Një 32 vjeçar ka djegur të ëmën me benzinë në Korçë.
Agresori i identifikuar si Emiljan Tushini 32 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka hedhur benzinë në trupin e nënës së tij dhe më pas i ka vënë flakën.
Mësohet se shtetasja M.T, është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Stafi mjekësor bën me dije se 52 vjeçarja ka pësuar djegie të rënda trupore.
Policia i ka vënë prangat në flagrancë 32 vjeçarit Tushini i cili rezulton i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Në fillim ai tentoi të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua.
egersia sunite nuk njef limit…………zjarr nenes qe te lindi!