Blutë e qytetit të Fierit janë duke hetuar lidhur me atentatin me eksploziv të mbrëmjes së djeshme ku mbeti I plagosur shtetasi Armando Sula tek sap o udhëtonte me makinë.
Bëhet me dije se deri tani është duke holumtuar në pistën e hakmarrjes.
35 vjeçari që mbeti i plagosur ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Mollës në vitin 2003.
Këto dyshime lindin pasi Sula e kishte akuzuar më herët viktimën si autorin e vrasjes se dajës se tij, Astrit Braçes, një ish–oficeri policie vitin 2001.
Hakmarrje që lidhet me familjen e dajës se 35-vjeçarit të gjymtuar në të dyja këmbët nga shpërthimi ne makinën me të cilën po udhëtonte në lagjen “Kryengritja”.
Hakmarrja zë fill që prej vitit 1997, kur gjatë një operacioni të policisë së Fierit mbeti i vrarë Elton Brahimaj.
Në operacion ishte pjesëmarrës oficeri Astrit Braçe, të cilin familja Brahimaj e akuzonte si përgjegjës. Katër vite pas kësaj ngjarje, në vitin 2001, Astrit Braçe dhe djali i tij, u vranë në një pritë.
I dyshuar ishte Ardian Molla, i afërm i Elton Brahimajt, i cili vritet në vitin 2003. Armando Sula ishte në rrethin e personave që u hetuan.
Policia dyshon se atentati ndaj tij është i lidhur me këto ngjarje. Sulo paraditen e te dielës është transferuar në spitalin e traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.