Rrëfimi i nipit të Qazim Mulletit: Xhaxhai im e ka mbajtur me bukë Enver Hoxhën në Paris, por më pas…

7 Tetor 2016, 11:41Politika TEMA

Nga Bardha Nergjoni

Tirana dhe Shqipëria i ka një borxh të madh familjes Mulleti dhe ka gjasë që shkaku të ketë lidhje pikërisht me komedinë e famshme “Prefekti”.

Nipi i ish-prefektit të Tiranës thotë se kjo ishte një hakmarrje e Enver Hoxhës ndaj xhaxhait të tij që e mbajti në Paris kur ai vazhdonte shkollën. Në komedinë e shkruar nga një anëtar i lëvizjes në kohën e luftës, Qazim Mulleti vihet në lojë duke përfaqësuar një njeri të prapambetur dhe në një nivel të ulët intelektual, aq sa edhe sot shprehja e “O Qazim more Qazim puna jote aferim….” vazhdon të jetë në kujtesën e shqiptarëve. Për autorin e libretit të komedisë, familja Mulleti ka mllef pasi ka qenë pikërisht ish-prefekti që e ka shpëtuar nga vdekja pasi Besim Lëvonja ishte arrestuar gjatë kohës së luftës. Tanush Mulleti ka shumë për të treguar për pasojat që patën si pasardhës të Mulletëve, por mbi të gjitha kërkon që shqiptarët ta njohin ashtu siç ishte Qazim Mulleti dhe jo ashtu siç e transformoi komunizmi.

“Babai im e ka pasur vëlla dhe kujdestar Qazimin pasi ai është kujdesur shumë për të qysh kur i vdiq vëllai. Me largimin e xhaxhait, babai nuk u largua asnjëherë nga vendi. Edhe pse u betua se nuk do të merrej me politikë, kjo nuk e shpëtoi nga internimi e burgosja derisa vdiq në spitalin e burgut të Tiranës. Nënën e internuan në Kavajë dhe qëndruam deri në 59-ën kur edhe  na lejuan të iknim në Shkodër. Na morën të gjithë pasurinë. Edhe një pjesë që na e kishin lënë, e shtetëzuan në kohën që ishim në internim. Mulletët themeluan Tiranën, e megjithatë asnjëherë nuk u vlerësuan për kontributin e tyre edhe tani që jetojmë në kohën e demokracisë. Jo vetëm që nuk u vlerësuan por i morën të gjithë pasurinë e nuk pati asnjë gjest mirënjohje për kontributin e tyre. Madje i bënë të dukeshin qesharakë dhe pa shkollë, si në rastin e komedisë Prefekti.  Për këtë komedi ka një koiçidencë interesante, pasi Qazim Mulleti e ka shpëtuar nga pushkatimi Besim Levonjën. Besimi në atë kohë ishte i angazhuar në sekretariatin e rinisë së lëvizjes dhe kushurira jonë, vajza e Mytesim Këlliçit ndërhyri që ta lironin e xhaxhai i la të lirë. Janë disa raste kur vihet në lojë prefekti i Tiranës. Ata i janë përshtatur komedisë “Revizori”, por nuk duhet të kishin dalë me emër e mbiemër. Kështu ia shpërbleu Tirana prefektit të saj që ka bërë shumë për Tiranën. Shumë objekte, bulevardin, ujësjellësit madje dhe VC-të e nëndheshme si në Paris, Tirana i ka nga xhaxhai im Qazim Mulleti”, thotë i nipi, Tanushi.

Si reagoi Qazim Mulleti kur mësoi për komedinë “Prefekti”?

Në kohën e shkrimit të libretit, Qazim Mulleti ishte gjallë dhe jetonte në Romë. Ia dërguan dhe u njoh me tekstin e komedisë. Reagimi i tij ishte mjaft interesant. Ai u shpreh: “Më paskan bërë nder pasi më kanë bërë të përjetshëm”.

Si shkoi çështja e pronave për familjen Mulleti?

Me ligjin e parë të pafajësisë në fillim të viteve 90-të, babait i takonte t’i merrte të gjithë pronat. I paraqita në atë kohë dokumentet aq sa kishim pasi tapi e dokumente të tjera nuk rezistuan dot nga internimi e burgosja. Besova se do na ktheheshin. Vetëm vjet e kam marrë shtëpinë. Në vitin ‘98 kemi marrë dyqanet , një pjesë të tyre kuptohet . Vazhdojmë nëpër gjyqe, nëpër hipoteka për pronat. Nuk do ndalemi deri në gjykatën e Strasburgut dhe kostoja do të jetë e madhe për shtetin shqiptar. Familja e parë e Tiranës u godit më fort se të gjitha. Mendoni: ia mora pronën komunizmit me ligjin e pafajësisë, ndërsa në demokraci do të detyrohemi t’i drejtohemi organeve ndërkombëtare për të fituar të drejtën tonë.

Kur thoni Mulletët themeluan Tiranën por nuk u vlerësuan asnjëherë, çfarë nënkuptoni?

Familja Mulleti ka qysh në 1604 në Tiranë. Sulejman Pashë Mulleti themeloi Tiranën si qytet, por pak e dinë këtë gjë.  Më vjen keq që është bërë një monument si dordolec me qeleshe. Ai është pasha dhe si i tillë duhej vlerësuar edhe me këtë monument. Është e dhimbshme pasi sheshi është quajtur “Sulejman Pasha”, por vetë monumenti është vendosur me kurriz nga sheshi. Nëse pyesim njerëzit askush nuk e bën lidhjen me themeluesin e Tiranës. Ndërkohë varri i tij është zhdukur. E dini se poshtë “Ushtari i Panjohur” ndodhet varri i Sulejman Pashës. Në çdo  vend të botës themeluesin e nderojnë dhe varrin e tij e ruajnë. Vetëm në Shqipëri shkatërrojnë varre, dëmtojnë identitetin dhe nuk vlerësojnë figurat që kanë kontribuar.

Si përfundoi bashkëshortja dhe djali i vetëm i Qazim Mulletit?

Qazim Mulleti u largua për tu kthyer sërish dhe la bashkëshorten me djalin këtu. Ata pësuan të gjitha pasojat nga komunizmi. U internuan dhe jetuan mes vështirësive. Gruaja Hajria vdiq në interrnim ndërsa djali i tij i vetëm, Reshiti nuk u martua dhe vdiq para 10 vjetësh, natën që hyri në shtëpinë e vet. Ai bashkë me të ëmën, veç internimin jetuan edhe poshtërimin e Qazim Mulletit. I biri ishte në shkollë kur doli komedia dhe të gjithë ia bënin me gisht si të birin e njeriut të prapambetur kur Qazim Mulleti ka qenë i shkolluar, njohës i 9 gjuhëve të huaja, kontribues për kombin dhe për zhvillimin e Tiranës.

Pse u vu në lojë Qazim Mulleti?

Komunizmi e kishte si objektiv vënien në lojë, uljen dhe krijimin e urrejtjes ndaj të pasurve. Xhaxhai im e ka mbajtur me bukë Enver Hoxhën kur ai ishte në Paris. Ai kishte një restorant në vendin e kulturës dhe Enveri ka qëndruar tek xhaxhai im në këtë kohë. Ai e njihte shumë mirë kush ishte Enver Hoxha dhe kjo nuk i pëlqente diktatorit. Kështu gjeti mënyrën për ta ulur e për ta diskretituar duke përdorur një vegël të tij si Besim Lëvonja që shkroi libretin fyes. Qazim Mulleti shiti pasurinë e tij në Paris e në Vjenë duke u kthyer në Shqipëri. Erdhi me qëllimin për të bërë Shqipërinë, por pikërisht kjo i hëngri kokën. Meritat e tij janë të shumta dhe nëse ia mohojmë do të jemi gjithmonë të mallkuar.

Qazim Mulleti njihej si fannolist. Pse Qazim Mulleti i shkroi Nolit pas vendosjes së sistemit monist?

Xhaxhai i shkroi Fan Nolit kur ishte në Itali aty nga viti 1946. Në atë kohë Enver Hoxha po përdorte Nolin por realisht miqtë e tij po i vriste dhe dënonte. Në një letër që e disponoj, xhaxhai i shkruante të reagonte pasi diktatori po shfaroste shokët e tyre dhe po ndërton një shtet terrorist. Qazim Mulleti është i pari që e përdori këtë shprehje dhe vërtet ashtu ndodhi me sistemin komunist.

Kush ishte Qazim Mulleti

Qazim Mulleti lindi në vitin 1895 në një familje tiranase. Pasi mbaroi Zosimenë në Janinë, kreu studimet e larta ushtarake në Gallatasaraj, Stamboll (Turqi), ku u dekorua me medalje ari, për të vijuar më pas dy vitet e fundit të studimeve në Vjenë.

Fare i ri ai ka shoqëruar patriotët e njohur në ngritjen e flamurit në Tiranë më 1912, ndërsa pak kohë më vonë u vu në krye të rinisë fanoliste. Qazim Mulleti ka qenë një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Më 1919-1920, tiranasi u bë komandant i forcave vullnetare në luftën kundër serbëve. Si delegat i zgjedhur në Kongresin e Lushnjës për 4 vjet ka qenë deputet në Parlament. Në vitin 1924-1925 emërohet si prefekt i Matit. Pas Revolucionit të Qershorit dhe rimarrjes së pushtetit nga Zogu bashkë me 500 vullnetarë, Qazim Mulleti ikën në Vlorë, Bari, Zarë të Kroacisë për t’u vendosur në Vjenë. Në vitin 1931 bashkë me Ndokë Gjeloshin dhe Aziz Çamin i bëjnë atentat mbretit Zog në Operën e Vjenës. Dënohet nga gjykata për këtë vepër me 6 muaj burg, ndërsa shokët e tij me burg të rëndë, duke u shpallur non grata në Austri. Qazimi shpërngulet në Francë ku bashkë me të vëllain hapin një hotel-restorant, duke u bërë njëkohësisht kryetar i shoqatës së emigrantëve jashtë shtetit. Në muajin korrik të vitit 1939 disa muaj pas largimit të mbretit Zog, Qazim Mulleti kthehet nga emigrimi, ndërsa në Durrës e presin me dhjetëra njerëz të njohur.

Tesheshi.com

40 komente në “Rrëfimi i nipit të Qazim Mulletit: Xhaxhai im e ka mbajtur me bukë Enver Hoxhën në Paris, por më pas…”

  1. razo says:

    Ky nipi i Qazimit te gjej kohe te pij nje kafe me nipin e Zogut… Se qenkan te dy njeri me loqe se tjetri.

    1. defrim says:

      Pjelle e Enverit je o Razo?

  2. aristoteli 0oo says:

    ai ishte krahu I djatht I musolinit n tiron mer!
    prisni edhe ca se do vij koha qe edhe hitleri do dali burr I mir,me shkoll,artist pikturist,luftetar,poliglot,orator,ndertues autostradash gjermane,ideator I vetures Breshka VW. mbeshtetes I porshes,njeri I popullit dhe masave te gjera dhe jo per eliten sepse mendonte per popullin.
    vrau dhe denoj ca kriminela komunista bythqira tradhtare…te pafe…
    tamam jezu krishti mo!!!
    kshtu do dali ne historin e ardhshme hitler sopata

  3. Tironsi says:

    Po qe nuk ka bythe te rrish, ose me sakte te kesh dy bythe nje ta mbash e nje ta cash, sic thote populli. Shi car beri kryekomunisti sali berisha, felliqesira i konvertuar ne demokrat, i ktheu pronat familjes se tradhetarit zogoll, ndersa familjes se nderuar te Q. Mulletit i la te sorollaten sot e kesaj dite gjyqeve te botes.

  4. tironaime says:

    Ik palle se te paska ngel ora para 70 vjetesh!
    I bie qe te jesh cuni i xhajes se Shitit apo jo?
    Po mburresh me xhajen qe e sollen pushtuesit ne pushtet, per te mor prona ne zemer te Tiranes. Ku i gjeti gjithe ato para nje zyrtar per te blere prona ne qender te Tiranes, apo ja dhuruan pushtuesit per shperblim?
    Sa per ate qe paskeni themeluar Tiranen ne kohen e pushtimit turk, qe nderruat qeleshen me feste, per ti shkelur shqipetaret ne emer te sulltanit, propozoj personalisht qe t’ju sekusestrohen te gjitha pronat qe jane grabitur ne kurriz te popullit tiranas.
    Ik e meso ndonje zanat qe te punosh o legen, o dumbabist, o parazitet shekullore te ketij populli, qe paskeni mbajtur edhe Enverin me buke!

  5. joel shkodra says:

    Por, sado qe u mundua autori me ate komedi. nuk mundi ta nxjerre injorant Prefektin, perkundrazi, ai eshte i pari qe e kupton rrezikun e komunizmit dhe lufton me injorancen e atyre qe e rrethojne dhe qe nuk e kuptojne ate rrezik.

    1. ec aty says:

      Ca thu mor DEBIL! Komedia eshte nje nga veprat me fantastike ne artin teatral shqiptar! Mjafton ajo komedi qe injoranca e Mulletisteve ka kaluar perfundimisht ne histori! ju nuk keni asnje shanc ta ndryshoni historine,sepse ate e kane bere fitimtaret ?

  6. Azio says:

    A ka mundesi ti nipi I Qazim Mulletit,te na tregosh pak per sherbimet qe xhaxhi yt I ka bere pushtueseve nazi-fashiste gjate luftes nac-clirimtare, dhe si I ka trajtuar komunistet duke ja lene ne dore pushtueseve duke I futur neper burgje e duke I vrare e torturuar ne menyre cnjerzore?
    Pastaj ulemi e bisedojme per meritat ne thonjeza te xhaxhait tend bastard.
    Une qe po te shkruaj ju njohim mire ju si familje agallaresh te katundit Mullet.
    Mos pretendoni qe ju krijuat qytetin e Tiranes.
    Kete qytet ta dish mire ti dhe te tjeret e krijoi Sulejman Pasha i cili ishte me origjine shqiptare dhe ne ndrim te krijimit te Tiranes ndertoi edhe xhamine qe mban sot e kesaj dite emrin e ti.
    Keshilla ime per try eshte:mos genje se genjeshtra jeton vetem 40 dite pastaj i del kallaj.

  7. Tironci says:

    Une qe po ju shkruaj e njof mire familjen Mulleti, bile i kemi edhe tanet, si dhe Shitin e shkrete e kam takuar kur erdhi nga internimi.
    Shume u tall dulla me burrat e Tirones , u tall se kishte frike, dhe donte ti ulte e ti poshteronte qe njerezit te mos i shkonin me pas, pra tja humbte reputacionin, e te behej vete , dhe vetem ai te kishte reputacion tek Tironcit. ky ishte qellimi i dulles kur dihet boterisht qe baba i tij e mbante familje me lemoshe apo duke fal te tjeret ne ermer te hallaut.
    Sa per t`ju informuar, kur dilte Qazim Mulleti ne Tirone dridheshin te gjithe legenat komuniste se i shkonte mendja se mos ndermerte ndonje represalje kunder tyre, ndersa ne ate teater e tallin, ata ishin dhe do jene gjithmone bythqira komuniste qe nuk kane lene gje pa vjedhur neper shtepite e Tironcave.
    Edhe nje Informacion tjeter, aty tek pazari i ri perballe mobilerise ka qene nje shtepi me cati me tjegulla, ne kohen e demokracise u prish per ndertim me sa di une, por ne kohen e dulles ka qene nje plakate , ku shkruhej se ne kete shtepi ishin strehuar ne kohen e luftes komuniste etj. E verteta eshte se kjo shtepi ka qene e Qazim Mulletit, dhe ky ja kishte lene me qera Bahri Omarit ish minister i qeverise ne kohen e Zogut dhe Italise dhe dulla e kishte kunat , burrin e motres qe mbas luftes e pushkatoi. Ne kete shtepi pasaniket e Tirones shkonin dhe lunin kumar , pra bixhoz dhe dulla shkonte aty dhe ju servirte caj apo kafe , pra sherbente si kamarrier per ndonje kacidhe. E kuptoni se cfare do te thote kjo, sikur te dilnin keta dhe t`ja nxirrnin dulles keto histori?, prandaj edhe ai i vrau dhe burgosi te gjithe qe te mos i dilnin se cfare legani kishte qene dhe ishte.
    Sa shkolle kishte Qazim Mulleti, s`kishin te gjithe komunistet legena fshatare qe kishin zbritur nga malet ti mblidhje se bashku me gjithe dulle mendoni se dulla vetem 2 vjet qendroi ne France se e perzune nga shkolla, shkollen ja paguante shteti qe shante dulla i kishin dhene burse nga kunati i tij Bahri Omari, ndersa dulla e pushkatoi.. Pra kjo ishte shkolla e leshit qe kishte dulla
    Mendoni vetem nje gje sa te pabese ishin , Tironcit i mbajten me buke , ata i futen plumbin, cfare pret mo.

    1. Lugati says:

      O mik tironc mo u lodh kot me kta fara komunistash..kan byth kto me zone me goje qazim mulletin me fol me kto lodhesh kot

    2. tralala zura nje gale says:

      E mre katnara,u kujtut me thone se ju kane zmadhu brimn e sumes e!? Ene pse po qaheni iher,se s’po e mur vesht njeri, cere doni me thone? Iher thoni se kamunistat kishin fryke prej Qazim Mlletes,masanej thoni se i kane bo padrejtsina t’mdhoja atinaene e kon persekutu! Ene trim ene bythqim nuk bohet!!! Nashti mblidhni radaken mer manalla,ene majeni vath n’vesh : POPLLI I TIRONS KUQE KA QENE ENE OSHT POPULL PATRIOT ENE I KA DASHT BIJT E VET KAMUNISTA,NERSA BEQIRAT KOLABORACIONISTA SI JU I KA SHKERDHY N’TAJARE!
      Ju dhem suma e,nji ashtu ka per t’ju dhimt gjith jetes ju kolabaracionistave t’felliqte ene lapangjoza! Se si i thone muhabetit,ju hap iher suma nga kamunistat ene ju bo tynel,nashti kalo kush t’ket qejf aty lale! Hajt me krah t’leht,ene me durim se kjo pune ka pase vetem fillim (1944),por s’ka kurre marrim … ?

  8. sala says:

    i kam njohur personalisht gruan e qazimit dhe Hajrien dhe djalin e Qazimit”” Reshiti” . kane jetuar ne Saver Lushnjes si te internuar ,me daljen e komedise ne skene SHITI djali Qazimit nuk ka qene ne shkolle por ne Saver ,ka qene njeri i mbrekullushem dhe i komunikushem ,nuk shikohesh si djali i Qazimit dhe ta ironizonin ,kishte shoqeri me te gjithe banoret e Savres ,biles ishte dhe shume shakaxhi.,nena e tij Hajria ishte plake dhe nuk para dilte shpesh here per te psonisur, me ato merresh SHiti. Mbasi pa komedine Shiti thoshte se”shumica e ketyre qe jep komedia jane genjeshtra”por nuk e prishte terezine ..qeshte me keto

  9. Pellazgos says:

    Populli shqipetare,si komunistet ashtu edhe ballistet pse duhet te hiqen se luftuan per Kombin dhe bashkepunetoret me fashistet si Gjermane apo Italiane?
    Po ka colaboracioniste me te poshter se keta qe jo vetem ndruan cdo gje Kombetare qe nga emrat Sulejman,tituj Pasha per sherbim te zellshem per pushtuesin Osmane,kur te tjeret qe mbajten identitetin Orthodoks,Greke sigurisht si emrat Feja Greke per 1000 vjet Bizant,kulture Greke.
    Prandaj urrehet Greku edhe ata qe mbajten gjakun me te paret dhe nuk u trazuan me krush-qira me Osmanet por kur erdhi puna luftuan me vellezerit Greke kunder Osmaneve dhe Sulejmaneve qe donin ta mbanin gjalle.
    Shqipetare do te thote njeri pa komb,pa histori i pabese si Hoxha qe te pickon kur e ndihmon.
    Qazim apo Sulejmane mund te quhen shqipetare myslimane, por pyetja eshte kur lufton kunder interesave kombetare me pushtuesin,ben krush-qi me Osmanet,se te tjeret Orthodokset nuk u ngateruan,i thone 500 vjet,nuk e di se cfare lidhje kane keta me Ilyret.Po te kishte gjuhe shqipe do shkruanin apo hapnin shkolla dhe mos te genjejne veten se i pengoi Turqia.
    Ali Pasha pse donte te shkeputej nga Turqia dhe te krijonte nje shtet Greko Shqipetare kur “Janina “ishte me shumice shqipetare?
    Edhe Ismail Vlora qe e kishte gruan Greke e helmuan se thuhet qe donte te krijonte she Konfederate Greko Shqipetare dhe dilte kunder interesave Turke dhe Italiane.Pse quani Terezen shqipetare dhe djemte niperit dhe sterniperit e gruase Ismail Vlores nuk jane Gteke?

    1. yp Xhixhi says:

      Ti qenke per gjynof o Pisoglendi ?

  10. QYTETAR I BOTES says:

    SHKO ME TIRONCI TE SHKERDHEFSHA FAREFISIN, TE THEM ME GJITHE RESPEKTIN. CFARE DO TE THOT” E MBAJTEN ME BUKE” , PER MIRENJOHJE PERSONALE DEMEK PER INTERESA PERSONALE TE MOHONTE INTERESAT PUBLIKE THUA TI KESHTU E KONCEPTON NJE QEVERISJE,???? SHKO MER PITHMOTER INJORANT. EDHE NQS E KANE MBAJT ME BUKE ATHERE U DASHKAN ZHVARROS U DAHSKAN PUSHKATU DHE NJEHERE NGA E PARA KELYSHAT E KURVES QE NA E PASKAN BERE DHE PESHQESH KOMUNIZMIN DUKE E MBAJTUR ME BUKE ( EDHE PSE NUK E DININ QE DO ET BEHEJ KOMUNISTE, E KUPTOJ) POR QENDRON FAKTI QE PASKAN MBAJT E BUKE ( SKA RENDESI E DININ SE DININ HIC FARE, FAJI NGELET ) KESHTUQE PER PASOJE DUHEN ZHVARROS DUHEN SHKERDHU DHE DUHEN VARROS PRAPE. U SHKERDHEFSHA RRACEN NJEREZ INJORANT TURQ NGA INTELEKTI. PTUUUU FARE E KEQE. DONI DHE PRONA JU MOTERQIRA QE JUA DHA TURKU DHE ITALJONI. PRONAT TE SHITEN DHE LEKET TI KALOJNE MINISTRISE EKONOMISE QE TE INVESTOHEN PER TE MIRE PUBLIKE, KJO EHSTE ZGJIDHJA !!!!

    1. Lugati says:

      O qytetari botes pse e sha ka robt ca t ka bo qi sha kaq rond..ka fol menimin e vet po ju komunistat spranoni menime tjera vetem te jujat alla enver hoxhist

  11. Lal Prenga says:

    Prej 1992 e deri me sot, vazhdon tragji-komedia e prones!
    Mjafton kaq per te hap nje kamp pune te detyruar jo vetem per lideret e partive por dhe per ata te cilet i mbeshtesin!
    Nuk behet vendi me lidere te lindur ne fshatra , te rritur me bageti e sot tu japesh pasurite e vendit ne dore!
    Shqiperia do bente ndryshime rrenjesore e pozitive sikur tu hiqte te drejten e votes njerezve te lindur ne fshat e sidomos te drejten e zgjedhjes!
    Mjafton te shikosh shqiptaret ne emigrim , fshatare e qytetare duket sikur vijne nga dy planete te ndryshme!

  12. a.d. says:

    te jap shume te drejte otironci im ene un jam tironc puro Qazim Mulleti ka qene burre i mencem dhe zemer mire po kujt tja thush krtyne hajnave qe kon qeveris nga 45 deri ne 2016 jan hajdut kriminela drogaxhi e te gjitha te zezat pse nuk nuk provoni ta morin pushtetin nje grup qytetaresh prej TIRONE dhe ta shohim si do ta kthejne SHQIPNIN do bohet si perendimi

    1. shih shih says:

      Hajvan haxhiqamilist,i “zgjut” si Qazim Mlletja,ti mer katnar (se qytetar s’bohesh kurre) do e boke Shqipnin Evrope! Ti me shallvare ene me perce!? Ik ere pirdhu,cope muti ? ? ?

  13. a.d. says:

    o ti mer qytetar i botes ku je o mendje ndritur si puna tipit tat jane kto qeveritaret tane qe bejne ligjet ne shqipni mire thote Lale Prenga ketu jasht shtetit kuptohen ato si puna jote po i shofim perdit llap o qen rrugash ta lash gojen kur flet per TIRONCAT mer hale.

  14. Durrsaku says:

    Ore nipi jam dakort me ty per te gjitha po Enveri i ka bere studimet ne montpellier nje qytet bregdetar jo ne paris..per te tjerat qe ka bere enveri dh diksriminimi qe i ka bere klases intelektuale ne shqiperi te jap te drejte. Gjithsesi si komedi me te vertete e ka bere Q.Mulletin te pavdekshem

    1. ca po thu o Shabono says:

      TRAP! Komedia eshte e pavdekshem,se Qazimin e ka bo klloun perfundimisht ?

  15. Durrsaku says:

    Ore nipi jam dakort me ty per te gjitha po Enveri i ka bere studimet ne montpellier nje qytet bregdetar jo ne paris..per te tjerat qe ka bere enveri dh diksriminimi qe i ka bere klases intelektuale ne shqiperi te jap te drejte. Gjithsesi si komedi me te vertete e ka bere Q.Mulletin te pavdekshem

  16. ........ says:

    O NIPI ZOTIT QAZIM mos u trego naiv mer burr kurr nuk kemi degjuar qe ENVERI te shkruante satira apo komedi , ti nuk e kupton se xhdo gje i vishet ati personi dhe esht e vetmja figur qe i ka shpetuar SHQIPTARET si ne kohen e vet , por dhe ne kte koh , se xhdo gje qe ka ber ky popull figures ENVERIT ja faturojn te tera, nuk e çfaqsoj per gabimet e bera por nuk mund ti jap te drejt gjyshit tend bashkepuntor me okupatorin ai ishte nje tradhtar si te tjeret por me hubesit behej humori kudo ne kte bot mbas luftes 2te se te tjeret kishin ber detyren ndaj kombit dhe ishin te nderuar. mos kerko flet lavderimi per gjyshin mos u bej qesharak nuk ka gje qe e justifikon.

  17. kostatim says:

    Enver Hoxha ishte shembulli me tipi i mosmire njohjes. Prandaj ka shume shqiptare mosmirenjohes se jane infektuar prej tij.

  18. Leone-53 says:

    Dulla eshte tallur me BURRAT e Shqiperise sepse u tregua tinzar i madhe dhe kjo nuk na falet ne qe jemi shqiptare dhe sot ne kohen e demokracise nuk po gjejme vehtveten por vazhdojme te jemi skllever te pjelles komuniste (DEMIT ME TE MADHE SHQIPTAR NE SHEKUJ) Sali shpellarit e Edi drogaxhiut.
    Jane qe te dy PJELLA komuniste dhe sot ne kohe te reja ne nuk jemi ne gjendje ti heqim qe te dy nga ato karrige qe po na nzijne jeten .

  19. QYTETAR I BOTES says:

    SE KOM ME TIRONCIT UNE TE SHAMEN E KAM ME INTELIGJENCEN TURKE QE PO NA SHKERDHEN BREZIN DHE EKZISTENCEN O MILET BAGETI E BUJQESI, KA ROPT EDHE KA FAREFISI PAK E KANE BILE BILE ( ME DY BILE ) . ESHTE MENTALITET MOTERQIR QE CDO NJERI DON TE ZHVATI SA ME SHUME MJAFTON TE KETE NJE ARGUMENT SADO BYTHQIR QE TE JETE. KU I GJETI PRONAT QAZIM MULLETI MER KLYSHA??? JA DHA TURKU ??? CA PIDHIN E MOTRES PRONA DON.??/ APO JA DHA ITALJONI ???? TI A.D MOS ME RRUJ KARIN MU SE TA QI GRUN UNE PO TE ME NJOFESH KUSH JAM. UNE MBROJ INTERESIN PUBLIK SE AI DUHET TE NA INTERESOJ NJESOJ SI NE TE GJITEH EVROPEN AI EHSTE KRYESORI. SHKONI E MOS ME RRUNI KARIN JU QE PASKENI PA EVROPE DHE PASKENI NJOFT NJERZIT SE I KAM PA ICIK MA SHPEJT UNE SE TE GJITHE JU ME SIPER DHE JA KAM PIRE LENGUN E PIDHIT EVROPES MOS E KINI HIC MERAK . SA PER SQARIM: GJITHE KOMUNISTAT VDEKSHIN ME KANCER NE BEBE TE SYRIT, ME GJITHE FAREFIS DHE FAMILJE. VEC LIBERALIZEM DEMOKRACI DHE DISTANCIM NGA KELYSHAT E KURVES DHE INJORANCA TURKE QE NA U KA QEP DHE SPO NA SHQEPET EDHE SOT !!!!!

  20. arben says:

    O njerez te mire nuk po mar vesh se cju ka kapur qe nje dite del nipi i Zogut dhe na ngre ne qiell xhaxhane e tij kurse diten tjeter del nipi i Qazimit qe shan e mallkon te gjithe dhe i thur lavde xhajes se tij.Jo or jo ta flene mire mendjen te gjithe pinjollet dhe pasardhesit e ketyre tradhetareve.Kush tradhetoj vendin e vet duke u sherbyer te huajve apo dhe tjetri qe mbathi opingat per tja mbathur nga frika e jo per te dale malit per te luftuar ashtu sic bene komunistet nuk meriton kurre te nderohet nga populli i vet.Sa per ate se a duhet tu kthehen pronat e te jetojne si qytetare te barabarte do te thosha se cdo prone e vene ne rruge te ndershme eshte e shenjte dhe nuk tjetersohet por mos harojme dhe faktin se si bene pasuri Zogu i zbritur nga Mati apo dhe Qazua ne sherbim te pushtuesve.Te tjerat le ti gjykoje koha.

  21. vjola says:

    Pronat e Qazimit si pronat e Saliut me kompani ,si dhe pronat e Zogut( hajduter dhe tradhetare ja cfare jane te gjithe keta)

  22. vjola says:

    Pronat e Qazimit si pronat e Saliut me kompani ,si dhe pronat e Zogut( hajduter dhe tradhetare ja cfare jane te gjithe keta lapangjoza)

    1. Mzati says:

      Ene ti spidhse vjola mungoshe ktu

  23. tema says:

    KETO NIPA DHE MBESA QE FLASIN PER TE KALUAREN E HIDHUR ,DUHET TE KUPTOJNE ,QE SOT KY POPULL KA MARRE FUND ,NGA TERRORI I MADH I ENVER QENIT , KY POPULL ESHTE GJYSEM ANALFABET. MJAFTON TE LEXOSH KOMENTET E MESIPERME DHE KUPTON QE KY VEND MBAN VETEM NJEREZ PLEHRA . NUK KA ME SI QAZIM MULLETI QE STUDIONTE JASHTE ME MEDALJE ARI . ATO ENVERI I URRENTE SHUME ,KISHTE NJE SMIRE TE MADHE PER NJERZIT E ZGJUAR ,I PUSHKATOI DHE I BURGOSI TE GJIGHE JNTELIGJENCEN ,AJKEN E SHQIPERISE .

    1. heu bre says:

      Ja nje analfabet qe flet ?
      Ik mor budalle,Enveri ishte i vetmi qe zhduku analfabetizmin ne kete vend dhe shkolloi nje popull te tere!
      Ik mor cope muti e pshurur ?

  24. Arben says:

    ENVER KRIMINELI EKZEKUTOI KUNATIN E VET, BAHRI OMARIN, DHE NUK FOLI ME TE MOTREN GJITHE JETEN, AJO E KALOI JETEN RRUGEVE TE TIRANES.

    AS QE MENDOHEJ TE KISHTE KONSIDERATE SPONSORET E VJETER.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    KETA KRIMINELE DO NE KRYE, KETA KA E DHE SOT.

    1. I Riu komunist says:

      Bahri Omari ishte kolaboracionist i fashizmit dhe ate e pushkatoi gjyqi i popullit fitimtar! Fakti qe Enveri nuk nderhyri as per kunatin e vet,i jep atij vlera te jashtezakonshme si nje burre shteti parimor dhe i drejte,qe nuk ve interes vetjak perpara atij publik!
      Enveri Hero Kombetar i shqiptareve ?

      1. Parti Enver! says:

        I RIU KOMUNIST!
        Këtë pohim për mosndëhyrje e thua nga injoranca, ose partishmëria?

        Të insistoje për
        Gjykatë të pavarur në kohën e DULLËS
        do të kisha mbi kokë sigurimin dhe gjykimin “objektiv” që do përfundonte me një dënim humanitar – pushkatim.
        Ju, të Dullës jeni shpirtkatranë!

  25. k says:

    NUK E KA BËRË SE ISHTE I KEQ.
    E KA BËRË SE ISHTE SHQIPTAR.
    SE SHQIPTARI ËSHTË I PABESË,DJE SI SOT.

  26. De RADAi - MBESA NACIONALISTE says:

    KOMUNISTË, KOMUNISTË, KOMUNISTË!

    TINËZARË, JOMIRËNJOHËS, ADHURUES TË KRIMIT, USHTRUESË të KULTIT të KRIMIT, LUGETËR!, VËLLAVRASËS, ARMIQË të SHQIPTARIZMIT, keni bërë edhe një të mirë DIALEKTIKE (jo se keni dashur të bëni mirë). ATA të KRAHUT KOMBËTAR SHQIPTAR i quajtët dhe po i QUANI – NACIONALISTË , me cka konfirmoni imanencën, THELBIN e së vërtetës së orientimit politik kombëtar – NE, BALLISTËT etj jemi NACIONALIStË, ndërsa ju jeni armiq të NACIONALIZMIT SHQIPTAR, që do të thotë ARMIQ të SHQIPËRISË e të SHQIPTARIZMIT.

    1. me thene te drejten says:

      Pirdh pirdh se lirohesh!
      Llagapin TRADHETAR ne bythe e keni sot e pergjithmone!
      Pthuuuu fare e piset kolaboracionistesh ?

  27. PERSHENDETJE. Per te gjith ju qe shkruajtet opinionin tuaj. Se pari eshte e vertete se teatri “perfekti” ishte nje veper e artit te persosur shqiptar,por njekosisht duhet te pranojm se Qazim Mulleti u prezatua te publiku si nje perfekte arrogat dhe injorat,kur ne fakte ishte itelektual.Te flasesh 8 gju te huaja me siguri ka qen me i zgjuar se te gjith neve qe shkruajm per te sot.Se dyti pse ne shqiptaret kemi kenaqsin te shajme njeri tjetrin ne menyrat me vulgare,ne duhet ta pranojm njeri tjetrin keshtu si jemi dhe bashk te bejm dryshime. Pse te mos shofim anet pozitive po ato negative gjith mon. Ne themi o skenderbeu beri kete te keqe, o ismaili beri kete te keqe o enveri kete e keshu me radh. ata kushdo qofshin jan pasqyra e kombit ton tregojn kulturen ton jan pjesa e udheqes son. mua personalisht do me behej qefi qe te lexoja gjera te mira dhe mirsit qe kan pasur drejtusit tan ne te kaluaren dhe te sotmen,si ne rastin e Qazim mulletit eshte krenari per mua qe ne 1925 ne si popull kemi patur drejtus tonin qe zotronte 8-9 gju te huaja… respekt falemiderit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje