Takimi i shkurtër ndërmjet Barack Obama dhe Vladimir Putin në Lima, Peru tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave.
Ndonëse ishte më tepër një përshëndetje e shkurtër mirësjelljeje, e cila zgjati vetëm katër minuta, takimi pati interpretime nga më të ndryshmet, por ajo që ra më tepër në sy, ishte ndarja e ftohtë mes dy presidentëve. Në momentin e shtrëngimit të duarve, as Obama dhe as Putin nuk e shohin në sy njëri tjetrin.
Barack Obama e quajti takimin rastësor, ndërsa tha se diskutuan në lidhje me problemet në Siri dhe çështjen ukrainase. Ndërkaq, ai shtoi se pavarësisht respektit të ndërsjellë, ai kishte ritheksuar dallimet e qarta politike mes tyre.
Putin, nga ana e tij tha se ai dhe Obama e kanë respektuar gjithmonë njëri tjetrin. Por, gjatë kësaj kohe, marrëdhënia dhe mirëkuptimi mes tyre, ka qenë tejet i vështirë.