Vetëdorëzohet në polici djali i Hysni Milloshit, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës

27 Shkurt 2017, 22:47Kronika TEMA

Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi. 36-vjeçari, djali i të ndjerit Hysni Milloshi ishte shpallur në kërkim si një nga autoret e vrasjes së Elton Çiçës mbrëmjen e 2 majit brenda Bar “De Niros” në Tiranë.

Vetëdorëzimi është bërë para pak castesh në policinë e Tiranës.

Viktima ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

26 ditë pas vrasjes policia bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ata janë Renato Milloshi dhe Jani Alia. Tashmë mbetet në kërkim vetëm ky i fundit.

1 komente në “Vetëdorëzohet në polici djali i Hysni Milloshit, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    kriminele,bandite,kusare,grabites,dhunues,te pabese,tradhetare,antishqiptare,pusht-tetare,gyleniste,jihadiste,doganiste,pd-iste,lsi-ste,pdiu-ste,balliste,zogiste,fashiste etj,te gjithe te piste……………….totalisht hasane or hysene shqipfoles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje