Mogherini në Tiranë, axhendë e njëjtë me marsin 2016: Zbatimi i "Drejtësisë". Opozita ka ndryshuar axhendën, protestë kundër…

27 Shkurt 2017, 20:33Politika TEMA

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën të shtunën më 4 mars, pikërisht në fund të afatit që ka Parlamenti shqiptar për të votuar komisionet e Vettingut me pjesëmarrje të njëjtë nga pozita dhe opozita.

Turi diplomatik i zonjës Mogherini nis me Podgoricën, më 1 mars, për të vijuar me Sarajevën një ditë më vonë dhe më tej me Beogradin e Prishtinën, për ta mbyllur në fund të kësaj jave me Tiranën.

Federica Mogherini rikthehet në Tiranë fiks një vit nga 4 marsi 2016, kur bëri thirrje në Parlament për zbatimin e reformës në drejtësi, si kusht për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE.

Pas një viti, opozita ka bojkotuar Parlamentin, ndodhet në çadrën e protestës dhe mazhoranaca është vënë përpara kërkesës për qeveri teknike dhe votim elektronik më 18 qershor.

Pra, pikërisht pas një viti kryediplomatja e Brukselit vjen me të njëjtën axhendë në Tiranë, ndërsa ata që kanë ndryshuar axhendën janë politikanët shqiptarë.

1 komente në “Mogherini në Tiranë, axhendë e njëjtë me marsin 2016: Zbatimi i “Drejtësisë”. Opozita ka ndryshuar axhendën, protestë kundër…”

  1. dora e hekurt says:

    ai ose ajo qe shkruajti e botoi kete shkrim , nuk i dha shume rendesi gramatikes , nuk jane politikanet , te gjithe e numurin shumes , por politikani ne njejes , dihet , me emer dhe mbiemer , jo per gje po mos i futni te gjithe ne nje thes , apo nje cader , mereni si te doni…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje