FOTOT/ Shqiptari i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, jeton i qetë dhe drejton… një lavazh në Britani

13 Shkurt 2017, 11:21Kronika TEMA
FOTOT/ Shqiptari i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, jeton i

Një vrasës shqiptar që u arratis në Britani të Madhe pasi ishte dënuar me 20 vjet burg në Shqipëri, është rikthyer në Britani dhe drejton një lavazh makinash në Lecester.

Selami Cokaj, 43 vjeç u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2009 pasi zyrtarët zbuluan se ai ishte arratisur nga burgu në Shqipëri.

Ai ishte dënuar se vrau duke i prerë fytin me thikë një burri në vitin 1994, por u arratis pas 3 vjetësh burg gjatë trazirave të vitit 1997.

Tani ka vendosur të jetojë sërish me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Oadby, Leicestershire, ku po drejton edhe një lavazh makinash.

Duket e pabesueshme, por ai po mban emrin e tij të vërtetë, edhe pse autoritetet e dinë të shkuarën e tij, thuhet në një shkrim të The Sun.

Është e paqartë se si Cokaj e ka kaluar kufirin britanik, pasi ligji parashikon se atyre që janë të dënuar më shumë se 4 vjet me burg, ndalohen të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Cokaj ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit kur u zbulua në Mansfield, Nottinghamshire, në 2006. Edhe në atë kohë ai drejtonte një lavazh të të njëjtës kompani, ku fitonte 40 mijë paund në vit.

Ai është arrestuar dy herë, por është liruar nga gjykata.

Vrasësi paraqiti në minutat e fundit një kërkesë për azil, e cila e vonoi procesin për 3 vjet. Apelime  u bënë në Gjykatën e Lartë dhe Dhomën e Lordëve.

Në dhjetor 2009 ai dërgua më në fund në një avion në aeroporti Stanstead dhe u dëbua për në Shqipëri.

Për herë të parë në Britani ai hyri në vitin 1997 si refugjat nga Kosova, nën emrin Valton Gashi.

Deputeti Philip Davies është shprehur mbi rastin: “Është e jashtëzakonshme se si ky njeri ka ardhur sërish në Britaninë e Madhe. Kjo tregon se sa të dobët janë kontrollet kufitare. Më bën të mendoj se sa shumë kriminelë të huaj kanë hyrë”.

Është e mundur që Cokaj të ketë hyrë në Briani në mënyrë clandestine.

Duke folur për rastin në vitin 2009, Pëllumb Seferi, kreu i Interpol Tiranës është shprehur: “Selami Cokaj është një ndër më të kërkuarit në Shqipëri pasi ai ka kryer një vrasje dhe një grabitje të armatosur”.

3 komente në “FOTOT/ Shqiptari i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, jeton i qetë dhe drejton… një lavazh në Britani”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    Suniti shqipfoles e ka ne gjak .
    Nuk mjafton nje krim makaber por dhe ai i islamikut.

    1. KALIOPI says:

      COBANI FSHATAR I RITUR KENETAVE TE LUSHNJES , PRODHIM 100% I TURKUT ,SE JU COBENJVE TURKU JU KISHTE SI LOPET ,PRANDAJ EDHE JU E QUANI BRIGADIERIN E FISIT TE COBENJVE ,, ISLAMIK , SUNIT ,ETJ ETJ ,MOS E SHANI BABATURKUN ZOTERINJ COBENJ TE KENETAVE E MUSHKONJAVE SE NUK ESHTE E LEZETIT TE OFENDOSH NJE PERANDORI KAQ QINDRA VJECARE QE JU BERI KOKEN ZOTERINJ ROMUNE ..

  2. T.T says:

    Pra liberal media e zbut dhe thote si ka mundesi,,,,my president MR Trump, sipas artikujve qe ju si website keni vendosur ketu,nuk paska te drejt qe qe mbroj popullin e vet nga kriminel si ky,,,,gazetar hipokrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje