Realizuan 2 supergrabitje, morën mbi 7 milion euro por parajsa e tyre e vjedhur zgjati vetëm 14 muaj. Në fund, katër anëtarë nga gjashtë të bandës së Rinasit, përfunduan në prangat e policisë.
Aventura 2-vjeçare e grupit kriminal që sulmonte dhunshëm paratë e bankave që kalonin në rrugën e Rinasit, përfundoi pasditen e të martes.
Në një operacion të shtrirë në disa zona, Vorë, Prezë, Krujë dhe Fushë-Krujë, policia arrestoi 4 nga 6 grabitësit, mes tyre edhe ish-komando që kishin operuar në Afganistan, çka shpjegon edhe saktësinë e tyre operacionale në grabitje.
“Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje: Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në ShPSF, “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit, Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre”, tha kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.
Përveç grabitjes së dhjetorit 2015 dhe atë të enjtes së kaluar, ky grup kriminal është i dyshuar edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku u morën më shumë se 3 milionë euro. Një pjesë e këtyre parave janë kapur gjithashtu.
“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive. Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto dy ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë”, shpjegoi Hodaj.
Për kapjen e dy anëtarëve të tjerë të bandës së grabitësve të shpallur në kërkim, policia ka ushtruar kontrolle në rrethinat e Tiranës, ndërsa njëri prej tyre arriti të largohej nga banesa pak minuta para se forcat speciale të mbërrinin në vilën ku ai fshihej në Prezë.
Përfundon kështu aventura e kësaj bande që tronditi kryeqytetin dhe opinionin publik për më shumë se një vit me operacionet e saj të rrezikshme, por edhe spektakolare, çka shtoi presionin edhe atë politik mbi ministrin e Brendshëm. Por tashmë gjithçka përfundoi.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan , dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.
2 grabitjet ndodhën në:
3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.
9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Jaguar, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit Epoka.
Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:
Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).
Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.
Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.
Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë prane stacionit te trenit.
Bravo.
Bravo Policia dhe Qeveria. Cfare i mbetet tani Lules dhe Sali Pashe Toptanit me genjeshtrat e pafund ndaj Ministrit Tahiri. ‘ Saje Qorri’ ja u kapi komandot e SHQUPI-t me presh ne duar more mashtrues te ndyre! Bravo z. Saimir Tahiri. Te lumte. Po pellcasin nga inati sepse ja u kape gansteret, pa permendur ketu ata te Lazaratit e gjetke. Edhe nje here JU LUMTE. Jemi krenare per POLICINE SHQIPTARE!
Duhet tu themi bravo ketyre policeve , por edhe atyre qe dhane informacione ….Edhe ne vendet me te zhvilluara nuk eshte lehte te kapen bandite te ketij kalbri , profesioniste
Bravoo tani e ka radhen grabitsi i madh.Besoj te gjithe e dini kush eshte.
Operacioni do quhet i perfunduar me kapjen e “Kapos” se grupit.
Grumbullimi i 5-6 personave profesionist, ish ushtarak,nga zona te ndryshme banimi,te çon ne mendimin se ka patur nje “komandant” qe i ka grumbulluar.
Ky komandant eshte shquar per perzgjedhjen e aftesive te grabitesve.
Edhe ky ish ushtarak i larte duhet te zbulohet.
Si ka mundesi qe te enjten e pare ne parlament Sala e mori menjehere informacionin dhe foli ne parlament per kete ngjarje apo jane ushtaret e Sales keta qe vjedhin. Kjo eshte per tu pare. DHE BROVO POLICIA
Lajmëroni edhe baxhellën e shkodrës. Ate zhelen e ndyrë.
Po ç’bëtë kështu more çunat e Sajmir Tahirit? Po ia ngritë buëqeshjen Sali Kriminelit dhe Like Floririt mo.
Bravo cuna..tamam
Hajdutë por me flamur ama.Jemi apo s’jemi patriotë.
Ky është nacionalizmi shqiptar,flamuri na duhet për të fshehur ndyrjen morale.
undefined
and mund te na thoni sa mund te denohen keta “heronje” , se ndoshta i denoni me 25 vjet dhe parat ua lini ,qe do te thote se kush do do te jete i interesuar te vjedhi banka.