Pamjet e një vullnetari të “Helmetave të Bardha,” i cili nuk i ndal dot lotët pasi ka arritur të shpëtojë të gjallë një foshnje nga rrënojat, janë duke bërë xhiron e rrjetit.
Pas bombardimeve nga ajri në qytetin Idlib, mbetën vetëm rrënoja dhe trupa njerëzish pa jetë, ndërsa “Helmetat e Bardha” kërkonin prej katër orësh, duke humbur çdo shpresë se do të arrinin të shpëtonin qoftë edhe një person të vetëm.
Por, mrekullia ndodhi kur ata gjetën të gjallë një foshnje, të mbetur mes tavanit dhe dyshemesë së shtëpisë së saj. Vullnetari, i cili e nxorri nga rrënojat dhe e shoqëroi drejt ambulancës, nuk arriti t’i përmbante lotët, ndërsa pamjet e tij me foshnjen në krahë janë shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.
“Helmetat e Bardha” janë një nga grupet e nominuara për çmimin Nobel të paqes, bashkë me banorët e disa ishujve grekë, të cilët ndihmuan emingrantët sirianë që mbërritën aty.