Kreu i dhomës së ulët në Parlamentin Britanik shprehet kundër një fjalimi nga presidenti Trump në “Dhomën e Ulët”

6 Shkurt 2017, 21:36Bota TEMA

Kryetari i “Dhomës së Ulët” të parlamentit britanik, John Bercow është shprehur kundër mundësisë që presidenti amerikan, Donald Trumo, të mbajë një fjalim, drejtuar dy dhomave të parlamentit, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

Bercow tha se, “kundërshtimi ndaj racizmit dhe seksizmit,” ishin “çështje shumë të rëndësishme.”
Ndërkaq, në fund të fjalimit të tij, Bercoë u duartrokit nga deputetët e parlamentit britanik në lidhje me komentet e bëra.

Presidenti Trump është ftuar për një vizitë shtetërore në Britani, pas takimit me kryeministren Theresa May në Washington, muajin e kaluar.

Megjithatë, një peticion për tërheqjen e ftesës do të diskutohet në parlamentin britanik në 20 Shkurt, pasi arriti të grumbullonte 1.8 milionë firma.

Në komentin e tij për “Dhomën e Ulët,” Bercoë u shpreh se ishte kundër idesë së një fjalimi në parlament nga ana e Trump, gjatë vizitës së tij shtetërore.

Ai tha se, t’iu drejtohesh “Dhomës së Lordëve” dhe “Dhomës së Ulët,” ishte një nder që duhej fituar dhe jo një e drejtë automatike.

Ai shtoi se ai ishte një nga rojtarët e “Westminster Hall,” dhe iu referua ndalimit të udhëtarëve nga presidenti amerikan.

“Përpara ndalimit të emigrantëve, unë vetë do të kisha qenë një kundërshtar i idesë së një fjalimi nga Presidenti Trump në Ëestminster Hall,” tha ai.

“Pas ndalimit, jam akoma edhe më kundër një fjalimi të tilë në Westminster Hall.” /Përg.: Bjorn Runa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje