Andi Bushati, një mbështetës i fortë i Ben Blushit, ka marrë në mbrojtje këtë të fundit, pas publikimit të dokumenteve se ai është i pari që ka firmosur si ministër në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, për importin e mbetjeve.
Bushati shkruan se lajmi është një mashtrim i nxitur nga Rama.
Sipas tij, Blushi është një nga politikanët më koherentë në Shqipëri, dhe problemi i tij i vetëm është se ka qenë pjesë e PS-së.
“Si një nga ata që e njoh nga afër Blushin, që e kam parë si kryeredaktor të “Koha Jonë” të ndeshet me pushtetin e “duarve me gjak” të Berishës, apo si ministër, të kundërshtojë shefin e partisë dhe të qeverisë, për ti dhënë firmën e kandidimit Edi Ramës, kam ruajtur gjithnjë mendimin se ai është një nga ata të rrallët politikanë që përpiqet të sintetizojë me koherencë ato që mendon me aktet që ndërmer.
Me sa duket kështu ka ndodhur edhe këtë herë.
Por, këtu problemi nuk është tek Blushi. As tek integriteti i vet personal. Ai po paguan me një çmim të lartë raportet që ka pasur me partinë ku militon prej 20 vjetësh dhe me liderin e saj që nuk di të rikthejë të njëjtin standart që ka marrë në këmbim.
Këtu halli edhe një herë më shumë, është mes nesh, gjithë shqiptarëve, në raportet që kemi me pushtetin, me gjithfuqishmërinë e liderit dhe me lakejtë që hidhen për mbrojtjen e tij me çdo çmim”, shkruan Bushati.
Sipas tij, sulmet që po i bëhen nga PS Blushit, janë si ato që bënte Berisha ndaj kundërshtarëve:
“Pak a shumë, ajo që po ndodh sot me Blushin është një përsëritje e shëmtuar e skenave më brutale që regjimi i Berishës ka prodhuar në sulmet kundër Pashkos, Cekës e të gjithë mocionistëve të tjerë (1993).
Është e njëjta fabul që u replikua në akuzat e ndyra ndaj Azem Hajdarit si themelues i PD-së apo Eduart Selamit si kryetar i radhës i saj.
Të gjithë këta, kritikë të udhëheqësit, janë fshikulluar në mënyrat më të poshtra, janë nëpërkëmbur me mjetet më brutale, janë bërë pre e një makinerie shpifjeje dhe denigrimi që mund ta vënë në punë vetëm regjimet diktatoriale.
Gjithnjë në këto 25 vjet, janë gjetur komsomolas të devotshëm, gra në kërkim të mashkullit superhero, media të përdala, që e kanë parë të keqen tek “armiku i partisë”.
Tani, pas aktit të tij të fundit, radha po i takon Ben Blushit.
Dhe sipas të gjitha gjasave, kryqëzata kundër tij e nisur me rugaçët e mitingut të Elbasanit do të vazhdojë.
Sepse ajo është një frymë e mbarsur nga vetë lideri i Rilindjes.
Ajo është një provë më shumë se është i njëjti Edi Ramë që frymëzon ata lakej. Eshtë i njëjti që i quan ambientalistët “sharlatanë”, që i denigron kundërshtarët “pleh”, që frymëzom gazetarët e tij të shkojnë e të provokojnë mitingjet e shoqërisë civile, apo që nxit mediat e kontrolluara të botojnë gjysëm të vërteta.
Kjo pra, pikërisht kjo frymë dhe kjo mendësi, që po rikthehet si në kohët më të trishta të regjimit të Berishës është lajmi i keq i kryqëzatës kundër Blushit.
Gjithçka tjetër në raportin mes tij dhe socialistëve ka shumë më pak rëndësi.
Ai vërtet mund të ndihet i fyer, i prekur dhe i lënduar se një bandë servilash po e largojnë përdhunshëm nga partia ku hyri dy dekada më parë, por ama, për një gjë ka të drejtë të jetë i lehtësuar. Ata po i vërtetojnë predikimin e tij se çdo ditë që kalon po i bën më të ngjashëm ramistët e sotëm me berishistët e djeshëm”.
ti je me gomar se blushi.
Nje cope idiot Bushati. Pse vetem ata te vjetrit e Ps-se ja thone Blushit “ish minister” per ato qe ka bere? vetem ata i thone se Blushi eshte dembel, merret vetem me librat e tij dhe eshte “i fundmi mohikaneve” nga ata si Kastriot Islami me shoke? Po qytetaret çfare i thone BLushit shoku Bushat? I lexon ti, i degjon ti dhe ku i degjon ne ç’lokal? Prandaj, behu pak me serioz, por dhe i besushem se ti shkruan per Blushin ato qe ne i dime me mire nga ti dhe nuk eshte Blushi ky qe shkruan ti, por ai qe dime ne. Blushi, perfundimisht nuk e realizoi dot amanetin e Fatos Nanos.