shtetit, nuk mund ta ndërtonin shtetin ligjor. Edhe ata që ishin në pushtet, nuk ishin në lartësinë e detyrës së tyre”, u shpreh Klosi.

Fatos Klosi e kujton këtë ngjarje me keqardhje, pasi shteti u shkërmoq. Ish-kreu i SHISH thotë se grushti i shtetit u la në mes nga vetë organizatorët, pasi PD me deputetët e saj në Parlament nuk mund ta krijonin dot shtetin ligjor.

“Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë.

U shkatërrua shteti. Garda u përpoq ta mbrojë Kryeministrinë, por edhe Garda vetë u shkërmoq. Pati disa të plagosur. Organizatorët u futën nëpër zyrat e shtetit me dhunë. Askush nuk e kundërshtoi këtë organizim të dhunshëm. Policia u shpërnda. Organizatorët e lanë vetë në mes atë që kishin nisur.

Me siguri dikush iu tha: Po nesër çfarë do bëni? Ja i morët zyrat, çfarë do bëni, do t’i ndan i zyrat? Është e pamundur që në një demokraci të pretendohet të merret pushteti me grusht shteti. Ata që e patën shtetin në dorë nuk u përpoqën fare që ta mbronin. Është një ngjarje që të vjen siklet për ta kujtuar, qoftë nga njëra palë që e organizoi grushtin e shtetit, qoftë dhe për ata që duhet ta mbronin atë shtet”, tha Klosi.

16 komente në “Fatos Klosi: Grushti i shtetit në ’98, Nano ishte në dijeni prej kohësh. Ja organizatorët”

  1. Kimi says:

    Po, Nanon e permend me emer por ata qe e bene grushtin e shtetit, Berisha dhe kompani nuk i permend fare. A ke frike nga Berisha or tej!? Apo ke frike se te nxjerr Berisha te palarat. Izet Haxhia do te nxjerre te palarat e tua qe edhe ti ishe pjese e grushtit te shtetit. Eshte e pamoralshme te flasesh per grusht shteti kur detyra e jote si drejtor i SHIK ishte qe te paralizoje grushtine e shtetit se bashku me institucionet e tjera.

  2. Albanistani em I dashtum says:

    Lum ti dhe te gjithe pislliku komuniste e sigurims famekeq qe asnje nuk u var ne litar, prandaj ju lumte qe jetoni akoma.

    1. Namaz says:

      Po dava spiuni kshu flet ky gjithmone se kur isht nano dhiste ne breke ky horri

    2. tfgs1 says:

      Kllosi,nje fytire tipike shiiti i pacipe,mallakastriot frikacak e lyrash…………….mostra e dyte,shiiti i pabese K.Islami!

      1. Lugati says:

        I paske lone sunitat o kurva janulles meresh me shitat tashi..jasu palikari

        1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

          jo or beqir nuk i kam lene sunitet por shiiti eshte me i pabese se suniti,pasi suniti eshte nje liber i hapur dhe njifet boterisht per pafytyresine apo extremizmin e tij,shiiti eshte nje gjarper arab i fshehur pas gurit dhe duke u deklaruar si ”bektash” apo ”tolerant” mundohet te tregohet me i mire,kur de facto eshte i njejt me sunitin……………pune korrakesh te baba Mondit!

          1. ay qy says:

            Tfgs si e ke sumen sot mo Pisoglendi ?

  3. Lpl. says:

    Grudht shteti pa arme pa gjenerale populli nuk pen grusht dhteti , populli po rrezon qeverine me dhune por ky nuk eshte grusht shteti .Grusht shteti ishte 97 qe u sulmua ushtria dhe u armatosen luftetaret dhe oficere e kapterre u vune ne radhe kunder shtetit .14 shtatori ishte me shume irritim i turmave , per 97 partia socjaliste nguli kembe per amnisti sepse kishte shume shkeles ligji dhe atehere beri marrveshje se ndryshe nuk i leshonte armet dhe pozicjinet .

  4. Tralala says:

    Ky Klosi vdes per te dal ne ekrane, e s’thote asgje te re. Gazetari bythes thote SE Klosi thote te pathenat per 14 shtatorin. Njeriu mendon SE do thote ndonje gje qe e di vetem ai, per shkak te te qenit drejtor Ine Shish, po ne fakt ato qe thote i dine te gjithe.

  5. LORA says:

    Gjithcka qe thote prof.Klosi eshte e vertete.E then kaq,si sot,per mua eshte ne Kohen e duhur.Mendoj dhe besoj se ne vendin e duhur Fatos Klosi do te deshmoje tere te verteten e thekshme te ketij grusht-shteti.
    Por sot shtetit te shqiptareve i duhet urgjentisht permbyllja e reformes se drejtesise, per te vene edhe autoret e grushtit te shtetit te 13-14 shtatorit 1998 ne banken e te akuzuarve,,,me nje denim te pameshirshem,,,,,qe ky precedent te mos perseritet me ne historine moderne te shtetit tone.
    Ne fakt pas-nentedhjeta regjistron disa grushte shteti,me kryeautor yzmeqarin e Beogradit dhe lloj-lloj agjenturave te perbetuara antishqiptare.Ja pse dr.krimi po lufton me thonj e dhembe kunder reformimit te drejtesise,grusht bashkuar me taborrin e krimineleve dhe antishqiptareve qe e rrethojne.

  6. Une says:

    Asgje nuk na the , legen edhe ti je pjese e krimit , ne litar ..

  7. lush perpali says:

    po ti klos spiuni cfare bere per te mbrojtur shtetin?

    1. mirel says:

      Priste urdherin e vari k.rin kryeministrit.
      Nano pushti ja mbathi me keq se kurvat

  8. PANDO says:

    E si thote Nano duhet te shkonte ne ndonje vend qe ta denim ku ishte ??????????????????
    qe nekuptohet se po ta dinin Nanon ku ishte edhe mundet ta kishin vrare ???

  9. landi says:

    O mashkull qe firmos me emrin Lora…Fatos Nano eshte ai qe dihet, por ketij Klosit, imoral dhe intrigant, i tregoi vendon, se ky llafazan e kishte postin nga Rexhep Mejdani…nje fizikan u katapultua ne krye te sherbimeve inteligjente! Shikoje sot, tere diten ne gazeta dhe televizione…
    Po ti, Lori(a), qe dredh zinxhirin e ripjelljes, cdo dite kete pune ke…komentet…punet ne shtepi i ben Lora e shkrete, ajo e verteta!

  10. taku says:

    Saliu i Shiqeres dhe i Vukut e shkerdheu Tos Marmallaten per here te dyte – nje here e rrasi ne burg dhe heren e dyte e qeroi nga zyra e kryeministrit.

    Shqiptar legen i pervujtshem historik ne vjen me ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje