Flakët e zjarrit kanë përfshirë një lagje në qytetin e Vlorës. Ka qenë tymi dhe zjarri i shumtë ai që ka detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre, për të parë se çfarë po ndodhte.
Fillimisht është dyshuar se ka qenë një automjet që ka marrë flakë, por në fakt bëhet fjalë për disa shkurre e drurë që ndodheshin në lagjen “24 Maji”, në afërsi të stacionit të trenit, ato që kanë shkaktuar panik tek banorët.
Për fat të mirë nuk ka të dëmtuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.