Sot me anë të një postimi në facebook peticionin “Pro reformës” të shoqërisë civile e e ka mbështetur edhe kryeministri Rama i cili ftoi shqiptarët që të firmosnin edhe në peticionin online në platformën www.shpëtovetingun.al. “Për të bashkuar zërin tuaj me zërin e historisë së përmbysjes së sistemit të kalbur të (Pa)drejtësisë që nuk e lejon Shqipërinë të bëjë shtet”, shkruante Rama pak orë më parë.
Mirëpo kaq ka mjaftuar që e gjithë çadra “Anti-vetting” të hidhej në sulm me të gjitha mjetet dhe mënyrat. Burimet thonë se www.shpëtovetingun.al është hakuar dhe për pasojë është offLine. Një tregues ky se sa shumë i tremben Vettingut dhe verdiktit të shqiptarëve ata që nuk e duan atë.
Peticioni online ku shqiptarët firmosin pro vettingut dhe reformmës në drejtësi në tërësi duket se i ka shqetësuar tej mase ata që janë kundër vettingut, që sot rrinë nën çadrën e ngritur në Bulevard dhe nën togat e kriminalizuara të gjyqësorit të lidhura me politikën e çadrës.
Aq e madhe është frika nga rezultati i peticionit që ata e dinë mirë se si do të jetë, saqë janë investuar kokë e këmbë për të “shëmbur” peticionin online. Gjithësesi kjo tregon edhe njëherë se pse Vetting-u duhet me çdo kusht.
Eshte e vertete se e provova sot ne dreke dhe nuk hapej faqja .
po faqia nuk hapet e kam provuar edhe une