Grabitja e blindit me paratë e bankës në Rinas, dhjetëra të shoqëruar. Dyshohet se autorët janë nga Kosova

13 Shkurt 2017, 16:17Kronika TEMA

Dhjetëra persona janë shoqëruar lidhur me grabitjen e javës së kaluar në Qafë-Kashar, ku persona ende të paidentifikuar vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë. Të shoqëruarit janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dhe janë pyetur lidhur me informacionet që kanë.

Mbrëmjen e së dielës shoqëroi mes të tjerësh edhe dy persona nga Lushnja të cilët rreth orës 13:00 të datës 9 shkurt, para se të ndodhte ngjarja, kanë qenë në aksin Tiranë-Rinas.

Lëvizjet e tyre në zonë janë identifikuar nga qelizat telefonike. Pas pyetjes për rrethanat policia ka liruar njërin prej tyre, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet në Policinë e Tiranës.

Burime nga grupi hetimor thanë për ‘News24’ se të shoqëruarit nuk i është komunikuar ende asnjë akuzë. Ai vazhdon të mbahet në polici pasi nuk ka dhënë një arsye konkrete mbi motivin se pse kishte qenë në atë zonë ditën e ngjarjes. Të njëjtat burime thanë se pista kryesore e hetimit, e cila po ndiqet nga policia është se autorët e kësaj ngjarje janë shtetas kosovarë.

Edhe hetimet për ngjarjen e 3 dhjetor 2015 e çuan policinë drejt kësaj piste. Modifikimi i njëjtë i makinës me të cilën goditet blindin, mekanizmi i njëjtë, si edhe djegia e makinave ka çuar policinë në dyshimin që kemi të bëjmë me të njëjtin grup kriminal.

2 komente në “Grabitja e blindit me paratë e bankës në Rinas, dhjetëra të shoqëruar. Dyshohet se autorët janë nga Kosova”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    MUSLIMON BROTHERS,imagjinoni se c’mund te behet pas bashkimit ne ”big vatan/hale” !!!!!!!!!!!!!??? allah uakbar!

  2. Benard says:

    Ketu ne kete artikull perdoret fjala blind. Eshte gabim te thuhet keshtu. Makina e shoqerise ” Jaguar” ka qene blind fallco se po te ishte prej verteti nuk shpohet nga plumbat ne ate menyre. Pastaj jane nje varg faktesh qe te dergojne tek bashkepunimi, neglizhenca dhe shperdorimi qe jane :
    1. Qe te transportohet shume monetare duhet blind i certifikuar nga vend origjina dhe fabrika prodhuese. Pastaj kontrollohet nga policia e shtetit. Ne kete rast nuk ka qene autoblind. Mundet te shkruhet ne llamarinat e mjetit blindato. Tjeter eshte te jete dhe tjeter te shkruhet. Ketu penalizohet direkt administratori i shoqerise.
    2. Qe rojet nuk vendosin qipin ne kasaforte , por poshte sediljes, eshte hapur e qellimeshme. Pergjegjesiabjen mbi rojet dhe pergjegjesi i tyre dhe drejtuesi teknik i shoqerise.
    3. Kur eshte goditur blindi fallco rojet duhet te kishin qelluar direkt mbi agresoret. Vjedhja nuk do te kishte ndodhur. Armet e zjarrit per ti perdorur apo per ti futur ne b**** i kane ato. Jo po paguhen pak..etj. pallavra. Mos u puneso fare ose dili zot punes.
    Keshtu qe nga administratori, drejtuesi teknik i shoqerise dhe policet privat e meritojne denimin sipas ligjit dhe nje hetim profesional munjde ti nxjerre si bashkepunetore te grabitjes. Te gjithe veprimet e tyre aty te qojne. Duhet shoqeria e policise private te konfiskohet per shumat e humbura dhe ti hiqet licenca perfundimisht pa afat rimarrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje