"Hakmarrja për Drejtësi" e Orik Shytit shpallet e pafajshme

13 Shkurt 2017, 12:45Kronika TEMA
"Hakmarrja për Drejtësi" e Orik Shytit shpallet e pafajshme

Apeli i Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm grupin “Hakmarrja për drejtësi”.

Sipas Apelit, provat janë marrë nga policia në mënyrë të paligjshme.

Anëtarët e grupit, Kreshnik Spahiu, Orik Shyti, Laert Shyti, Altin Arapi, Gent Caka, Nikolin e Pasho Nevruzaj, Gëzim Gjoni, Roland Shyti dhe Dritan Hata, akuzoheshin për pengmarrje dhe shkatërrim prone.

Procesi gjyqësor për grupin e “Hakmarrjes për drejtësi” ka zgjatur plot 21 vjet.

Në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen ‘Hakmarrja për Drejtësi’, duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por ajo ishte krijuar afro një dakadë e gjysmë më parë në 1994 në qytetin e Durrësit.

Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit.

Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti. Ndërsa si anëtarë të saj janë: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi.

Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” filloi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997.

Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9­katësheve, vrasja e ish­drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.

Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg, ndonëse prokuroria kishte kërkuar burg përjetë.

Po kështu, janë dënuar me 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti. Ata kanë pretenduar për shkelje procedurale në dosje dhe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

5 komente në ““Hakmarrja për Drejtësi” e Orik Shytit shpallet e pafajshme”

  1. tan tirona says:

    O gazetar TYC ,e para lexo cfar shkruan,ceshtja eshte kthyer nga strasburgu,sic duket SALA nuk i paska fut mjaftushem “PROVA” ne dosjen e tyre!!!! Shif kur te thote SALA qe e liroi EDVINI per me kercenu opoziten per zgjedhjet.

  2. Jimi says:

    C’fare nuk pritej nga qoftelargu!? Ai bente dhe e ben priftin me barre!

  3. Spartaku says:

    O zot na ruaj.Si ka mundesi keta person me nje ngarkese kaq te madhe kriminale te dalin te pafajshem?Turp per drejtesine.

    1. Tak Legeni says:

      Ja pra qe Vetingu nisi te jap frutet e para. Tani gjyqtaret nuk e kane me frike Sali Bajgen e Vicidolit dhe i dolen kundra. Kurse Berishet tani duhet te bejne llogarite mire se jane shtu shume njerzit qe vuajten prej tyre!!! Do korrin ate qe mbollen familja Mafioze.

  4. Jaho Lunxheria says:

    Kesaj familje te nderuar i kane rrene me qafe prej vitesh. Qoftelargu i Vicidolit ka qene “mastermind” i akuzes” dhe nje odiseje procesesh gjyqsore pa asnje prove. Eshte koha qe ata te kerkojne demshperblim dhe te padisin gjithe akuzuesit. Respekt te vecante per familjen Shyti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje