Pasi gjykata shpalli të pafajshëm grupin “Hakmarrja për Drejtësi”, kane reaguar Orik e Lerat Shyti.
Ata kane thënë se kurrë nuk është ndjerë fajtor për krimet për të cilat është akuzuar.
Dy vëllezërit, që jetojnë si azilantë jashtë vendit, thonë se ndjehen mirë që e vërteta, sipas tyre, doli në dritë.
Ata shtojnë se për krimet për të cilat janë akuzuar, duhet që i pandehur të merret Sali Berisha.
Deklarata e plotë:
Sot më 13 shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues të 5-6 viteve më parë dhe vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda njohu pafajësinë tonë.
Na duket se është e nevojshme t’i kujtojmë opinionit në mënyrë të përmbledhur diçka nga kjo histori shumë vjeçare. Më 13 shkurt të vitit 2003 gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e pushoi çështjen me arsyetimin se të gjitha provat mbi të cilat ishin ngritur akuzat ishin të gënjeshtërta.
Pas një ore Sali Berisha doli para medieve dhe deklaroi se gjyqtarët që dhanë pafajësinë “Hakmarrjes për Drejtësi” ishin anëtarë të kësaj organizate kriminale. Fill pas deklaratës së Saliut, nuk kishin kaluar as 20 minuta, Theodhori Sollaku me cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi se gjyqtarët e kishin dhënë pafajësinë “nën presion nga frika”. Ndoshta kanë ndryshuar kohët dhe nuk besojmë se Sali Berisha do t’i shpallë edhe gjyqtarët që dhanë vendimin e sotëm anëtarë të “Hakmarrjes”.
Natyrisht që nuk do ta pengojë vendimi i Gjykatës së Lartë që shprehet se “Hakmarrja për Drejtësi” nuk ka ekzistuar kurrë, por është krijuar bashkë me platformën dhe apartamentin e mbushur me armë nga shërbëtorët e tij nëpunës të shtetit. Nuk besojmë sepse, pas një heshtjeje dymujore për vendimin e Gjykatës së Lartë filloi ta përdor krijesën e tij sikur të mos dinte se çfarë kishte vendosur gjykata.
Besojmë se mungesën e një Sollaku në krye të prokurorisë e ndien shumë. Kjo dhe Vetingu janë dy arsye që mund ta pengojnë t’i shpall gjyqtarët anëtarë të “Hakmarrjes” apo të kërcënuar e frikësuar nga “terroristët” e saj. Megjithëkëtë e ka të vështirë të hesht duke shtrënguar dhëmbët, por le të bëjë si të bëjë.
Nuk jemi ndjerë kurrë fajtorë, por sot jemi edhe ligjërisht të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura djallëzisht dhe të mbrojtura egërsisht nga Sali Berisha. Vendosmëria e tij për të na dënuar kishte rëndësi për të. Njëra nga arsyet pse donte të na dënonte është e provuar. Ajo ka të bëjë me përpjekjet për të fshehur krimin që kishte kryer ndaj nesh. Për arsyet e tjera nuk duam të hamendësojmë.
Megjithëse ishim të bindur se, prej 25 vjetësh, në Shqipëri fjala helm e plumb e Sali Berishës është më e rëndësishme se Kushtetuta, se çdo ligj, se çdo institucion e pushtet, prapëseprapë nuk mendonim se shqyrtimi i çështjes nga Gjykata e Lartë do zgjaste gati pesë vjet. Me shpifje publike ndaj nesh, me presione të drejtpërdrejta dhe me të deleguar, çështja nuk dilte mbi tryezën e gjykimit. Përdorëm mjetin tonë të vetëm, kërkesën me shkrim që çështja të gjykohej. I kemi shkruar letra kryetarit të Gjykatës së Lartë, zonjës Beçaj dhe, më pas, z. Zaganjori.
Diçka u duk se lëvizi pas letrës së fundit, mars 2015, drejtuar z. Zaganjori. Çështja kaloi Dhomën e Këshillimit. Duket presionet në prapaskenë po e humbnin aftësinë për ta penguar edhe më tej gjykimin e çështjes. Në këto rrethana Shpifësi u bë i papërmbajtshëm kundër nesh. Na akuzonte si autorë të krimeve që ndodhnin, përfshi edhe ato që zbulonte policia.
Herë na akuzonte se krimet i kryenim të porositur nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama, herë sikur i kryenim në bashkëpunim me familjarët e tij dhe herë sikur ishim ne që e kërcënonim E. Ramën për llogari të kundërshtarëve të tij brenda PS. I përshkallëzoi akuzat e shpifura javë pas jave.
Më 21 janar të vitit të shkuar, në përvjetorin e katërt të ekzekutimit të katër njerëzve të pafajshëm para zyrës së tij, shkruante me shkronja të mëdha: “Terroristi Edi Rama kërkon pafajësi për ‘Hakmarrjen për Drejtësi’, terroristët Leart Shyti dhe Orik Shyti bëjnë presion të jashtëzakonshëm në Gjykatën e Lartë…”.
Është e njohur gatishmëria agresive e Saliut për të manipuluar opinionin me shpifje për “kërcënimet” që bën “Hakmarrja”. Është e njohur edhe gjuha e dhunshme që përdor, por shpresojmë se një pjesë e opinionit e njeh edhe gjuhën me të cilën shkruajmë e flasim ne. Megjithëkëtë për ata që besojnë ende në dokrrat e Saliut për “presionin e jashtëzakonshëm” që ne “terroristët” kemi bërë mbi Gjykatën e Lartë, po i bashkëlidhim këtij shkrimi përmbajtjen e njërës prej letrave që i kemi shkruar kësaj gjykate.
Vendimin e Gjykatës së Lartë e pritëm me dyshim deri sa u njohëm me të.
Dyshimi bazohej tek dy refuzimet e hershme të Gjykatës së Lartë për ta gjykuar çështjen dhe tek ngurrimi i saj gati pesëvjeçar për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, jo. Vendimi i saj nuk bënte fjalë për një çështje penale në të cilën janë shkelur procedurat, por për një procedim të ngritur mbi akte të gënjeshtërta (të falsifikuara). Përfundimisht, doli në dritë të diellit fajësia e Sali Berishës për krijimin e një çështjeje që solli pasoja kriminale të pandërprera për 20 vjet. Në këto kushte gjykatës së Apelit nuk i mbetej mundësi tjetër veç pafajësisë.
Ndihemi mirë që u tha e vërteta dhe u vendos ajo që ishte e drejtë të vendosej, pafajësia.
Por, ndërsa dështoi për të na dënuar, për ta fshehur krimin dhe përgjegjësinë personale pas shkeljeve procedurale, Sali Berisha nuk ka pësuar ndonjë dëm. Nga një vështrim i thjeshtë mbi dëmet që na ka shkaktuar dhe rreziqet që na ka krijuar, del se humbës të kësaj lufte të stërgjatë jemi ne.
Akuzat e tij në adresën tonë, të përcjella me sokëllima dhe ulërima nga foltorja e Kuvendit dhe në konferenca shtypi, si terroristë, vrasës, vjedhës, trafikantë drogash, shantazhistë trotuaresh, vjedhës të votave etj.etj., të shoqëruar shpesh me kërcënime dhe, hera-herës, me përgjërimin se fliste si “avokat i familjeve të viktimave”, kanë një fillim të largët, por nuk u harruan kurrë nga opinioni i gjerë falë përditësimit që u bënte për të shantazhuar sistemin e drejtësisë dhe kundërshtarët politikë.
Intrigat që bënte nxisnin të tjerët të na merrnin jetën dhe, njëkohësisht, zgjeronin mundësitë që Saliu të shtrembëronte pistat dhe maskonte motivet. Teksa nxiste krimin dhe zinte prita për ta kryer atë, priste gjithë sy e vesh lajmin e gëzuar, që, në përputhje me praktikën e krijuar, ta shoqëronte jo me emrin e autorit të krimit, por me një nga shabllonet e njohura si: “policia thotë se vrasja është kryer për larje hesapesh”, “viktima ishte një kriminel i njohur” etj.
Lajmi i shumëpritur do ta bënte “avokatin e viktimave” të shfaqej menjëherë para kamerave, kryelartë e i ngazëllyer. Por lajmi nuk mbërriti. Mosmbërritja nuk do të thotë se u shkurajua dhe hoqi dorë nga qëllimi. Sali Berisha kurrë nuk heq dorë nga qëllimi.
Me shpifjet e tij na çatdhesoi përdhunshëm. Me dokrrën se kishim dashur ta vrisnim, arriti të tërhiqte vëmendjen e atyre që përvoja shekullore i ka bindur se qëllimet mund t’i arrijnë pa shpenzime falë gatishmërisë të shqiptarëve zemërakë e në nevojë për t’i ngritur armët kundër njëri-tjetrit më shpejt e më lehtë sesa kundër armiqve të lirisë së atdheut të tyre. E dinim se mosbindja do na kushtonte.
E kishim dëgjuar, por u desh edhe ta provonim se mllefi është në përpjesëtim me fuqinë e mllefqarëve.
Rreziqet që kemi kaluar dhe dëmet morale e materiale që kemi pësuar nuk janë as të pakta, as nga ato që harrohen. Ndërkohë, jemi të vetëdijshëm se suksesin e Sali Berishës e kanë mundësuar edhe mangësitë tona.
Ai e ka ditur që në krye të herës se ne nuk jemi trima të çomanges, por ka bërë gjithçka për të na paraqitur si të tillë, se kështu lartësonte veten si “trim mbi trimat”, mbante të mbuluar krimin e kryer, i bënte të efektshme kërcënimet që u drejtonte të pabindurve në emër të “Hakmarrjes” dhe të suksesshme trysninë mbi kundërshtarët. Prej trimave që të marrin jetën Sali Berisha ka mbajtur veshur jelek të pakalueshëm nga plumbat edhe në vapën e verës.
Trimave të tillë nuk ka pasur guxim t’ua përmendi emrat botërisht, siç bëri pambarimisht me ne, megjithëse disa (siç shenjat flasin) ka dëshiruar t’i shoh nën dhe`. Nëse e ka shfaqur trimërinë ndaj ndonjërit të kësaj kategorie, kjo ka ndodhur kur ka qenë i sigurt se tjetri ka humbur çdo mundësi për t’ia bërë jelekun të padobishëm. Deri diku, Saliu e ka njohur edhe pazotësinë tonë për t’u dhënë përgjigja thikave të shpifjeve të tij.
I përmendëm në përgjithësi rreziqet që kemi kaluar jo për të treguar plagët, se kjo nuk është në natyrën tonë, por për të thënë se plaga dhe shpaga janë të ndërvarura. Dëmin moral dhe ekonomik që na ka shkaktuar Sali Berisha përgjatë 21 vjetëve nuk do t’ia kërkojmë shtetit.
Kjo do ishte e padrejtë, sepse vetë shteti ka qenë i marrë peng nga Saliu. Tani që, falë vullnetit të SHBA dhe BE, shteti po çlirohet do bëjmë ato që ligji parashikon dhe do t’ia arrijmë që Saliu të paguaj personalisht. Me shërbëtorët që ka përdorur për të krijuar prova të rreme le ta zgjidhë vetë.
Shpresojmë se nga kjo përballje e gjatë e gënjeshtrës me të vërtetën duhet të ketë kuptuar se nuk jemi aq të kultivuar sa të kthejmë faqen tjetër, sipas parimeve të mëshirës. Nëse nuk e ka kuptuar, atëherë, po ia themi edhe një herë botërisht se kurrë nuk ia falim krimin e shumëfishtë që ka kryer ndaj nesh dhe kurrë nuk ndalemi për të mbrojtur të vërtetën.
E kemi parë gjumëprishur kohët e fundit. Sigurisht që nuk ka frikë nga “Hakmarrja”, as nga fuqia e munguar e kundërshtarëve politikë. Gjumin ia ka prishur Reforma në Drejtësi, fillimi i zbatimit të saj. E tmerron serioziteti i përpjekjeve të faktorëve ndërkombëtarë për ta çliruar Drejtësinë nga kthetrat e tij. Humbjen e robinjës së tij, përdorur për të përmbushur interesat dhe qejfet e tij, Saliu i sheh si fundin e tij. Dhe ka të drejtë.
Leart Shyti
Orik Shyti
Une jam bere e vemendshme ndaj kesaj ceshtje disa vite me pare, kur lexova librin qe botuan keta vellezer. E kam shprehur edhe here tjeter mendimin tim duke ndier keqardhje per koleget jursite qe u perfshin ne hetim dhe gjykimin e ceshtjes se tyre. Sot mund te them se kjo qe ndodhi sot nuk eshte liri per keta djem, por fillimi i clirimit te drejetesis nga tutela politike dhe korrupsioni. Me te drejte autoret e shkrimit e shohin suksesin te lidhur me Reformen ne Drejtjesi.
Ky shkrim,po me dukete nga me interesantet.Autoret e shkrimit jane per t’u besuar.Ata me argumentat e tyre tregojne se jane denuar kote,per teket politike te Sali Berishes.Nqs eshte keshtu,dhe qendrojne ato probleme te stisura nga Berisha,atehere gjykata qe i ka nxjerre te pafajshem eshte nje kryeveper e saj.Nqs ata jane denuar nga Berisha (se ai,dihet qe i ka metode pune keto),duhet te pergjigjet para drejtesise,per shpifje dhe trillim te akuzave te padrejta ndaj “hakmarrjes per drejtesi”. I besoje keta qe jane falur,se Sali Berisha per teket e tij,per budalleqet e tij,ai,jo vetem ka denuar,por edhe ka vrare njerez te pafajshem,si Remzi Hoxha,Kosta Trebicka,Sokol Olldashi,etj.etj.Banda e Gazidedes,ka qene banda e financuar direkt nga Berisha.Per keto dhe shume krime te tjera,Berisha duhet te jape llogari para togave te zeza,e te marre denimin maksimal.
Salih Plehu te thirret si I pandehur? Mos e thonte zoti, ai eshte CUBI I Shqipterise e I Shqiptareve. Ai I ka mbush mendjen vetes se eshte I paprekshem…saqe I futi te dy kalamajte te behen kriminele, hajdute….edhe Argita edhe Shkelzen Berisha, jane kriminel, Hajdute. Kane vene pasuri marramendese qe nuk I takon, duke pervetesuar, pronen e popullit. Gerdeci me cfar fishekesh e materjalesh po behej. Ai e konsideronte veten, mqse i jati, kriminel ishte i paprekshem, si te zotin e gjitha pronave cfar ishin e ku ishin. Edhe Argita Malltezi, ka pervetesuar pronat qe nuk i perkasin asaj e familjes e kopilave te saj. Babai I tyre, Sali Ram Sheqere Berisha ” Karaxhich”, I thote vetes I forti I shqiperise. I pa prekshem, se po preket nje fije floku te tij e femijeve, ai ve Shqiperine ne Zjarr….Ky eshte gangrene ne Shqiperi e quajtur Saleh Berisha, karaxhici. Kanceri I Shqiperise qe ne 1990. Harram ore kopil I sheqeres, haram te qofte cdo cent e cdo pellembe toke, cdo gje qe ke pervetesuar me pa te drejte ti, Argit, Shkelzeni, Djali I adoptuar Lulzim+e Basha. Harram zoti ja u marrte palsen deri me nje. Harram, ne emer te atyre qe ju I shkaterruat, ja u moret tokat, shtepite, (me piramidat), e te gjitha shqetesimet e shkaterrimet qe I keni shkaktuar ketij populli shumevuajtur. Harram ore Shkerdhen qe me gjakun e femijeve, ti shkon e sh….ehesh, me ate kokerr debilen, kokrren e k…ves qe ke. Harram haram haram, femijet tuaj I pesofshin cfar kane pesu njerezit nen diktatin e SALEH KARAXHICIT….HARRAM
Keta gjithmone kane shkruar sakte dhe bukur shqip. Berishen e njohem te gjithe kush eshte, biles lakuriq si familje. Me ne fund Drejtesia ka nisur te funksionoje. Brenda vitit Saliu, Shkelzeni dhe Argita ne burg! Amin!
HALLALL GJIRI I NENES SHQIPERI BIJT E SAJ
Per asnje cast nuk kam pasur dyshim per pafajsine tuaj!
Per asnje moment nuk kam pasur medyshje per sajimet,shpifjet, presionet e Sali Karaxhicit ndaj drejtesise se shtremberuar e keqperdorur deri ne vetposhtrim te gjykatesve prokuroreve dhe bandave te SHIK-ut te Gazidedes e te Agim Shehut kunder jush !
Sic e jam shkruar e theksuar disa here Sali Berisha per pushtet e per karrike vrau Azemin por e vret edhe Shkelzeni .
A nuk eshte ky Sali Berisha qe per karriken e tij te sterpergjakur e vrau te pakten pese here Shqiperine si shtet e shqiptaret si komb.
A nuk eshte po ky Sali Berishe dhe banditet e tij Lulezim Basha, Edi Paloka,…. Kreshnik Faqeziu qe nga tribuna e altarit te demokracise dhe nga transhete e kurverise politike e biologjike kercenojne bashke me falangat e murrme e xhuponet e zi per ti rivene zjarrin perseri Shqiperise edhe me 18 shkurt 2017!
Cfare nuk pritet nga keta bastarde te UDB-se terroriste serbe, te Asfalise greke, te KGB- RIA-s putiniste…. nga Kjo Bande Gangsteresh e “Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “!?
Ndaj, kerkesa juaj djema trima e atdhetare per ndeshkimin ligjor te regjizorit te golgotes suaj fizike, psikologjike e morale eshte krejt e ligjshme!
Hallall gjiri i nenes Shqiperi nga i cili u shkeputi e lincoi njesoj si Hitleri cifutet, Sali Karaxhici pasi nuk arriti tu ekzekutonte pa gjyq si vellai i tij ( politik ) serb Radovan Karaxhic lulen e rinise dhe femijet e Shrebrenices!
Ne kete kuptim politik jam i pari qe e kam perdorur emrin Sali Karaxhic ketu e te pakten 15 vjet me pare!
Cfare nuk pritet prej vrasesve e plackitesve te Shqiperise si shtet e shqiptareve si komb !?
Pershendesim vellezrit Shyti dhe besoj Me gjith’ dramen e type familjare te shkaketuar ne menyren me djallezore nga Saliu ishpirt-zi ne bashkepunim me “massât” e klanit te tij.Saliu,gjithmone ka muftuar KUNDER riva lève te tij ne PUSHTET,KUNDER qytetareve qe KANE DHENE PROVA TE BOLLSHME ATEDHETARIE e PER LIRITE e TE DREJTAT’ LIFTEN TIZARE KUNDER ELEMENTEVE PARAROJE TE SHOQERISE SHQIPTARE SALIU e kam pasur dhe e ka DETYREN KRYESORE PER TE SHKATERRUAR GJITHSHKA POZITIVE e DREJT’ POZITIVITETIT ?SIDOMOS VLERAT e PATRIOTET Me virtyte e vlera; déri edhe HEROJT’ e DESHMORET,LEGJENDAT qe frymezuan breza dhe mbi keto hordhi balte e VRER’…
Jam bashkuar me zerin e ketyre djemve te PASTER e puntore,qysh Kur degjova e lexova ne shtyp por sidomos Kur MESOVA TE VERTETEN e KESAJ INTRIGE te sterholluar e plote hem Saliut.
Jam midis atyre qe do t’a penalizojme Saliun,mbas vettingut
Pershendesim vellezrit Shyti dhe besoj te gjith’ dramen e type familjare te shkaketuar ne menyren me djallezore nga
SHPIRT -ziu berisha ne bashkepunim me “mashat” e klanit te tij.Saliu,gjithmone ka TRILLUAR KUNDER RIVALEVE te tij ne PUSHTET,KUNDER qytetareve qe KANE DHENE PROVA TE BOLLSHME ATEDHETARIE e PER LIRITE e TE DREJTAT’ .. Me luften TINZARE KUNDER ELEMENTEVE PARAROJE TE SHOQERISE SHQIPTARE SALIU e kam pasur dhe e ka DETYREN KRYESORE PER TE SHKATERRUAR GJITHSHKA POZITIVE e DREJT’ POZITIVITETIT Shqiperis.Per te plagosur VLERAT e per te eleminuar PATRIOTET Me virtyte e vlera.”’Ka PROVA TE MJAFTUESHME qe ai kriminel BALTOSI edhe HEROJT’ e DESHMORET,LEGENDAT qe frymezuan BREZAT LIRIDASHES dhe mbi keta U PERPOQ TE HEDHI balte e VRER’…
Jam bashkuar me zerin e ketyre djemve te PASTER e puntore,qysh Kur degjova e lexova ne shtyp por sidomos Kur MESOVA TE VERTETEN e KESAJ INTRIGE te sterholluar e plote hem Saliut.
Jam midis atyre qe do t’a penalizojme Saliun,mbas vettingut
Gjeja me interesante ne kete histori gjyqesh te shemtuara e kriminale te inspiruara nga Berisha, ashtu si edhe ne te tjera ndodhi, eshte reagimi yne. Me te drejte mallkojme dhe e shprehim urrejtjen ndaj tij fhe bandes te tij me…fjale. Por, pa mendoheni njehere! Keta Shytet kane 21 vite qe jane syrgjynosur dhe ju eshte shkaterruar jeta thjesht nga halucinacionet dhe skemat e poshtra te nje njeriu qe e kemi patur president dhe kryeminister e sot inspiruesin kryesor te konkurences per pushtet. Pra, keta zoterinj jane izoluar nga jeta normale e njerzve te lire ne moshen, le ta zeme 22 apo 25 vjec , kane jetuar si kafshe per 21 vjete dhe sot kane vajtur ne prag te 50-ave. Nje krim i plote njerezor. Ata e kane plotesisht te drejten te ndjekin rrugen e tyre ligjore, pune e tyre.
Por fatkeqesija me e madhe eshte se ne po vazhdojme ti kerkojme te drejtat tona me fjale e me mallkime. Sepse ende ne krye te politikes shqiptare vazhdon te jete kryekrimineli, i cili e ka kthyer partine e tij tashme ne nje bande te vertete kriminale, nepermjet te ciles shpreson te bej permbysje ne Shqiperi. Dhe do ta bej, natyrisht nepermjet dhunes, gjakut dhe zjarrit. Garancija me e madhe ne kete krim qe pergatitet nga ky fashist serb, eshte kryeministri yne frikacak e fjalaman, ky njeri i perkedhelur i cili e quan te kryer detyren e vet vetem me mjetet me te dhiera e me qesharake te nje pushtetari, facebook-un me fjale e me ze. Vendi ka nevoje per njerez te veprimit, trima e te drejte ne mbrojtje te vendit te vet.
Ne vazhdojme e mallkojme …me fjale. Deri kur more e hengert dreqi kete pune e hengert! Kur do dalim ne rruge e te mbrojme vehten tone nga e gjithe kejo lukuni kusarije e poshtersija qe na ka rrethuar e ne vazhdojme te jemi vetem? Kur?
Kjo si organizate ka funksjonuar e pranon edhe ky , por thote si kemi bere ne krimet , atehere pse u themelua kjo organizate çfare qellimesh kishte , dhe kush i ka bere ato krime se jane shume , nuk eshte nje ? Shumica e krimive qe jane bere ne Shqiperi i kane bere femijet e funksjonareve te regjimit , anetar partie dhe te angazhuar , kushdo le te beje nje krahasim dhe kjo vertetohet , sepse populli i shtypur nuk ka si ben krime , por krimet i bene ata qe paten pushtetin , ngase ishin te njerez me urrejtje dhe te dhunshem u bene funksjonare te regjimit , kurse i urti qendroj ne pune te vete , komunizmi mblodhi te gjithe shpirt zinjt ne gjirin e tije , te cilet sillen si qente edhe sot jane gati per te te hanger skane meshire .Pjella keqe eshte bere komunist kur te doni verifikone , ju qe mendoni ndryshe , dhe keta nuk i beri regjimi kriminele ata ishin , dhe ju pershtaten dhunes se pushtetit , dhe i sherbyan urrejtjes tyre .
Nuk e di se cfare jane apo kane bere vellezerit shyti.di qe nje deklarat e kesaj forme me nje shqipe perfekte ,te qarte dhe te paster eshte impresionuese.S.B kishte 25 vjet ATSH e TV e dreqi me shejtan dhe kurre nuk kam pare e lexuar nje artikull me kaq perfeksion letrar qe te preki telat e lexuesit e publikut.Komplimente Vetem per kete zoterinjve.