Analisti Blendi Kajsiu shkruan sot se votimi i te enjtes se kaluar ne Kuvend per ligjin e plehrave tregoi se Shqiperia e ka humbur kryeministrin e saj por edhe opoziten.
Sipas tij, Rama sot eshte kryeminister vetem i 63 deputeteve qe votuan pro ligjit, ndersa vendi eshte edhe pa opozite, teksa kjo e fundit i ka marre shoqerise civile referendumin.
Ne shkrimin me titull “Shqipëria humb kryeministrin por gjen vetveten”, Kajsiu shkruan se ka nje perpjekje si te qeverise ashtu edhe te opozites per ta konsideruar te vdekur protesten e shoqerise civile.
“Në momentin që Edi Rama firmosi importin e plehrave Shqipëria humbi kryeministrin e saj. Nga kryeministër Rama u kthye në shërbëtor të atyre interesave të ngushta që dje i kish etiketuar mafioze. Natyrisht Rama mbetet kryeministër i atyre 63 deputetëve që votuan pro importit dhe sidomos i Eduard Shalsit. Por këta nuk kanë rëndësi pasi as vetë Rama nuk i respekton.
Ajo që ka rëndësi është se Rama sot nuk është kryeministër I socialistëve të thjeshtë pasi këta ndihen të turpëruar nga mënyra se si ai e drodhi fjalën e dhënë publikisht tre vite më parë. Rama, kuptohet, nuk është as kryeministër i demokratëve, pasi ai sot ai aprovoi importin e mbetjeve për të cilin dje akuzonte Berishën si mafioz.
Por mbi të gjitha Rama sot nuk është kryeministër i shqiptarëve përtej PSsë dhe PDsë të cilët me vendimin e importit të mbetjeve i tradhtoi në jetën dhe dinjitetin e tyre.
Me vendim e Ramës për të importuar plehra shqiptarët humbën edhe opozitën që na fakt ka kohë që nuk e gjen veten. Nga njëra anë PDja në vend që ta fshehë Berishën sa më larg syve të gjindjes na e nxjerr përballë Ramës si kryekritik të importit të plehrave.
Nga ana tjetër në vend që të përdorë numrat dhe aksionin politik në Kuvend për të ndalur importin e mbetjeve, PDja uzurpon nisma si referendumi, nga të paktat instrumente që i mbeten shoqërisë civile për tu përballur me pushtetin.
Paradoksalisht humbja e përfaqësimit politik po i ndihmon qytetarët të gjejnë zërin e tyre. Tashmë zemërimi dhe protesta qytetare nuk mund të kanalizohet dhe sfumohet në debatet shterpë PDPS, apo Rama-Berisha.
Pavarësisht përpjekjes së kordinuar të mediave qeveritare dhe opozitare për ta vdekur cdo protestë qytetare brenda pseudodebatit PDPS nëpërmjet të cilit Rama dhe Berisha mbajnë njëritjetrin në politikë. Vetëm me një opozitë të diskretituar si Berisha mund të kemi një kryeministër skandaloz si Rama dhe anasjelltas.
Shqiptarët tashmë kanë kuptuar se ata nuk janë të destinuar t’ia delegojnë vendimmarrjen mbetjeve politike në pushtet apo opozitë. Në rastin e armëve kimike ata mësuan se janë të aftë të ndalojnë politika që prekin dinjitetin dhe jetën e tyre. Edhe kur pas këtyre politikave qëndronin fuqi dhe interesa të mëdha. Edhe kur analistët u thonin se protesta ishte e humbur.
Edhe pse mediat u përpoqën ta banalizojnë protestën e tyre qytetare si sherr mes mbetjeve politike ne pushtet dhe opozitë. Për herë të dytë sot mijëra shqiptarë dolën për të protestuar me zërin dhe dinjitetin e tyre, jo me siglat partiake dhe as me premtimin e një vendi pune.
Ndaj protesta e 1 Tetorit organizuar nga AKIP dhe shoqëria civile ishte një protestë madhështore, pavarësisht përpjekjeve mediatike për ta injoruar.
Aty dolën të protestojnë njerëz të lirë dhe me dinjitet, jo shërbetorë të krimit, pushtetit apo shefit sic kemi boll në politikë, media dhe opozitë. Ndaj sot Rama është nervoz, i irritur dhe i friksuar. Ai e di se 1 Tetori është vetëm fillimi i revoltës shqiptare. Ai e di se përballë kësaj revolte nuk e shpëton as biznesi, as mediat që kontrollon dhe as opozita e Sali Berishës.
Përballë revoltës popullore ai do mbetet gjithnjë e më i vetmuar në shoqërinë e Eduard Shalsit”, shkruan Kajsiu.
Sa keq per kete “analist”qe vetem servilin e sherbetorin ka bere tere keto vite ndaj PD e ne vecanti ndaj Berishes! Fjale,fjale e vetem lugesi ne to! Ti z.analist shko buseco nji gere te vetme me pronaret e riciklimit,studio mire ligjin e votuar dhe analizo strukturat kontrolluese paraj konkludo. Je i semur zotni! Je servil! Nje pyetje kam une! Nuk te dhembe mezi duke qendruar tere jeten i perkulur!?
Kajsiu ishte nder shkrimtaret me kritik me qeverine Berisha o injorant i Meros. Ishte nga ata qe nuk e akuzonte vetem se ishte nga Tropoja, po e akuzonte per modelin klientelist ekonomik qe kishte ndertuar. E akuzonte per parime, e prandaj sot e ka kollaj te flase po per ato parime.
anaaaaal…….ist si ky dhe zheji po ka shume plera shqiperia qe duhen djegur nga mediat
Kajsi kush je,ke perfaqeson,dhe si mundesh e flet ne emer te gjithe shqiptarve!Ik dhe hidhi nje sy ligjit se kam pershtypjen se nuk e ke lexuar akoma,ju qe bertisni dhe shqyeni ne emer te popullit thjesht po mundoheni te promovoni vetem per te nesermen per nje vend ne politike,nese do ta kishe lexuar ligjin ndoshta do ndryshoje mendje per kryeministrin,por nuk mund te ndryshosh mendje per te ardhmen tende drejt rruges se mutit asaj te politikan-beresit.
Me duket nje shkrim me llogjike te forte bindese.
U befte si thote kjo pena,pa tjeter e komanduar nga mendia e tij atdhetare; Bledi Kajziu.
E pershendesdhe e uroj, paste mbeshtetie.
Dashamiresi . D.
Bir Selmani nenes ke te qaje me pare ……!!!
Edi Rama rezultoi nje kryepleh ose nje kaposh ne maje te plehut!