Shpallet në kërkim ndërkombëtar “grabitësi i Rinasit”. Italia, Greqia dhe Rumania në kërkim të tij

13 Shkurt 2017, 16:10Kronika TEMA

Para disa ditësh policia ka bërë publike fotografinë e personit të dyshuar për grabitjen e ndodhur në Rinas, më 30 qershor 2016.

Njëri prej grabitësve i identifikuar si Aleks Pepa, tashmë  është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në faqen e interpolit janë bërë publike gjeneralitet dhe fotografia e tij.

Mbi këtë shtetas rëndon akuza e grabitjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mësohet se sipas hetimeve të deritanishme, Pepa ka qënë shofer në makinën që u përdor në grabitje.

Sipas Policisë ky person është skeduar dhe më parë, ndërsa po bëhen kërkime për precedentët penalë të tij.

Në kërkimin e të dyshuarit mësohet se janë angazhuar policia italiane, greke dhe rumune.

Dyshohet se ai fshihet duke lëvizur në këto tri shtete, pasi është larguar nga Shqipëria.

Më 30 qershor 2016 përmes një aksioni të mirorganizuar,  një grup kriminal  morri rreth 1 milion euro nga pista e avionëve.

2 komente në “Shpallet në kërkim ndërkombëtar “grabitësi i Rinasit”. Italia, Greqia dhe Rumania në kërkim të tij”

  1. tfgs1 says:

    kerkoheni neper Greqi,Rumani apo Itali kur dihet qe gyzeli fshihet ne Instamboul duke bere ”treshe” me Erdoganin dhe Davoutoglou-n……………paret e ndertimit te aerodhromios ne Avlona nga sulltani vijne po nga Shqiperia dhe kete e di shume mire corapekuqi!

  2. Korabi says:

    Po u be 1 muaj qe thone qe e kane gjetur se cili eshte autori, dhe nuk e shpallin ne kerkim. Pra autori kur degjon kete ne media ka kohe te shesi dhe pasurine ne Shqiperi, te martoje dhe ca kusherinj, te shkoje ne nja 2 varrime, te beje dhe ca qoka e pastaj te arratiset nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje