Shqipëria dhe Kosova do të kenë një reagim të përbashkët ndaj provokimeve artificiale nacionaliste.
Në këtë përfundim kanë dalë pas takimit që pati ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli me ministrin e Forces së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në Tiranë.
Ne lidhje me ndihmen nga ana e Shqiperise Kodheli tha se: “Biseduam me ministrin Demolli edhe për bashkëpunimin dypalësh, i cili tashmë është konkret, i hapur dhe i zhveshur nga çdo procedurë burokratike. Kemi firmosur, sapo e bëmë këtë gjë, Planin e Bashkëpunimit për vitin 2017, me synim që aktivitetet e përbashkëta të fokusohen sidomos në stërvitje e trajnime të përbashkëta. Programet mësimore ushtarake të të gjitha niveleve, janë të plotësisht të hapura për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhënia në këtë fushë ka qenë absolutisht frytdhënëse dhe e shkëlqyer”.
Ndërsa ministri i FSK, Haki Demolli kërkoi më tepër presion nga shoqëria në Kosovë po jo vetëm, ndaj deputetëve serbë, të cilët sipas tij kanë bllokuar transformimin e FSK në një forcë të mirëfilltë të armatosur.
“Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Forcë të Armatosur të Kosovës, i cili proces tanimë është i ditur që për shkak të mosgatishëmrisë së deputetëve të komunitetit serbë në Kuvendin e Kosovës që të votojnë për amendamentet kushtetuese, të cilat hapin rrugën për transformim kanë një kohë të gjatë që kanë stanjuar.
Kërkesa e shoqërisë kosovare është në vazhdimësi që ky proces të ndodhë dhe dita-ditës të kemi presion nga të gjitha segmentet e mundshme kosovare”, tha Haki Demolli, ministri i FSK-së.