Ligji me i rëndësishëm i reformës ne drejtësi, ai i vetingut, nuk do te zbatohet deri ne shqyrtimin përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Përballe kërkesës se Parlamentit per heqjen e masës se pezullimit, Gjykata ka vendosur per here te dyte pro pezullimit te vetingut.
Ndërkohë, emisioni “Fiks Fare” ka realizuar një video ku trajton në mënyrë sarkastike këtë pezullim. Se si gjykatësve iu kërkohet të miratojnë një ligj, i cili do të shqyrtojë veprimet e tyre gjatë këtyre viteve, për të pastruar sistemin nga gjykatësit e korruptuar.